Botajon/Far e Fis/Dhelpra
Vulpes vulpes (L.); Alopex lagopus
Dhelpra e popullarizuara në Evropën qendrore dhe e urrejtur në Ballkan për shkak të dinakërisë, mbijetesës së vetë në Evropë përkundër Gjuetarëve të shkathtë ajo i falënderohet durimit, kujdesit dhe inteligjencës së saj. Ajo jetën e saj e gjallëron në mënyrë enigmatike dhe kryesisht gjuan gjahun e saj nën errësirën e natës. Ditën e kalon e strukur në vende të dendura apo godina ose në strofullin e saj në vend të thatë, të sigurt shpesh të krijuar në shkrepa, apo gryka me bimë të dendura. Dhelprat mbesin me barrë gjatë janarit ose shkurtit dhe pjellin nga prilli të vegjlit të cilët i rrisin në nëntokë duke i ledhatuar me dushk dhe me qimet tyre. Nga vend lindja në nëntokë për në sipërfaqe i krijojnë disa tunele. Kjo rrjetë ndërtohet e zgjerohet rregullisht dhe përdoret për disa vite me radhë. Dhelprat janë besnike ndaj vendstrehimit të tyre dhe nuk largohen shumë larg tij. Ato jetojnë të vetmuara ose në çift të përjetshëm. Në gjueti ato sulmojnë brejtësit, shpezët, pa kurrizorë të mëdhenj, si dhe të vegjël të lepurit, të kaprollit dhe të kafshëve shtëpiake. Ushqimi i tyre pos mishit nga gjahu përbëhet edhe nga bimët, kokrrat dhe frutat e pemëve. Copa të mbetura nga gjahu i majshëm, i rezervojnë duke i tërhequr deri tek godina e tyre. Dhelpra e kuqe është një nën lloj i dhelprave të përhapura në Evropë, Afrikë Veriore, Azi të mesme dhe veriore dhe Amerikë Veriore. Në tunda të Evro-Azisë dhe Amerikës Veriore dhelpra paraqite e zbardhur dhe karakterizohet me veshë paksa më të shkurtë se ajo e kuqja dhe ndryshe thirret edhe dhelpra e akullit.