Dëftimi në HTML
Në përgjithësi për dëftimet në HTML
[redakto]Siç është e ditur regjistrat HTML përbëhen vetëm nga teksti. Me gjithë atë, shumë fletë në internet kanë fotografi, fotografi të prapaskenës, elemente multimediale, të ashtuquajturat Aplete të Javës, vizualizime Flash dhe elemente tjera të ngjashme. Këto elemente shënohen në HTML në formë të dëftimit për adresën e burimit të regjistrit. Këto elemente luhen atëherë dhe vetëm atëherë kur adresat e burimit të brendshëm apo në internet është dëftuar saktësisht. Për këtë qëllim nevojitet i ashtuquajturi "dëftimi" (references) në HTML.
Po ashtu ka gjuhë shtesë si Stylesheets ose pikëpremje JavaScript të cilave burimet e regjistrave duhet të ju dëftohen.
Rregullat e dftimit, mbesin gjithnjë të njëjta. Thelbi i tyre është parimi i adresimit sipas skemës së dëftimit në internet. Kjo skemë ka sintaksë të vlershme dhe të pa varur nga sistemet operuese si dhe mundëson adresimin për burime të çfarëdoshme në internet.
Dëftimi i plotë URI
[redakto]Të themi ashtu duke përgjithësua, dëftimi i plotë URI, bëhet atëherë kur burimi i regjistrave nuk gjendet i gatshëm në ofertën që e bëjnë në internet.
URI (Universal Resource Identifier - Burimet e Përgjithshme të Regjistrave) është p.sh. http://sq.wikibooks.org
ose http://sq.wikibooks.org/wiki/Interneti_allashqiptar%C3%A7e/426
. Që të dy këto dëftime të adresave, në të njëjtën kohë janë, adresa të ashtuquajtura URL-së (Uniform Resource Locators - Vend Burime të Njësuara). Dhe që kjo të mos jetë pakë, ka edhe të ashtuquajturat URN (Uniform Resource Names- Emrat e Njehsuar të Burimeve). Këto të fundit janë për dëftimin e burimeve të regjistrave apo burimeve tjera, të cilat nuk ekzistojnë d.m.th nuk janë të arritshme nga asnjë protokoll interneti në rrjetë, por që duhet të emërtohen. Pra, URI është termi kryesorë për URL dhe URN. Duhet pasur parasysh që përderisa URI dhe URL-ja janë për dëftime të adresave të zakonshme prapa të cilave gjenden burime të regjistrave apo regjistra konkret. Këto burime të regjistarve janë duke na interesuar. Në fakt dëftimi, pra shfaqjet e adresave për caqe të caktuara janë të njëjta si në internet (URI) edhe në HTML.
- Shembull për URI
http://www.example.org/ http://www.example.org/index.htm http://sq.wikibooks.org http://sq.wikibooks.org/wiki http://sq.wikibooks.org/wiki/Interneti_allashqiptar%C3%A7e http://sq.wikibooks.org/wiki/Interneti_allashqiptar%C3%A7e/426 http://webcache.googleusercontent.com http://www.example.org:8082/sekreti.htm
- Shpjegim
Një dëftim i plotë i përgjithëshem URI, përbëhet nga të dhënat e një protokolli të interneti, p.sh. http
apo ftp
, pas të cilave shënohen dypikëshi kolonë. Pas këtyre, varësisht nga protokollet, mund të shënohet emri i ndonjë rrjeti lokal. Shënimi për rrjetin lokal, futet mes dy vizë thyerëseve //
. Tek shumica e adresave, nuk bëhet shënimi i emrit të rrjetit lokal, për këtë arsye edhe shkruhen ashtu thjeshtë vetëm vizë thyerëset njëra pas tjetrës pa përmbajtje në mes tyre.
Pas këtyre shënimeve vije adresa në rrjetë e vendit të regjistrave d.m.th adresa e makinës llogaritëse të vënë në shërbim (Host). Kjo adresë mund të jetë një emër i domenit ose adresë numerike e IP-së. Në shembullin e më lartë emër i domenit është example.org
. Pjesa www
para emrit të domenit, është karakteristike për rrjetën dhe te shërbyesit në rrjetë (Web Server) është parapëlqim i ndryshueshëm për nën domene (Sub Domain').
Pas adresimit për makinën shërbyes Host, mund të futet edhe e dhëna e ashtuquajtur numri i portit. Kjo e dhënë shënohet pas dy pikave ndarëse si në shembullin e më lartë :8082
. Kjo e dhënë është e nevojshme në rastet kur regjistri nuk mund të arrihet nëpërmjet portit standard si p.sh. http
por nëpërmjet një porti tjetër. Në praktikë shënimi i portit nuk është shprehi, por është mirë të dihet se ekziston.
Dhe në fund pason adresa lokale, pra fija që lidhet për burimin e regjistrave. Pa marr parasysh se çfarë sistemi operues, nyjet e fijes së regjistrit ndahen me vizë thyesën të thjeshtë. Është detyrë e softuerit të shërbyesit në makinën llogaritëse që të aktivizojë korrekt fijen e nyjës për regjistrin apo burimin e regjistrave. Për këtë arsye, për shfrytëzuesin e regjistrave nga makina shërbyese nuk është me rëndësi se çfarë sistemi operues ka makina.
Në makinë llogaritëse mund të thirren regjistra dhe burime të regjistrave sipas dëshirës. Para kusht për këtë është që ato regjistra të jenë të arritshme sipas adresave nëpërmjet një protokolli, p.sh. http
. Nuk d.m.th se burimi i ftuar të jetë gjithmonë një regjistër. Kështu burimi i ftuar me #
mund të jetë një copë e paracaktuar brenda një regjistri HTML.
Shenjat që nuk i takojnë bashkësisë së shenjave ASCII ose që nuk kanë kuptim në URI (p.sh. vizë thyesa, dy pikat apo shenja e përqindjes), duhet të maskohen përbrenda URI-të. Kjo bëhet duke shënuar shenjen e përqindjes %
së bashku me vlerat heksadecimale për shenjën përkatëse. Në shembullin e më lartë vëreni vargun e shenjave %C3%A7
për germën ç
- Vini re!
Gjitha njoftimet e bëra dhe dukurit e emërtuar, shërbejn vetëm për të afrua kuptimin. Përndryshe adresimet, shikuar nga këndëvështrimi i zhvilluesve, janë shumë më të ngatërruara. P.sh. për një element që na paraqitet gjatë përpilimit si element që ka vetëm një funksion, për zhvilluesit ai element mund të ketë disa funksione dhe për hirë të saktsisë, atë element, ata e emërtojnë në bazë të funksioneve. Si do që të jetë për organizimin e regjistrave për një amzë interneti mjafton njohuria sipërfaqësore që mund të nxirret nga shembujt e paraqitur.
Dëftimi absolut i brendëshëm, relativ me bazën URI
[redakto]Ky dëftim bëhet kur regjistrat e dëftuar gjenden në të njëjtën makinë shërbyese ku gjendet punimi. Ftesa bëhet nëpërmjet protokollit aktual dhe regjistri është i arritshëm nëpërmjet protokollit standard. Tingëllon e ngatërruar por është e thjeshtë. Të shikojmë adresën http://sq.wikibooks.org/wiki/Interneti_allashqiptar%C3%A7e/426#D.C3.ABftimi_i_plot.C3.AB_URI
dhe për shpjegim le të themi se pjesa http://sq.wikibooks.org
dëfton amzën ndërsa pjesa /wiki/Interneti_allashqiptar%C3%A7e/426#D.C3.ABftimi_i_plot.C3.AB_URI
dëfton fijet që lidhin nën amzat dhe regjistrat. Pra, pjesa e dytë merret si dëftimi absolut i adresë së brendshme relative me bazën URI http://sq.wikibooks.org
përbrenda një oferte në internet dhe më këto të dhëna mund të punoi domeni ose nën domeni vetjakë.
- Shembull
/ /index.htm /index.htm#permbajtja /prapaskena.gif /hartimi.pdf /cgi-bin/kerko.cgi?shprehja=pranvera /search?hl=sq&safe=off&q=Hipizhdripi=
Vizë thyesa e parë, pas bazës URI qëndron për amëzën e shërbyesit në internet. Në të vërtet nuk është amzë e makinës apo e pllakës së memories mbi të cilat kemi drejta. Shërbyesi i interneti mund të paracaktojë se cili regjistër do të jetë amzë që do të shfaqet në internet.
Dëftimi relativ i brendëshëm, relativ me bazën URI
[redakto]Kjo mundësi e dëftimit zakonisht zgjidhet kur bëhen dëftime dhe thirrje nga URI aktual për URI-në aktual. Nga vend punishtja në mënyrë relative mund të dëftohet adresa e regjistrave. Shënimi i këtyre dëftimeve është fare i thjeshtë, për çdo nivel shënohet vizë thyesa, ndërsa në fund emri i regjistrit. P.sh dëshirojmë të dëftojmë një regjistër Libri.jpg
që gjendet në thellësi të kësaj baze aktuale URI atëherë kemi këto mënyra të paraqitura këtu
- Shembull
./ Libri.jpg ./Libri.jpg ./426/Libri.jpg ./Interneti_allashqiptar%C3%A7e/426/Libri.jpg ../../../../Libri.jpg
- Shpjegim
Regjistrat në të njëjtën amzë ku gjendet vend punishtja mund të dëftohen nëpërmjet emrit të regjistrit, si në shembullin e më lartë. Amza aktuale dëftohet me një pikë dhe vizë thyese pas saj ,/
. Pas kësaj duke shënuar emrin e regjistrit dëftohet regjistri përkatës.
Ndërsa me shënimin ../
bëhet dëfrimi i amzës sipër vend punishtes, pa marr parasysh se si quhet ajo. Dhe me ../../
bëhet dëftimi i amzës në të cilën gjendet sipër amza e vend punishtes. Dhe kështu me radhë nivel pas niveli duke filluar nga vend punishtja d.m.th amza e regjistrit në të cilin jemi duke punuar deri te nivelet më të larta.
- Vini re!
Një shembull i këtyre tri llojeve të dëftimit për një regjistër që gendet në nivelin e 4 ndaj bazës URI është paraqitur këtu. Po ashtu kjo temë është më rëndësi për përmbledhjen Internet allashqiptarçe sepse nëse keni vërejtur në këndin e djathtë poshtë titullit të secilës skenë, nga sistemi në mënyrë automatike krijoet një dëftim për nivelin më të lartë të fletës që jeni duke shikuar.