Jump to content

Broshura me planet e Serbisë për Kosovën/6

Nga Wikibooks
decentralizimin sepse Serbia do që t'i kthejë serbët atje ku mendon të
krijojë entitetin e veçantë të tyre.

Për realizimin e të gjitha këtyre janë ndërmarrur edhe masa të tjera
konkrete. Para se kryeadministratori Petersen të jep lejen për dy ministritë
e reja për Kosovën (Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të
Drejtësisë), udhëheqësja e QKSK-së, Sanda Rashkoviq-Iviq, me 6 dhjetor
2005, u mor vesh në Beograd me zëvendëskryeadministratorin dhe Shefin e
Shtyllës së Parë të UNMIK-ut, Jean Dussourd, që në Kosovë të krijohen 14
nënstacione të reja policore, prej të cilave 12 në vendet ku shumicë janë
serbët. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Neeraj Singh, në konferencën për shtyp të
mbajtur më 12 prill 2006, ka deklaruar se "...gjatë këtij muaji, 13 nënstacione
policore do të vendosen në nivele të fshatrave, 11 prej të cilave në hapsirat
e serbëve të Kosovës." Pra, në muajin prill u materializua marrëveshja
sekrete të cilën Sanda Rashkoviq-Iviq e bëri me zëvendëskryeadministratorin
dhe shefin e shtyllës së parë të UNMIK-ut, Jean
Dussourd, më 6 dhjetor 2005 në Beograd. Pra, Serbia po fiton substancë
solide në Kosovë, ndërkaq Kosova - edhe më shumë administratë formale
dhe ministri simbolike. Me këto nënstacione policore, Serbia mëton që të
krijojë mbrojtje paraprake për rikolonizimin por edhe të etablojë kufijtë e
ri të brendshëm, së pari si kufij të zonave të operimit të këtyre
nënstacioneve. Në Kosovë tashmë janë 33 stacione policore prej të cilave 5
sosh e kanë shumicën e stafit serbë. Edhe 12 nënstacione të reja për serbët
që janë vetëm 6% të popullatës së Kosovës nuk bëhen për sigurinë e
serbëve por për sigurimin e Serbisë brenda Kosovës, entitetit të kontrolluar
nga ajo që do të legalizohet e zyrtarizohet. Serbia s'çan kokën për njerëzit
dhe gjendjen e tyre, kushdo qofshin ata.Ajo brengoset vetëm për strukturat
e saj, jo për njerëzit.Ajo i inkurajon serbët e Kosovës që të qarkullojnë me
vetura që mbajnë targa të Serbisë, jo vetëm për ta dëshmuar veten e saj si
shtet në Kosovë, por duke presupozuar që ata serbë të gjorë asisoj do t'i
bëjë shënjestër të shqiptarëve. Serbia do që t'i rrezikojë serbët e
zakonshëm. Ajo do që ata të vriten e lëndohen. E çfarë ruan Serbia në
Kosovë? Ajo i ruan 'rojet e urës', sikurse edhe forcat e tjera të 'sigurisë' që
i ka në Kosovë.Të gjithë ata po i inkuadron si pjesëtarë të SHPK-së, të gjithë
ata praktikisht po i maskon. Serbia kujdeset për sigurinë e forcave të saj të
'sigurisë', jo për sigurinë e serbëve civil.Ata mendon t'i kthejë në Kosovë për
t'i përdorur e assesi për t'ua përmirësuar jetesën. Dihet se Serbia financon

< 5
faqe
- 6 -

7 >