Jump to content

Algjebra e përgjithëshme/Hyrje

Nga Wikibooks

Algjebra e përgjithëshme është punim i bazuar në tekstet mësimore të fakultetit teknik në Prishtinë të botuara në vitin 1979. Ky libër është nisur për t'u mos u përfunduar kurrë. Është një viki libër i cili zgjerohet në imtësi të temave në principin nga një titull krijohet një kapitull dhe të gjitha këto tema ndërlidhen ndërmjet veti ashtu që në fund vije deri tek krijimi i një teksti mësimorë mbi Algjebren në tërsi.

Libri është nisur nga unë, Hipi Zhdripi duke u bazuar në tekste siq e ceka më lartë me një qëllim që të jetë si bazë për redaktorët tjerë që janë të mirëseardhur për të dhënë kontributin e tyre.

Për të ju shmangur, apo më mirë të themi për të lehtësuar orientimin e lexuesve në këtë lidhje të temave njëra me tjetren - shkurt xhungël - komunikimi i redaktorëve ndërmjet tyre është i domosdoshëm. Përvojat e mia, sidomos dështimet i ndaj me ju me plot qefë, së paku kurseni kohë.

Për fillim nga ndryshimet e padëshiruara i kamë futur vetëm përkufizimet, për të cilat mendojë që është e nevojshme të mbesin si të tilla duke u cekur edhe burimi se nga janë nxierrur ato.

Algjebra e përgjithëshme - përderi sa jam duke i shkruar këto rreshta - është vetëm një kopje e një pjese të librit MATEMATIKA I dhe II, paksa e tranformuar dhe përshtatur qëllimit të përmendur dhe sistemit të shkrimimit të formulave sipas sistemit operues në vikilibër.

Për njohësit e matematikës dhe pedagogët e interesuar, mund të ju themë se nuk keni nevojë të konfrontoheni me teknikikën e sistemit të redaktimin, mjaftojnë udhëzimet dhe tekstet klot që na i dërgoni. Kuptohet nëse nuk jeni i interesuar të përvetsoni teknikat e redaktimit të këtij projekti.