Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/42
Appearance
KAPITULLI II: DOKUMENTET PËR MBROJTJËN E MJEDISIT Neni 6 Strategjia e Kosovës për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit 1. Qeveria do të hartojë dhe do t’i parashtrojë Kuvendit një projekt për Strategjinë e mbrojtjes të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës. 2. Projekti për strategjinë e mbrojtjes të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomi për Kosovën do të përmbajë qëllime dhe udhëzime për mbrojtjen e mjedisit të Kosovës për një periudhë kohore dhjetë vjeçare dhe do të koordinohet me planin hapsinor të Kosovës. 3. Projekti për strategjinë e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik do të përfshijë, së paku: (a) Propozim politika për përdorimin e burimeve natyror; (b) Analiza të kërkimeve shkencore të gjendjes të tanishme të burimeve natyrore, lokacionin hapsinor, kuantitetin dhe kualitetin e burimeve natyrore të Kosovës; (c) Propozim i piroriteteve strategjike për përdorimin e burimeve natyrore, përfshirë kohën dhe lokacionin hapsinor, kuantiteti, kualiteti, renovimi dhe rezervat strategjike; (d) Propozim kushtet për zëvendësimin gradual, aty ku është mundësia, të burimeve të varfëruara natyrore; (e) Gjendja e biodiversitetit në Kosovë dhe rajoneve të mbrojtjes të natyrës; (f) Një analizë e gjendjes të mjedisit, indentifikimi i dëmeve të mëdha mjedisore dhe efekti i tyre në shëndetin publik; (g) Propozim bazë i elementeve dhe kushteve për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirsimin e mjedisit; (h) Parashikim i gjatë kohor për trendet dhe kushtet mjedisore; (i) Propozimi i qëllimeve dhe metodave reale për ballafaqimin me trendet dhe kushtet mjedisore; (j) Një evaluim real i mjeteve financiare të nevojshme për aritjen e qëllimeve dhe propozimi i burimeve të mjeteve të tilla; dhe, (k) Propozim i prioriteteve të detyrave dhe projekteve si dhe autoritetet që propozohen t’i marin përsipër përgjegjsitë për implementimin e tyre. 4. Propozim strategjia për mbrojtjen mjedisore të Kosovës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik do të përgatiten nga Ministria në koordinim me Ministri të tjera dhe institucione shkencore të Kosovës. 5. Përpara se strategjia për mbrojtjen mjedisore të Kosovës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik i propozohet Kuvendit për miratim, do t’i bëhet e njohur publikut nëpërmes mediave për të paktën dyzetepesë (45) ditë me qëllim t’i lejohet publikut të shprehim mendimet e tyre, sugjerimet, komentet dhe opinionet. Neni 7 Programet e mbrojtjës së mjedisit 1. Çdo pesë vjet, Ministria do t’i parshtrojë Qeverisë një prpozim program për mbrojen e mjedisit në Kosovë. Propozim programi do të përfshijë propozime për masa që duhen ndërmarrë ose standarde për krijim e ardhshëm siç vijon: (a) Promovimi i një sistemi integral për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm; (b) Përmirsime në planifikimin mjedisor dhe rregullimi; (c) mbrojtja e ujit; (d) mbrojtja e tokës; (e) mbrojtja e ajrit dhe atmosferës (përfshirë ozonin); (f) mbrojtja e biodivesitetit, ekosistemeve dhe rajoneve natyrore nën mbrojtje; (g) rregullimi i aktiviteteve që përfshinë mbeturinat e rezikshme dhe kemikale degjeneruese; dhe (h) mbrojtja nga zhurma dhe vibracioni. 2. Të gjitha propozimet e përfshira në propozim programin do të përmbajnë evaluimin e detakuar të kostove/benificionit të të gjihta masave dhe standardeve të propozuara. 3. Komunat mund të adoptojnë programe komunale për mbrojtjen e mjedisit dhe programe pune të ngjashme. Këto programe do të jenë konform me këtë ligj dhe aktet plotësuese normative të miratuara në bazë të këtij ligji. Neni 8 Aktet e Planifikimit dhe rregullimit Hapësinor 1. Plani hapësinor i Kosovës, Plani hapësinor i komunave, planet për menaxhimin e resurseve natyrore dhe planet e programet e zhvillimit të përcaktuara me ligj, të cilat kanë ndikim në mjedis duhet patjetër të përfshijnë vlerësim të aktiviteteve të planifikuara dhe ndikimin e tyre mbi mjedisin. Vlerësimi i aktiviteteve të planifikuara dhe ndikimi i tyre në mjedis përgatitet dhe paraqitet në mënyrën dhe proceduren e parapar me ligj dhe evaluimin e ndikimeve pozitive ekonomike të mundshme në aktivitetet e tilla. 2. Planifikimi hapsinor dhe logjistik-urban do të: (a) përshkruaj një regjim special për mbrojtjen e natyrës, rajoneve nën mbrojtje, ujit, tokës, hapsirave të gjelbërta publike, zonave rekreative dhe banjove natyrale; (b) definojë rezikun mjedisor të rajoneve (rajone të ndotura, rajone të rezikuara nga erozioni, nga hedhja e materialeve të papërpunuara, etj.) dhe definojë prpozim masat për rehabilitimin e rajoneve të tilla; (c) propozoje masat dhe kushtet për mbrojtjen e mjedisit për hapësirat të dedikuara për përdorimin e burimeve natyrore, ndërtimit të fabrikave për prodhimin e energjisë, fabrika industriale dhe infrastruktura dhe ndërtimi i strukturave për përqëndrimin e mbeturinave. 3. Vlerësimi i aktiviteteve të planifikuara përfshinë analizimin e gjendjes aktuale të mjedisit, ndikimit të mundshëm në mjedis të aktiviteteve të planifikuara , veprimet e propozuara për zbutjen e tij si dhe zhvillimin ekonomik. 4. Plani hapësinor i Kosovës , Planet hapësinore rajonale, Planet hapësinore komunale si dhe aktet e tjera të planifikimit dhe rregullimit hapësinor , para aprovimit të tyre, i paraqiten për vlerësim (dhënje të mendimit profesional) Agjensionit të Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, që është nën autoritetin e Ministrisë. Neni 9 Raporti për gjendjen e mjedisit 1. Qeveria e Kosovës, në propozim të Ministrisë, i paraqet Kuvendit të Kosovës raport dyvjeçar për gjendjen e mjedisit. Raporti përfshin, veç të tjerash, të dhëna mbi: (a) gjendjen e tanishme të mjedisit dhe ndryshimet në mjedis; (b) ndikimet mjedisore në shëndetin e publikut; (c) dëmet mjedisore; (d) qëndrueshëmrinë e përdorimeve të burimeve natyrore; (e) implementimin e programit për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë dhe programet e punës, si dhe efekti i tyre në zhvillimin ekonomik; (f) marjen e masavëe për mbrojtjen e natyrës, sukseset nga masat e mara dhe efekti i tyre në zhvillimin ekonomik; (g) analizat për funkcioninim e Ministrisë dhe autoriteteve dhe veprimtaritë e operatorëve të shërbimeve publike që ofrojnë shërbime publike” (h) evaluimin e shpenzimeve të të kaluarës, të tashmes dhe ardhshme për ndikimin ekonomik në aktivitetet mjedisore të bëra nga Ministria. 2. Raporti do të publikohet dhe do të jetë i hapur për publikun.
< 41 |
faqe - 42 - |
43 > |