Botajon/Far e Fis/Bukla
Mustela nivalis (L.) Mustela erminea (L.)
Nusja e lalës (ose bukla, lala, larakuqja, nusëza, nusëla, nusebukura) në klasifikim si Mustela nivalis, është mishngrënësi më i vogël i kafshëve dhe pjesëtari më i vogël i gjinisë Mustela. Buklat (nuse lalet) janë kafshë të holla me bisht të gjatë dhe këmbë të shkurtra, që u lejon atyre të ndjekin prenë e tyre, zakonisht brejtësit e vegjël, deri te strehimoret e tyre. Një bukël e vogël mund të hajë qindra minj për një vit. Përveç brejtësve të vegjël, buklat ushqehen edhe me lepuj. Gëzofi i tyre ngjyrë gështenjë , më i çeltë se te shumica e kafshëve të gjinisë së tyre; në rajonet veriore ngjyra e gëzofit të tyre në dimër zbardhet plotësisht,, duke i bërë ato pothuajse të padukshme në dëborë (prandaj në disa vende quhen bukla të borës, kurse në Norvegji dhe Suedi "minj të borës"). Rrallë arrijnë gjatësinë prej mbi 23 cm.Buklat popullojnë pjesët veriore të Evropës, Azisë dhe Amerikës së Veriut, përveç Islandës, Irlandës dhe Kanadasë Lindore. Habitatet më jugore buklave gjenden në Afrikën veriore. Gjithashtu, njeriu i solli me vete edhe në Zelandën e Re.Zakonisht jetojnë në afërsi të fermave, në livadhe, në skajet e pyllit e kështu me radhë,por në dimër do të tërhiqen më thellë në pyll për mbrojtje dhe ku ushqimi është më i shumtë. Në Evropë, buklat zakonisht jetojnë në të njëjtat zona si specia e tyre e afërt, hermelina ( kelpci), e cila është disi më e madhe, por shumë e ngjashme. Megjithëse kryesisht janë aktive gjatë natës, buklat ndonjëherë mund të hasen edhe gjatë ditës. Jetojnë një jetë të vetmuar. Femrat mund të mbarsohen më shumë herë në vit, nëse kanë ushqim me bollëk. Biologjia: Pjellin 3-6 të vegjël që lindin të verbër, nën një grumbull gurësh, nën një trung të pemës ose në një vrimë në tokë gjatë prillit ose majit; në vitet ku gjahu është i bollshëm, sasia e të lindurëve do të jetë shumë më e madhe. Periudha e shtatzënisë është rreth 5 javë dhe është e zakonshme që të ketë disa lindje në vit dhe prandaj të rvegjlit mund të hasen goxha shumë në vjeshtë. Të rvegjlit janë në gjendje të shohin pas 3 javëve dhe mund të largohen pas 4 javëve dhe janë praktikisht të pavarur pas 8 javëve duke bërë vetë vrasjet e tyre. Grupi i familjes do të ndahet pas rreth tre muajsh. Buklat janë të vetmit mishngrënës britanikë që rriten në vitin e tyre të parë. Gjendja e tyre e jetës është e kufizuar në rreth 1-2 vjet pasi ato janë në shënjestër të rojave të pyllit dhe gjuhen nga macet, bufat, dhelprat dhe zogjtë grabitqarë.