Botajon/Far e Fis/Iriqi
Iriqi
[redakto]Erinaceus europaeus L.
Në përgjithësi, Iriqi, është gjitar i njohur dhe i adhuruar. Mbështjellësi i shpinës së tij është diçka e veçantë. Ky mbështjellës përbëhet nga diku 16 000 gjemba të cilat dalin nga lëkura. Kjo mbulesë e jashtëzakonshme e iriqit bënë që ai në rast rreziku shpejt të rrotullohet dhe të merr formën e një sferë nga gjembat. Iriqët kërkojnë ushqimin e tyre nën petkut e errësirës. Ata për njeriun i tradhtojnë, lëvizjet e pjerrëta duke u rrotullua, nuhatjet e zhurma tjera që lëshojnë. Kanë nevojë për sasi të madhe të ushqimit, para së gjithash gjuajnë insekte, skraja, kafshë të buta si dhe kafshë të imta kurrizore. Iriqët përpijnë edhe gjarpërinj helmues, në të vërtet ata nuk janë edhe aq imun ndaj helmit siç është menduar më parë. Iriqët me kënaqësi hanë vezë të shpendëve dhe të porsalindurit, për këtë arsye edhe nuk janë të mirëseardhur në afërsi të koteceve e të ahërave të shpendëve. Iriqët në përgjithësi për njeriun janë të mirëseardhur, sepse ata gjuajnë sasi të mëdha të insekteve, të larvave e të minjve dëmtues. Në pjesën më të madhe të shteteve evropiane, iriqët i kanë futur listat e mbrojtjes së natyrës.
Iriqët dimrin, nga nëntori deri në mars, e kalojnë në gjumë, në vende të fshehta, të thata e të lëmuara. Në natyrë jetojnë duke u përqendruar në një truall të vogël në krahasim me kafshët tjera dhe popullzojnë anë të Evropës e Azisë. Po thuaj se në çdo anë të Evropës, përpos anëve veriore mund të takosh iriqin i cili mund të i takojë njërës nga dy racat e tij. Raca e tij shpesh thirren raca lindore dhe raca perëndimore evropiane e iriqëve dhe kanë dallim të vogël në ngjyrë.