Copëza historie nga lufta e Kosovës/3
Agim Ramadani[1] hyri në Kosovë në Qërshor të vitit 1998. Agimi së bashku me Rrustem Berishën[2] dhe një grup prej tre ushtarëve u vendos në fshatin Jasiq[3] dhe Gjocaj[4]. Këto dy fshatra malore që shtrihen në pjesën perëndimore të Junikut, ato shënojnë edhe fillimin e vargmaleve me Alpet Shqiptare që lidhen me majen më të lartë Gjeravicen në Jug, ndërsa në veriperëndim me majën e Shkëlzenit (përtej kufirit Shqiptaro-Shqiptar). Ndërsa brigada 131 që kishte hyrë në krye me Tahir Zemën dhe Sali Qekun vazhduan rrugën për tu vendosur më vonë në Prapaqan (Komuna e Deçanit). Agimi dhe Rrustemi në këto dy fshatra gjetën djem që kishin dhënë sprovën për luftë. Si rast i veçantë ishte mbrojtja e Junikut[5] në maj, dhe vënja nën kontroll e Junikut nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si dhe shumë luftime të zhvilluara nga këta djem. Por vlen të theksohet se mungonte një organizim ushtarak. Këtë organizim e sjell pa dyshim Agim Ramadani dhe Rrustem Berisha. Agimi çdo ditë merrej me stërvitje, inspektime të pikavë që mbanin djemtë e këtyre fshatravë. Duke u gjendur çdo ditë pranë tyre dhe duke e njohur çdo ditë e më shumë terrenin, Agimi arriti që me këta djem të krijonte njësinë speciale "Kobrat" [6]. Një nga ngjarjet më të rëndësishme të kësaj periudhe është 28 korriku 1998. Në këtë datë, forcat speciale të SAITIT [7] të Nishit hynë në Zharre të fshatit Gjocaj me njësi blinduese në një numër rreth 250-300 ushtarë dhe paramilitarë serb. Forcat serbe u ndeshën për herë të parë me njësitet e UÇK-së rreth orës 8-9 të mëngjesit. Njësitë vëzhguese serbe duke vëzhguar dhe duke dhënë koordinatat afrohen afër pikës së Gunocit(mbi fshatin Gjocaj). Aty fillon përleshja dhe nga pjesëtarët e UÇK-së plagosen disa ushtarë serb. Serbët lanë pas dokumente të rëndësishme. Pika tjetër në fshatin Gjocaj që quhej pika Kumarecit ku gjindeshin grupi tjetër i UÇK-së, pa humbur kohë, duke siguruar bazën me disa ushtarë të pjekur, për arsye se pika ishte si qati për Junikun dhe për mbrojtjen e popullatës civile nga masakrimet. Grupi nga Kumareci ndërmerr një kundërsulm duke u futur me katër ushtarë mu në mes të lendinës se quajtur Zharre, ku forcat serbe ishin të bindura nga përvoja e mëhershme se askush nuk kundërsulmon dhe endeshin lirshëm. Ndërsa grupi tjetër prej pesë ushtarëve futet në pjesën e prapme të Zharrës, për të bllokuar rrugën që furnizonte forcat serbe. Në anën tjetër njesiti i UÇK-së , i pozicionuar në Gunoc kishte lëshuar pozicionin dhe ishte futur në afërsi të forcave serbe.
Kështuqë granatimi më armë të rënda bie. Ushtarët e UÇK-së rreth orës 14 arritën që ta paralizonin artilerinë serbe. Avancimi i forcave serbe për të thyer rezistencën e shqiptarëve në këto male u ndal. Ushtarët shqiptar që pjesa më e madhe ishin nga fshati Gjocaj e Jasiq të ndihmuar nga disa djem të Gacaferrit, Maqedoni dhe në këto forca kishte edhe djem nga Tropoja, kishin filluar të bënin luftë në afërsi. Njësiti nga Gunoci ishte pozicionuar afër, kurse nga prapa dhe mu në mes të lendinës po sulmonin fuqishëm ushtarët shqiptarë, sa të lihej përshtypja se ishin një mijë e jo vëtëm një grup i vogël. Të ndihmuar edhe nga mesi dhe pjesa përballë që sulmonin pandërprerë. Mbrëmja afrohej kurse forcave serbe ju kishte ndërprerë furnizimi. Të plagosurit serb qanin dhe shanin. Të gjithë luftëtarët shqiptarë i ndëgjonin këto, edhe pse deri në këtë kohë nga mëngjesi, nga bombardimet e pakontrolluara kishin vdekur edhe dy përsona, njëri në fshatin Gjocaj (Musë Ali Ganija) dhe një në Jasiq. Kurse nga ushtarët shqiptarë kishte rënë: Arif Gjoci dhe Shkelzen Gacaferri. Shkelzeni dhe Arifi u vranë duke ju vënë nga pas ushtarëve të plagosur serb që po tërhiqeshin dhe u vranë në luftime të afërta. Ndërsa rëndë në dorën e djathtë ishte plagosur i riu Qerim Gjoci (kishte humbur dorën e djathtë në përleshje në afërsi me forcat serbe) dhe plagë të lehtë kishte marrë Arif Maloki (Gjocaj) (gjatë kryerjes së një aksioni të suksesshëm me Xhemë Ganinë po ashtu nga fshati Gjocaj mu në mes të lendinës së Zharrës ku lanë dy ushtarak serb të vrarë, në këtë grup ishin poashtu Ibrahim Jasiqi vëllau i dëshmorit Avdyl Jasiqit, si dhe një Malësor nga Tropoja me emrin Sokol). Pas rënies së territ ushtarët shqiptarë, me jehonën e maleve që buqisnin nga detonimet e fuqishme dhe nga breshëritë e pa ndalshme, vazhdonin kundërsulmin si rrugë e vetme për të mbrojtur familjet nga masakrimet. Dëshmitarët që e kanë parë këtë nga rrafshi, konkretisht nga Juniku, tregojnë se plumbat në mbrëmje shiheshin sikur të ishin shi që bie pandërprerë.
Luftimet vazhduan deri në mesnatë rreth orës 00-01 pm/am. Ushtarët shqiptarë, që kishin hyrë në mes të forcave serbe, asnjëri nuk dinte për grupin tjetër por një mrekulli qëndronte, sepse secili grup kishte dalë fitimtar. Grupi që kishte zënë pozitën për të bllokuar furnizimin e forcave serbe, sulmonte nga prapa, jo vetëm që mbronte. Forcat serbe pas humbjeve të mëdha filluan të tërhiqen duke lënë edhe ushtarët e vrarë nëpër pozicione, dhe kjo është bërë shumë pak e njohur nga mediat dhe njerzit, por shumë e fuqishme në realitet. Dëshmi për suksesin e kësaj beteje kemi trupin e pajetë të mbetur të një oficeri të lartë të ushtrisë serbe. Ushtarët që kanë mbijetuar nga kjo betejë dhe që ishin aty kanë parë se si oficeri serb kishte hipur në kupollen e transporterit dhe jepte urdhëra dhe në ato momente kur sheh se sulmi nga prapa ishte i fuqishëm, ai urdhëron që të sulmohet por të pesë ushtarët e lirisë vendosin që të mos shtijnë asnjë plumb për pa hyrë në afërsi. Arsyeja për këtë ishte sepse ushtarët dhe paramilitarët serb po përdornin vazhdimisht granatahedhësa krahu dhe afërsia ishte e vetmja mundësi për të evituar këtë. Njësitë e blinduara serbe afrohen afër pozicioneve të këtij grupi dhe dy automjete serbe kalojnë pa u penguar nga këta trima, qëllimi ishte që të goditej ai që jepte urdhëra pa ndërprerë. Pra siç ishte bërë plan kohë më parë, kishin ndarë dhe municionin, momenti erdhi dhe oficeri filloi të fliste lirshëm, i bindur se ushtarët e lirisë kishin ikur. Por papritmas tyta e pushkës së Avdylit, i cili kishte marrë përsipër që të shtinte i pari, goditi oficerin serb, kështu ushtarëve të lirisë iu buzëqeshi fati.Ata po shtinin në pizgauera dhe kamiona serb nga pesë deri në dhjetë metra distancë. Trupi i pa jetë i oficerit serb mbeti te Kroi i Zharrës. Bashkë me të mbesin edhe dokumente që tregonin dëshmi dhe fakte për përdorimin e drogës, përdorimin e ingjeksioneve si dhe urrejtja ndaj shqiptarëve. Forcat serbe lanë pas armë dhe ushtarë të vrarë.
Nga grupi që kishte sulmuar nga pas dhe mbrojtur mund të identifikoj këta përsona: Shemën dhe Sabriun nga Shkupi, Ismet Malokun dhe Miftar Ganija (djalosh 17 vjeçar që luftoi pa u dalluar nga mosha) nga fshati Gjocaj dhe Avdyl Ali Jasiqi. Nga ky grup që mbronte rrugën e Zharrës ishin ndarë tre me dy që të fusnin rrugën në gërshërë. Pasi forcat serbe vërsulen të gjithë përmbi ta, zhivillohet një luftim aq i afërt ku Sabriu nga Shkupi dhe Avdyl Jasiqi kalojnë në pjesën e poshtme te Kroi i Zharrës (vendi ku u gjet trupi i pajetë i oficerit të lartë serb). Aty dëshmori i kombit Avdyl Jasiqi merr një plagë në gishtin e këmbës dhe kjo ishte plaga e dytë. Plagën e parë e kishte marrë në kokë dy javë më parë në kufi gjatë furnizimit të UÇK-së, më të kishte qenë edhe Qamil Jasiqi. Avdyli akoma e mbante të lidhur me fasha kokë, por Avdyli atë ditë shokeve të lirisë shpesh here u kishte përsëritur edhe në momentet më kritike ferkonte duart e tija dhe thoshte " Më erdhi dita ime që të marr hak për këtë tokë". Por si përherë, heronjët e ngjarjeve të medha u ndodh diçka që zbehë gjithë gëzimin, në fund të betejës së fituar mbeti i vdekur nga një minë, kurse Sabriu mbetet i plagosur dhe vazhdon të qëndrojë mbi Batushë për rreth 14 ditë pa ngrënë e pa pirë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës në atë kohë e kishte lajmëruar si të mbetur në betejën e Zharres.
Vendi ka u zhvilluan luftimet ishte i skuqur nga gjaku këtë e dëshmon njësiti i Ushtrisë Çlirimtare për vëzhgim ku edhe mori trupin e pajetë të dëshmorit të kombit Avdyl Jasiqi. Kështu kjo betejë e fituar ishte sukses i Komandant Agimit dhe pas kësaj beteje që la pas shumë armiq të vrarë dhe të plagosur Agimi bashkë me Rrustem Berishën qëndruan dhe u lidhën edhe më tej më djemtë e kësaj ane ku edhe vazhduan luftën dhe përgatitjet gjer në fund të çlirimit përfundimtar të atdheut, duke shkaktuar edhe më tej dëme dhe duke qenë i pari që pas 50 viteve të heq kufirin shqiptaro- Shqiptar. Kjo betejë e cekur daton edhe fillimin e betejave të mëdha gjë që fillon edhe me dëshmorët e parë të brigadës 138 që pas rëniës së komandant Agimit brigada 138 merr emrin e tij.
- ↑ Artikulli:Agim Ramadani në enciklopedi
- ↑ Artikulli:Rrustem Berisha në enciklopedi
- ↑ Artikulli:Jasiqi në enciklopedi
- ↑ Artikulli:Gjocaj në enciklopedi
- ↑ Artikulli:Beteja për Junikun në enciklopedi
- ↑ artikulli Kobrat në enciklopedi
- ↑ artikulli Saiti në enciklopedi
< 2 |
faqe - 3 - |
4 > |