Çështë enciklopedia

Nga Wikibooks

Enciklopedia[redakto]

Nga idea e hartimit të një enciklopedie të përgjithshme. Për ta verifikuar qëndrimin dhe për ta bërë atë sa më të pranueshëm (nëse është e mundur) edhe po e parashtrohen ide mbi bazën e disa tezave apo edhe të disa pyetjeve që bartin dilemat personale që kam përpara detyrave të kësaj natyre. Në fillim shtrohet pyetja:

  1. Ç'është enciklopedia sipas konceptit të verifikuar edhe në formulime e përkufizime të referueshme:

Ç'është enciklopedia, të verifikuar edhe në formulime e përkufizime të referueshme[1]:

  1. 1. Etimologjikisht, fjala enciklopedi vjen nga latinishtja “encyclopedia”,

që i korrespondon greqishtes, formuar nga tradita dorëshkrimore e autorëve latinë (Quintiliani, Plini etj) nga “engkiklios pedhia” që në greqishten helenistike do të thoshte “formim bazë”, por edhe “kulturë e përgjithshme” e themeluar mbi disiplina që përbëjnë “një trup të vetëm” (Vitruvi) 2. Në thelbin e vet semantik, enciklopedia është “sistem i njohurive njerëzore (enciklopedi sistematike), nocion i cili buron nga përdorimi origjinar i termit (që si titull shfaqet për herë të parë në Encyclopaedia septem tomis distincta të 1630, zgjerim i një vepre të parë të tij, të titulluar Cursus philosophici encyclopaedia, 1620) nga struktura në trajtë peme që supozohej për dijen (F. Bacon), nga kërkimi i një çelësi leximi për të gjitha njohuritë sipas disa rrymave të mendimit mesjetar por edhe të Rilindjes. Ekspozimi organik i një sistemi të tillë është organizuar më tepër sipas një vazhdimësie trajtimesh për disiplina të veçanta. 3. Përmbledhje, shpesh e ilustruar, e të gjithë dijes (enciklopedi e përgjithshme) e shprehur në formë të qartë dhe jospecialistike (në rend KDU 001:03 alfabetik, por ndonjëherë me renditje objektive e subjektive, metodologjike, dukeqëndruar sipas zërave të veçantë) përgjithësisht në shumë vëllime, shoqëruar ose i ndërtuar i tëri në CD-Rom, redaktuar e botuar për t'i shpërndarë kulturën shoqërisë dhe për të rikompozuar një kuadër tëunifikuar të dijes së specializimeve të veçanta (ky tip enciklopedie lindi në 700 me “L'enciclopedie; ou Dictionnaire raisone des Sciences, des Arts e des Metiers”, 1751 dhe me Enciclopedia Britannica 1768 dhe vazhdoi më pas përmes veprash të promovuara nga kulturat e veçanta kombëtare, mes të cilave Enciclopedia Italiana di Scienze, Lettere ed Arti, 1929); 4. Projekt i rinjohjes dhe rindërtimit unitar, ndonjëherë specifikisht kritik i të tërë dijes, i një disipline apo grup displinash, i një qytetërimi apo një periudhe historike, apo i një vepre të një personaliteti të spikatur (Enciclopedia Dantesca, 1970) Wikipedia jep këtë përkufizim për zërin ENCIKLOPEDI;

Enciklopedia (arsim i përgjithshëm)[redakto]

  1. Enciklopedia[2]

(lat: encyclopaedia gr. enkyklios - i gjithëpërfshirëshëm + paideia, arsimim i përgjithshëm) është vepër e madhe shkencore që përfshin njohuri për të gjitha fushat e jetës e të veprimtarisë, të sistemuara në më- nyrë të përmbledhur në trajtën e një fjalori. Vepra e tillë që përfshin njohuri për një degë të veçantë të shkencës, të artit, të teknikës, etj.Një enciklopedi (shkruar edhe Encyclopaedia) është një përmbledhje gjithëpërfshirëse me shkrim që mban ose informacion nga të gjitha degët e diturisë ose nga një degë e veçantë e diturisë. Enciklopeditë janë të ndarë në artikuj, me një artikull mbi çdo subjekt të mbuluar. Artikujt mbi subjektet në një enciklopedi janë në disponim zakonisht alfabetik sipas emrit dhe mund të përfshihen në një vëllim ose në shumë vëllime, në varësi nga sasia e materialit. Është interesant të themi në këtë mes se FESh 2008-09 as nuk e ka përkufizuar veten (veçse në parathënie), por ka si zë vetëm “FESh 1985” Nisur nga premisa të këtilla, ideja e hartimit të një “Enciklopedie të Kosovës” na duket pak si jashtë kohe, pikërisht nga përkufizimi për dijen enciklopedike si dije universale. Kjo do të binte ndesh me prirjen e sotme, moderne, të specializimit të dijes dhe të ngushtimit të fushave, degëve e nëndegëve. Kjo shpjegon faktin se pse në historinë e njerëzimit dija enciklopedike, posaçërisht hartimi e botimi i fjalorëve enciklopedikë, duket të jetë i kapërcyer dhe i tejkaluar apo më mirë, siç do ta themi më poshtë, është tjetërsuar 1- në formë, 2- në përmbajtje, 3- në destinacion. Mjafton të shohim shembullin e Enciklopedisë Britanike: Encikopedia Britanike u botua për herë të parë duke nisur nga 1768 -1771, në Edinburg, në Skoci. Britanika qe një nga të parat enciklopedi të përgjithshme gjeneraliste në gjuhën angleze që vijon ende sot të botohet. Duke nisur nga fundi i 700 deri në fillim të nëntëqindës, zërat e Britanikës u cituan shpesh nga shumë burime si autoritet kryesor për një argument të caktuar. Gjatë kësaj kohe Britanika fitoi një reputacion dhe pati një pozicion unik në kulturën e gjuhës angleze. Roli i enciklopedisë ndryshoi në një mënyrë thelbësore në nisje të shek XX dhe kjo u reflektua edhe në botimet e Britanikës, duke nisur nga botimi i 11.[3] Enciklopeditë u bënë vepra më gjeneraliste dhe iu drejtuan një publiku gjithmonë e më të gjerë, me zëra më të shkurtër dhe lehtë- sisht të lexueshëm. Nuk shërbejnë më si një referencë autoritare mbi një argument: në epokën moderne, një gamë e gjerë e revistave akademike, e teksteve librore, e botimeve të specializuara dhe e burimeve dixhitale i kanë zënë vendin enciklopedisë. Në këtë kuadër, duke u nisur edhe nga shembujt jo aq të suksesshëm të dy botimeve të FESh (1985 dhe 2008-09), nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë,ne mendojmë se nuk do të ishte një punë fort e goditur hartimi i një FEK a një Enciklopedie të Kosovës. Personalisht, siç do të kem rast ta theksoj pak më poshtë, mendoj se do të ishte më i udhës hartimi e botimi i një “Enciklopedie të letërsisë shqipe”, pra një dije enciklopedike sektoriale, edhe kjo e ridimensionuar dhe e sjellë në frymën e zhvillimit të sotëm të diturive e të shkencave. Dija enciklopedike, e sendërtuar në botime të karakterit enciklopedik, është gjithashtu dije autoritare. Në kuptimin që po të ndjekësh vijën historike të zhvillimit e të botimit të tyre, ajo përkon me fazën e centralizimit të shtetit, të krijimit të shteteve nacionalë dhe në këtë mënyrë, “lëvizja enciklopediste “(siç do ta quanim) është një lëvizje paralele me shtetformimin dhe procesin e konsolidimit të shtetit. Disa shembuj i përmendëm, por po të nisemi edhe nga vetë shembulli: "Enciklopedizmit shqiptar" (1985-a pastaj 2008-2009-adhe tani kjo përpjekje në Kosovë), kur shteti i pavarur i Kosovës sapo ka mbushur 5 vjeç dhe ka nevojë imperative ta dëshmojë veten, qoftë edhe përmes kësi formash e iniciativash. Mirëpo kjo bart edhe njëfarë rreziku eminent, për shkak se specifika e kombit tonë shënohet edhe prej faktit se popullata e tij jeton e ndarë në në së paku në 5 shtete, një nga të cilat, Shqipëria, një shtet unikombëtar e tjetri, Kosova, i trajtuar formalisht si multietnik, por ku shqiptarëtde factopërbëjnë shumicë absolute. Në këtë rrafsh arsyetimi shtrohet pyetja: Enciklopedia e Kosovës do të jetë Enciklopedi e shqiptarëve të Kosovës apo do të jetë enciklopedi e botës kosovare që i përfshin të gjitha prurujet etnike e kulturo-gjuhësore?

  1. Shembullin negativ maqedon qe kemi shumë pranë, në shtetin shumëkombëtar të Maqedonisë fqinje, ku Akademia e Shkencave e atij shteti hodhi në qarkullim, por pastaj u detyrua ta pezullojë një Enciklopedi të Maqedonisë, nëtë cilën ndaj shqiptarëve mbahej një qëndrim racist, joshkencor,

johistorik e i pavërtetë, madje i përçudnuar, provokativ e fyes.* Kjo prirje për ta konceptuar Enciklopedinë si autoritare e produkt të markuar nga njëautoritet i rëndësishëm shkencor, siç janë akademitë e shkencave dhe të arteve në Tiranë e në Prishtinë, duket edhe nga faktise këto të fundit mbajnë apo duan të mbajnë autorësinë e enciklopedive përkatëse. Le të më lejohet të bëj një pyetje nga pozita disi "naive": A duhet patjetër angazhimi i Akademisë/ve për këtë mision? A mos do të ishte më mirë të realizohej e gjithë kjo sipërmarrje nga ndonjë institut i posaçëm apo çfarëdolloj institucioni tjetër i ngritur eksluzivisht për hartimin, pasurimin, botimin, ribotimin, promovimin, qarkullimin e njohurive enciklopedike në këtë trajtë a në çfarëdolloj trajte apo edhe mediumiqë do të bihej dakord? Se duhet pranuar gjithashtu se dija enciklopedike është edhe dije historike. Jo vetëm në kuptimin që ka pasurnjë cikël historik, që duket se tani është mbyllur a është drejt mbylljes, por edhe nëkuptimin e "vjetërimit “të saj dhe të nevojës për ta ribërë në mënyrë të përsëritur, të përditësuar e të rivlerësuar. Shembulli më elokuent mbetet përsëri FESh-i, i cili edhe pse u ribë në 2008-09, sot ngjan i vjetëruar dhe ka shumë zëra qëqysh sot, pas vetëm 4-5 vitesh, kanë nevojë për t'u ribërë. Po nga kush? Këshilli a organizmi që e hartoi, më nuk ekziston përveçse në trajtë rudimentare. Personat përgjegjës janë liruar nga detyrimi institucional për ta kryer këtë punë. Për pjesën e mbështetjes financiare nuk po futem të flas, se ajo edhe kur FESh u hartua, nuk ishte dhe aq motivuese. Andaj unë mendoj se puna për hartimin e Enciklopedisë së përgjithshme të Kosovës është një punë me mjaft përgjegjësi jo vetëm shken- core por edhe politike e si e tillë nuk e pranon as ngutjen dhe as mungesën e drejtpeshimit, qoftë edhe për shkak të entusiazmit e të frymës pozitive. Ndërkaq, mendoj se i udhës do të kishte qenë hartimi i punëve enciklopedike sektoriale e në këtë kuadër, siç e thashë edhe më lart, një Enciklopedi e Letërsisë Shqiptare do të kënaqte mjaft më mirë interesat e pritshmëritë e publikut shqiptar e të huaj që kërkon ta njohë e ta vlerësojë letërsinë tonë edhe përmes kësaj rruge. 1 [4] 1. “Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria veriore. Ata, kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin XVI, duke i dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre”. “Vërshimin e tyre drejt Maqedonisë e ka mundësuar Ali Pashë Tepelena. Shteti i parë shqiptar është formuar nga Gjermania fashiste, e cila kufijtë e këtij shteti i zgjeroi në rajonet e Maqedonisë perëndimore. Shqiptarët, veç të tjerash, njihen edhe si njerëz malorë...”. Këto janë vetëm disa pjesë të shkëputura për shqiptarët nga Enciklopedia e re maqedonase, e botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë, e që ka shkaktuar reagime të ashpra në mesin e qarqeve të ndryshme shqiptare në Maqedoni. Akademikët maqedonas, në promovimin e kësaj enciklopedie, nuk kanë dhënë detaje, përveç faktit se ajo përfshin edhe të kaluarën e bashkësive etnike në Maqedoni, që nga historia e hershme e deri në ditët e sotme.

Referencat[redakto]

  1. ^GJIKA, Tiranë, A ËSHTË DIJA ENCIKLOPEDIKE DIJE BASHKËKOHORE
  2. ^Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria veriore. Ata, kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin XVI, duke i dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre”. “Vërshimin e tyre drejt Maqedonisë e ka mundësuar Ali Pashë Tepelena. Shteti i parë shqiptar është formuar nga Gjermania fashiste, e cila kufijtë e këtij shteti i zgjeroi në rajonet e Maqedonisë perëndimore. Shqiptarët, veç të tjerash, njihen edhe si njerëz malorë...”.Këto janë vetëm disa pjesë të shkëputura për shqiptarët nga Enciklopedia e re maqedonase, ebotuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë, e që ka shkaktuar reagime të ashpra në mesin e qarqeve të ndryshme shqiptare në Maqedoni. Akademikët maqedonas, në promovimin e kësaj enciklopedie, nuk kanë dhënë detaje, përveç faktit se ajo përfshin edhe të kaluarën e bashkësive etnike në Maqedoni, që nga historia e hershme e deri në ditët e sotme dhe se për këtë kanë qenë të angazhuar edhe historianë shqiptarë.
  3. ^^GJIKA, Tiranë, A ËSHTË DIJA ENCIKLOPEDIKE DIJE BASHKËKOHORE
  4. ^^GJIKA, Tiranë, A ËSHTË DIJA ENCIKLOPEDIKE DIJE BASHKËKOHORE