Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/60
Pamja
Pjesa VII
Zotimet, fondet e akorduara, fondet e zotuara, fondet e obliguara dhe shpenzimet
Neni 31
Kontratat që vendosin përgjegjësi për bërjen e pagesave në vitin aktual fiskal apo në vitet e
ardhëshme fiskale
31.1 Drejtori Ekzekutiv Financiar i një organizate buxhetore do të informoj Drejtorin e
Thesarit për çdo kontratë të lidhur nga organizate buxhetore dhe për çfarëdo ndryshimi të
ndonjë kontrate aktuale, nëse kontrata e tillë e obligon organizatë buxhetore që të bëjë pagesa
gjatë vitit fiskal aktual apo gjatë viteve të ardhshme fiskale.
31.2 Drejtori i Thesarit do të mbajë shënime mbi çdo obligim pagese sipas kontratave të
organizatës buxhetore të përshkruara me nenin 31.1 dhe mbi obligimet pagese jashtëkontraktore
të përshkruara në nenin 31.3.
31.3 Obligimi jashtë-kontraktor për pagesë, është obligimi për pagesë që kërkohet të
përmbushet nga organizate buxhetore gjatë viteve të ardhshme, nëse programet ekzistuese të
organizatës buxhetore do të vazhdohen të financohen për ato vite të ardhshme në të njëjtin
nivel dhe të njëjtën shtrirje, sikur për vitin aktual fiskal.
Neni 32
Fondet e akorduara
32.1 Kur është bërë përvetësimi për një organizatë buxhetore, Drejtori i Thesarit do ti
sigurojë organizatës përkatëse buxhetore autoritein për të bërë shpenzime nën atë përvetësim:
(a) kohë pas kohe do të bëjë një akordim të fondeve nga të ardhurat në dispozicion
në Fondin e Konsoliduar të Kosovës që duhet të shpërndahen nga përvetësimet
e organizatës përkatëse buxhetore dhe do të njihen si “fonde të akorduara” nga
ai përvetsim; dhe
(b) do të përgatisë kohë pas kohe, një njoftimin për organizatën përkatëse
buxhetore, ndërsa shuma e fondeve të akorduara ndryshon, duke saktësuar
nivelin e fondeve që janë akorduar për shpenzim nga përvetësimi përkatës.
32.2 Shprehja “kohë pas kohe” në nenin 32, do të thotë jo më shpesh se në baza tremujore,
përveç, në raste të veqanta, kur rrethanat ekonomike kërkojnë që Drejtori i Thesarit ti sigurojë
organizatës buxhetore autoritetin për t’i bërë disa shpenzime të caktuara në baza të
përshpejtuara.
32.3 Derisa fonde shtesë vihen në dispozicion për shpenzim në kuadër të përvetësimit, në të
njëjtën kohë Drejtori i Thesarit do të bëjë akordime proporcionale të të ardhurave në
përvetësim dhe do të njoftoj organizatën buxhetore për ndryshimet e tilla.
32.4 Njoftimi mbi fondet e akorduara do të mbetet në fuqi deri fund të vitit fiskal, përveq
nëse ndryshohet më herët nga Drejtori i Thesarit.
Neni 33
Reduktimi i fondeve të akorduara
Drejtori i Thesarit mundet që në çdo kohë të zvogëlojë shumën e fondeve të akorduara nga
përvetësimi nëse ai/ajo paraprakisht merr miratimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të miratojë një reduktim të tillë vetëm pasi (i) të
përcaktojë se reduktimi i tillë është në interes të menaxhimit të mirëfilltë financiar, apo është i
nevojshëm për të siguruar vazhdimësinë e shpenzimeve (fondeve në dispozicion) përgjatë
gjithë vitit fiskal, (ii) të ketë dorëzuar një deklarate në Qeveri dhe tek PSSP-ja duke
parashtruar arësyet e sakta për marrjen e një vendimi të tillë dhe karakterin e saktë të
reduktimit të propozuar, dhe (iii) të ketë pranuar një autorizim me shkrim nga Qeveria dhe
PSSP-ja duke miratuar reduktimin e propozuar.
Neni 34
Fondet e zotuara
Drejtori i Thesarit do të përcaktojë një pjesë të fondeve, apo të gjitha fondet e akorduara në
një organizatë buxhetore si fonde të zotuara kur fondet në fjalë jenë të nevojshme për
përmbushjen e një obligimi nga viti aktual fiskal, respektivisht për pagimin e ndonjë obligimi
kontraktues siç përshkruhet në nenin 31.1.
Neni 35
Pagimi
35.1 Nuk do të lejohen asfarë mjetesh nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës për bërjen e
pagesave kur nuk ekziston njoftimi për akordimin e fondeve faktike efektive që autorizojnë
përdorimin e të hollave për bërjen e pagesave të tilla.
35.2 Procesi i cili do të ndiqet për bërjen e pagesave të autorizuara nga njoftimi për
akordimin e fondeve, do të vendoset nga Rregullat Financiare.
35.3 Procesi i përmendur në nenin 35, do të zhvillohet në një menyrë që promovon
decentralizimin maksimal të autorizim-pagesave në përputhje me praktikat më të mira
ndërkombëtare dhe kapacitetin administrativ të organizatave përkatëse buxhetore.
Neni 36
Kompensimi i shpenzimeve
36.1 Nëse gjatë vitit fiskal organizata buxhetore pranon një kompensim (kthim parash) për
një shumë që është paguar nën autoritetin e përvetësimit për vitin e njëjtë fiskal, shpenzimi
fillestar do të reduktohet nga shuma e kompensuar.
36.2 Nëse, gjatë vitit fiskal organizata buxhetore pranon një kompesimin për një shumë e
cila më parë është paguar nën autoritetin e përvetësimit për vitin e kaluar fiskal, kompensimi
do të trajtohet thjeshtë si para publike.
< 59 |
faqe - 60 - |
61 > |