Jump to content

Botajon/Far e Fis/Ariu

Nga Wikibooks

Ursus arctos (L.)

Njoftim
Kërkohet Ariu i murrmë
Perimetri i kokës 170 deri 250 cm
Bishti 6 deri 14 mm
Pesha 70 deri 350 kg
Pjellëshmëria 1 herë në vit
2 deri 3 të vegjël
Mosha 30 deri 35 vjeçare
Nuk është nën mbrojtje

Në kohërat e moçme, Ariu i murrmë për troje të veta zgjidhte male me pyje të dendura e të pa depërtueshme të Evropës. Në Azi e Amerikë trojet e tij ishin pak sa më të buta. Zgjerimi i trojeve të tij, po thuaj se anë e mban planetit, ka shkaktuar që trojet të ndahen nga pasardhës të tij që ne sot i njohim si troje të nën llojeve të ariut të murrmë. Këto nën lloje për nga ngjyra dhe madhësia dallojnë shumë ndërmjet veti. Këto dallime kanë bërë që shkencëtarët e kohërave më të hershme, nën llojet të i klasifikojnë si lloje të veçanta. Për këtë gabim është i njohur rasti i Ariut të madh të Siberisë jugore (Ursus arctos beringianus) dhe veçanërisht rasti Grizli veri-amerikanë (Ursus arctos horribilis). Rasa më e madhe e ariut të murrmë, gjendet në Kodiak, pranë bregdetit të Alaskës, ku gjenden trojet e Ariut kodiakë (Ursus arctos middendorffi). Në Evropë, ariu i murrmë ka humbur shumë troje, kështu tani trojet e tij të mëdha gjenden kryesisht në Karpate dhe skandinavi. Mbeturina të trojeve të gjëra kanë mbetur në pyjet malore të Ballkanit, të Italisë dhe Pirenejve. Në të kaluarën, ariu i murrmë kishte troje në tërë Evropën pa përjashtuar ujdhesën britanike. Ai edhe sot kufirin e truallit të tij e shënon duke grithur lëvoren e pemëve. Shenja të tilla mund të gjenden në pyjet malore rreth nesh, p.sh. në malin Korab, Deshat, Stogovë, Malin Sharr, Jakupicë, Pelister, Galiçicë dhe Bistra. Përndryshe ariu është gjitarë nga rendi i bishave (Carnivora)

Ariu i murrmë ka trup të gjatë deri 2m, peshon nga 70 deri 350 kg. Ka trup të madh me një bisht të vogël nga 6 deri 14 mm, me shputa të gjëra, të rrafshët, me pesë gishta. Kokën e ka nga 170 deri 250 cm të madhe dhe në të gjendet një tru mjaft i zhvilluar. Ka veshë të vegjël e të dukshëm. Ngjyra e gëzofit ndryshon nga tonet bojë gështenje të errët deri në tonet e çelta të bojës kafe. Shqisat e të dëgjuarit dhe nuhatjes i ka shumë të zhvilluara, ndërsa shqisën pamore e ka më pak të zhvilluar. Ariu (Arusha) është kafsha më e madhe në tokë me trup masiv, e mbuluar me gëzof të dendur. Në Evropë, vlerësohet se ka më shumë se 10.000 arusha.

Ushqimi i tyre është i n’duar-durshëm (gjithëngrënës), në pranverë dhe vjeshtë në sofrën e tyre shtrihen shumë bimët barishtor si rrënjë, këpurdha, me kupulla të dushkut dhe ahut si dhe me drithëra. Ariu i murrmë ushqehet edhe me cofëtina por kënaqësia e tyre vije me mjaltin. Përpos këtyre gjellëve natyrore, ariu i murrmë përgatit edhe vetë, duke gjuajtur shtazë të vogla kurrizore, insekte dhe në mot të mirë pranë lumit peshkon. Vetëm një numër i vogël i tyre është i specializuar për gjuajtjen e shtazëve të mëdha, shtazëve të buta apo të egra. Dimrit tërhiqen në strehimoret e tyre dhe bien në gjumë ku nganjëherë zgjohen. Është interesantë që po thuaj se gjatë tërë gjumit dimërorë, temperatura e trupit të tyre nuk bie. Po lëre që nuk bie temperatura e trupit por arushat, mu në mes të dimrit (dhjetor, janar) i pjellë këlyshët dhe i rritin.

Zakonisht arusha mbarset në muajin korrik dhe më pas ariu mashkull e braktis. Shtatzënia zgjat 180-250 ditë, dhe pastaj pjellin 2 deri 3 të vegjë, arushana e arushëza. Kjo mund të ndodhë çdo vit. Arinjtë gjallërojnë nga 30 deri 35 vjet.