Jump to content

Akustika/1

Nga Wikibooks
Akustika
< Një survejim i përgjithshëm >

Akustika është shkencë që studion tingujt dhe zërin, në veçanti, transmetimin e tyre prodhimin, dhe efektet. Një tingull përcaktohet si një lëkundje mekanik me aplitudë të vogël që përhapet me një shpejtësi karakteristike në një mjedis me kusht që përmasat e mjedisit të jene shumë më të mëdha në krahasim me përmasat tipike të lëkundjes. Lëkundjet mund të ekzistojnë në gaze, lëngje ose tek trupat e ngurtë.

Aplikimet e akustikës mund të ndahen në katër kategori kryesore: Shkencat e Tokës (Gjeofizika , Metereologjia), Inxhinieria, Shkencat mjekesore dhe Artet. Tek shkencat e Tokës, akustika është përdorur në aplikime të tilla si zhvillimi dhe përsosja e pajisjeve për zbulimet nënujore, matja e valëve sizmike dhe për matjen e nivelet te zerit në atmosferë. Aplikimet inxhinierike të akustikës të përfshijë kontrollin e zhurmës, Elektro-akustikën, sitemet sonike dhe sistemet ultra-sonike, testimin jo-destruktiv të materialeve,studimin e shokut dhe vibracioneve tek sistemet mekanike, dhe per kontrollimin e cilësisë të produkteve. Në shkencat mjeksore akustika perdoret për dëgjim, prodhimin artificial te zerit ,në bioakustike, dhe psikoakustike. Në Arte, Akustika është i përfshirë në ndertimin e instrumenteve muzikore, dhomës akustikë ,dhe në komunikim.Artikulli i mëposhtëm përshkruan disa nga parimet themelore të Akustikës.