Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/41
Appearance
KAPITULLI I: DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi i Ligjit 1. Qëllimi themelor i ketij ligji është krijimi i bazës për kornizën ligjore që do të promovojë një ngritje të mjedisit të shëndetshëm për popullin e Kosovës me sjelljen graduale të standardeve për mjedis të Bashkimit Europian. 2. Gjithashtu, qëllim themelor i këtij ligji është që të sigurojë atë se krijimi i një mjedisi të tillë është arritur në mënyrë që është e përballueshme dhe konform me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. 3. Ky ligj identifikon autoritetet pubike që do të bëjnë implementimin e një apo më shumë dispozitave të këtij ligji, krijimin e autoriteteve specifike dhe detyrimet e secilave autoritete publike që dalin nga ky ligj. Ky ligj gjithashtu do të përcaktojë të drejtat dhe detyrimet e personave apo ndërmarrjeve të prekura nga aktivitetet e autoriteteve të tilla publike apo me persona të interesuar për promovimin e mjedisit të shëndetshëm në Kosovë. Neni 2 Përkufizimet Sipas këtij Ligji zbatohen përkufizimet si vijon: (a) “Kuvendi” do të thotë trupi legjislativ i themeluar në pajtim me nenin 1.5(a) dhe 9.1 të Rregullores të UNMIK-ut 2001/9 “Për Konrinzën Kushtetuese të Vetëqeverisjes në Kosovë . (b) “Çrregullim kritik për mjedisin” është nocion i përgjithshëm që ka të bëjë me ndotjen, mbeturinat ose pëlherat që i tejkalojnë nivelet kritike të parapara me këtë ligj ose aktet normative të nxjera në pajtim me këtë ligj. (c) “Dëm i mjedisit” do të thotë një gjë apo aktivitet që ka potencial të jashtzakonshëm dhe të dukshëm që ta dëmtojë mjedisin në mënyrë substenciale, apo të bëjë një aksident mjedisor. (d) “Degradim” ose “Degradim i mjedisit” do të thotë degradim substencial i mjedisit (në atë shkallë që ndikon në kualitetin e jetës), nga ndotja, mbeturinat dhe pëlherat ose nga përdorimi apo shfrytëzimi i paautorizuar i burimeve natyrore. (e) ”Aksident ekologjik” do të thotë një ndodhi e papritur që ndodh nga vis majore ose qëllime të tjera të paparapara dhe rezulton në gjendje të madhe akute me kohëzgjatje të shkurtër, nga mbeturina apo materie të dëmshme që në mënyrë të qartë i kanosen shëndetit publik ose i shkaktojnë dëm mjedisit. (f) “Pëlqim mjedisor” do të thotë autorizim me shkrim i nxjerrë në pajtim me këtë ligj, që në rethana të përshkruara me këtë ligj ose akte normative të nxjera në pajtim me këtë ligj, më qëllim marjen e lejes për ndërtim. (g) “Vlersimi i ndikimit në mjedis” (“VNM”) do të thotë vlersimi për të determinuar dëmet e mundshme mjedisore nga ndërtimi dhe aktivitete të tjera zhvillimore. (h) “Dëm mjedisor” do të thotë impakt negativ substencial në kapacitetin regjenerativ të mjedisit ose shkatrimit të një ekosistemi specifik. (i) “Inspektor mjedisor” do të thotë personi që ka autorizimet e duhura me këtë ligj apo aktet normative të nxjera nga ky ligj, të bëjë inspektimin e zhvillimeve dhe aktiviteteve të tjera si dhe determinimet preliminare reth konformitetit apo jo-konformitetit të aktiviteteve me të tilla me këtë ligj apo akte normative të nxjera në pajtim me këtë ligj. (j) “Inspektoriati i mjedisit” do të thotë institucionin e themeluar nga ky ligj. (k) “Leja mjedisore” do të thotë autorizimi me shkrim që është lëshuar në pajtim me këtë ligj apo me një akt normative të lëshuar si pauses të ketij ligji, në rethan të përshkruara me këtë ligj apo në një akt normative të nxjerë nga ky ligj, që kërkohet në mënyrë që të meret një leje veprimi. (l) “Bordi këshillues për mbrojtjen e mjedisit” do të thotë bordi i themeluar me këtë ligj. (m) “Çrregullim i madh mjedisor” është një term i përgjithshëm që ka të bëjë me ndotjen, mbeturinat dhe plehërat që i tejkalojnë kufijtë e caktuar nga ky ligj. (n) “Qeveria” do të thotë Qeverinë e themeluar sipas nenit 1.5(c) dhe 9.3 të Rregullores të UNMIK-ut 2001/9 “Mbi Kornizën Kushtetuese për Vetqeverisjen e Përkohshme në Kosovë” dhe çdo Qeveri pasardhëse ose autoritet qendror ekzekutiv. (o) “Mbeturina të rrezikshme” do të thotë dëmi nga shoqëria që (i) shfaq rezik domethënës për shëndetin njerzor apo mjedisin kur nuk menaxhohet në mënyrë adekuate, (ii) është i ndezshëm, koroziv, reaktiv ose toksik, dhe (iii) është klasifikuar si i rezikshëm nga BE-ja. (p) “Fondi i Kosovës për Mjedis” apo “Fondi” do të thotë Fond i themeluar ne bazë të këtij ligji. (q) “Agjensioni i Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit” (“AKMM”) do të thotë Agjensioni Brenda Ministrisë i cili gjithatu përshkruhet në nenin 39. të këtij ligji. (r) “Akt normativ” do të thotë çdo rregullore e UNMIK-ut apo ligj që ka fuqi normative në Kosovë. (s) “Akt plotësues normativ” do të thotë një direktivë administrative, udhëzim administrativ apo çdo akt tjetër që ka fuqi normative në Kosovë dhe që është miratuar nga një autoritet publik në bazë të autoritetit të dhënë nga një akt normativ. (t) “Akt i veçantë”do të thotë parimet, procedurat, rregullat , normat apo standardet e caktuara që nxjerren nën autoritetin e këtij ligji. Kur ky ligj i jep autoritet Qeverisë për të miratuar akte , ato duhet të jenë Direktiva Administrative , Instruksione Administrative ose akte tjera që Qeveria është e autorizuar ti nxjerr në bazë të këtij ligji, ligjeve të tjera ose rregulloreve të UNMIK-ut .Kur ky ligj i jep autoritet Ministrit për të miratuar akte të veçanta, ato duhet të jenë instruksione Administrative ose akte të tjera që Ministri është i autorizuar ti nxjerr në bazë të këtij ligji , ligjeve të tjera ose rregulloreve të UNMIK-ut. Kur ky ligj i jep autoritet komunave për të miratuar akte të veçanta, ato duhet të jenë akte që Komuna është i autorizuar ti nxjerr në bazë të këtij ligji, ligjeve të tjera ose rregulloreve të UNMIK-ut.Kur ky ligj i referohet akteve të veçanta pa deleguar ndonjë autoritet përgjegjës për nxjerrjen e akteve të tilla kjo përfshin aktet e tilla të cilat janë të nxjerrura nga Qeveria , Ministri , Ministria apo Komuna. (u) “Liçensë” do të thotë një instrument ligjor zyrtar me shkrim i nxjerë nga një autoritet publik që autorizon mbajtësin që aty e tutje të angazhohet në një llojë të veçantë të biznesit apo aktivitetit tjetër vazhdues, në pajtim me kushtet e saktësuara në liçensë. (v) “Autorizim” do të thotë një instrument zyrtar me shkrim të nxjerë nga një autoritet publik që autorizon mbajtësin që aty e tutje të zbatojë aktivitet apo projek jo më shumë se një herë, në pajtim me kushtet e përshkruara në atë autorizim. (w) “Person” do të thotë një përson fizik apo juridik. (x) “Ndotës” do të thotë personat që shkaktojnë ndotje. (y) “Ndotje” do të thotë shkarkimin e një substance (duke përfshirë substanca në formë të ngurtë, lëgët apo në formë të gaztë) ose energji (duke përfshirë vibrimin, radiacionin, ngrohjen, dritën, zhurmën apo forma të tjera të energjisë) në mjedis, që ka potencial domethënës që t’i shkaktojë dëme shëndetit njerzor, organizmave të gjallë apo eko-sistemeve apo dëm mjedisor. (z) “Rajone të mbrojtura” janë rajone të përkufizuara në mënyrë të veçantë si rajone të mbrojtura nga ky ligj apo një akt plotësues normative i nxjerë në bazë të ketij ligji, më qëëlim promovimin dhe ruajtije e disa tipareve të vlefshme natyrore që kanë rëndësi të vlefshme topografike, ekologjike apo rekreative. (aa) “Autoritet publik” do të thotë secilën nga vijueset: (i) një autoritet ekzekutiv, organ publik, ministry, departament, agjension apo autoritet tjetër qendror apo rajonal, komunal apo lokal që ushtron pushtet ekzekutiv, legjislativ, rregullativ, publik-administrativ apo juridik në bazë të një akti normativ apo akti plotësues normativ. (bb) “Shërbimet publike në lëminë e mbrojtjes mjedisore” do të thotë ato shërbime publike që ofrohen nga operatorët e shërbimeve publike dhe që përfshin mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave, furnizimin me ujë, shërbimet për mirmbajtjen ujrat e zeza dhe sigurimin e shërbimeve të tjera që në mëyrë të drejt-për-drejtë janë të lidhura me parandalimin apo menaxhimin e ndotjes. (cc) “Ndërmarrje” do të thotë çdo partneritet, ndermarrje, person juridik, asociacion, projekt, filial, zyrë apo organizata dhe themelime të tjera. (dd) “Burim natyrore me vlerë” do të thotë, fenomen i njohur natyror që është shumë i vlefshëm, i paktë dhe unik, dhe që është konsideruar si i tillë nga ky ligj apo akte normative të dala në pajtim me këtë ligj; një burim i tillë natyror mund të përfshijë fenomen unik gjeografik siç janë fosilet, mineralet të pazakonshme, akumulime apo formacione, shpella, gërxhe, ujvara, liqene, lumej, fusha me ujë, bimë dhe kafshë unike, si dhe ekosisteme dhe pejsazheve. (ee) “PSSP” do të thotë Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe zyreve nën jurisdiksionin e tij/saj. (ff) “UNMIK” do të thotë Administrata e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. (gg) “Riciklim”do të thotë mbledhja selektive e mbeturinave komunale me qëllim të riprodhimit dhe ripërdorimit. Materiali i njejtë përdoret për të prodhuar një produkt të njejtë ose të ngjashëm me të përparshmen. (hh) “Organizma të Modifikuar Gjenetikisht” janë organizmat (bimët, shtazët, mikroorganizmat dhe pjesët e tyre) të krijuara nëpërmjet inxhinjeringut gjenetik respektivisht modifikimeve gjenetike. Neni 3 Organet përgjegjëse për administrimin e mbrojtjës së mjedisit 1 Autoritetet publike do të marrin pjesë në aktivitetet e mbrojtjes së mjedisit deri në masën që në mënyrë specifike u kërkohet apo janë të autorizuar edhe të detyruar nga ky ligj apo akte normative të nxjera në bazë të ketij ligji. 2 Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, sigurojnë mbrojtjen e mjedisit përmes nxjerrjës së dokumenteve strategjike dhe programeve për mbrojtjen e mjedisit nga fusha të veqanta, me kusht që dokumente të tilla strategjike dhe programe do të jenë konform me dispozitat e tjera të këtij ligji. 3 Ministria do të bëjë mbrojtjen e mjedisit deri në pikën që specifikisht është e autorizuar me këtë ligj, dispozitat të akteve normative plotësuese të nxjera me këtë ligj brënda përmbjedhjes së përgjegjsive që janë specifikuar në Rregulloren e UNMIK-ut 2001/19 ashtu siç është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/5. 4 Komuna mund, deri në masën që specifikisht kërkohet apo autorizohet më këtë ligj apo dispozitat të akteve normative plotësuese të nxjera në pajtim me këtë ligj, ushtrojë përgjegjsi për ato çështje mjedisore që dalin apo ka mundësi të dalin në atë komunë, në rast se ato çështje mund të merren përsipër, kontrollohen, paranalohen, financohen ose menaxhohen nga ajo komunë vetë. Çështjet mjedisore që bëjnë pjesë brënda përgjegjsive të një komune janë: (a) krijimi i standardeve, në pajtim me këtë ligj dhe akteve normative plotësuese të nxjera në pajtim me këtë ligj, për operatorët lokal, që nuk janë nën menaxhimin apo administrimin e PSSP-së, të shërbimeve publike në fushën e mbrojtjes së mjedisit; (b) të sigurohet konformiteti i operatorëve me standarde të tilla; (c) planifikimi që ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit brënda një komune të tillë; (d) krijimi i masave të arsyeshme locale për mbrojtjen e mjedisit në mënyrë që të jenë në pajtim me zhvillimin e qëndrushëm ekonomik, në pajtim me këtë ligj dhe aktet normative plotësuese të nxjera në pajtim me këtë ligj; (e) krijimi dhe fuqizimi i masave që kanë për qëllim të kontrollojnë nivelin e zhurmës në një komunë të tillë; (f) çështje të tjera mjedisore që u janë detyruar komunave me këtë ligj apo me aktet normative plotësuese të nxjera në pajtim me këtë ligj. 5 Ministria do të ushtrojë mbikqyrjen administrative dhe analitike të aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit nëpër komuna, më qëllim që të sigurojë (i) konformitetin e komunave me dispozitat e ketij ligji apo aktet normative plotësuese të nxjera me këtë ligj; dhe (ii) koordinimin e aktiviteteve të Ministrisë me ato të komunave për mbrojtjen e mjedisit brënda dispozitave të këtij ligji dhe akteve normative plotësuese të nxjera në pajtim me këtë ligj. Me qëllim që të arihet një konformitet dhe koordinim i tillë, Ministria do të ketë kompetenca që të kërkojë nga komunat të ndryshojnë, anulojnë, ose krijojnë masa apo standarde mjedisore. 6 Aktivitetet që kanë për qëllim nxitjen e përdorimint racional të burimeve natyrore, adoptimin e ushtrimeve të sigurta mjedisore dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, mund të bëhen me instrukcione administrative, persona, organizata joqeveritare, organizata profesionale dhe ndermarrje. Neni 4 Objektivat e mbrojtjes së mjedisit Objektivat themelore të mbrojtjes të mjedisit janë aritja e qëllimeve të përgjithshme në vijim, me qëllim që të jenë edhe reale edhe të përballueshme nga autoritetet publike, personat dhe ndermarrjet, dhe të jenë konform me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë: (a) zvogëlimi gradual i ndotjes, degradimit dhe dëmit mjedisor si dhe minimizimi ose ndalimi i atyre aspekteve ekonomike dhe aktiviteteve të tjera që përbëjnë një rezik të madh për shëndetin e njeriut dhe mjedisit; (b) mbrojtja e biodiversitetit dhe balanc i përgjithshem ekologjik ne Kosovë; (c) shfrytëzimi racional dhe i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe tokës prodhuese si dhe mbrojtja e akumulimeve gjenetike të natyrës; (d) mbrojta e pamjeve të vlefshme natyrore; dhe (e) ruajtjen dhe rehabilitim e diversitetit, vlerave kulturore dhe estetike të pejsazhit. Neni 5 Parimet udhëzuese të politikës për Mbrojtjen e mjedisit 1. Deri në masën që një autoriteti publik i është kërkuar ose është autorizuar nga një dispozitë e këtij ligji apo akti normative plotësues të nxjerë në pajtim më këtë ligj, të implemetojë apo adoptojë këtë ligj dhe/ose të implemetojë akte normative plotësuese të nxjera në pajtim me këtë ligj, do t’i ushtrojë detyrat në bazë të parimeve udhëzuese të politikës në vijim, por megjithatë që marin në konsiderim një evaluim real të (i) mundësive të autoriteteve publike, personave apo ndermarrjeve në Kosovë për të përballuar masën e mbrojtjes të propozuar të mjedisit, dhe (ii) ndërhyrjes së mundshme negative të qëllimit për promovimin e zhvillimit të qëndrushëm ekonomik në Kosovë: (a) Parimet e harmonizimit gradual me standarded e Bashkimit Europian Mbrojtja e mjedisit do të bazohet në sjelljen graduale të standardeve të Bashkimit Europian me qëllim krijimin e detyrueshëm të një mjedisi të shëndoshë për individëd me principet e ushtrimit të një praktike sa më adekuate, të adoptuar brënda komunitetit shkencor, për përmirsimin e mjedisit. (b) Balancimi i mbrojtjes të mjedisit dhe nevojës për zhvillim ekonomik Të gjitha masat për mbrojtjen e mjedisit, standarded dhe aktivitetet do të projektohen dhe implementohen në mënyrë që të: (i) balancohen objektivat e mbrojtjes të mjedisit me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe (ii) zvogëlohen shpenzimet në nivel të arsyeshëm që të mund të përballohen nga Qeveria dhe populli i Kosovës. (c) Parimi i ruajtjes së rajoneve të mbrojtura dhe burimeve natyrore me vlerë Individëdëve, ndermarrjeve dhe autoriteteteve publike do tu kërkohet të ndalojnë aktivitetete që pa-arsyeshmëri rezikojnë biodiversitetin e Kosovës, pejsazheve edhe rajoneve nën mbrojtje. (d) Parimi i integrimit graduar të mbrojtjes të mjedisit Autoritetet publike do të bashkupunojnë dhe koordinojnë njëra me tjetrën për zhvillimin, adoptimin e çdo mase, standardi apo aktiviteti që ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit. (e) Parimi i vigjilencës dhe parandalimit Deri në pikën e veprimit të arsyeshëm, duke konsideruar shpenzimet dhe benificionet e pritura mjedisore, një aktivitet do të planifikohet dhe implementohet në atë mënyrë që të parandalojë ose të ndërpresë efektet shkatëruese në mjedis dhe rezikimin e mundshëm për shëndetin e njeriut. (f) Parimi i ripërdorimit, riciklimit, si dhe supstituimit të kemikaleve Autoritetet publike do të inkurajojnë përdorimin e substancave që mund të ripërdoren, ripërpunohen ose bilogjikisht shkatërohen dhe përdorimin e kemikaleve dhe mjeteve të tjera që janë më pak të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. (g) Parimi – ndotësi paguan dhe shfrytëzuesi paguan Një person, ndërrmarrje apo autoritet publik që ka shkaktuar një dëm tëpër të madh apo kritik mjedisor, do të jetë përgjegjës për kompeznimin e kostos për zvogëlimin apo minimizimin e një dëmi të tillë. Personi, ndërmarrja apo autoriteti i tillë do të jetë gjithashtu përgjegjës për kompenzimin e çdo dëmi që e kanë vuajtur të tjerët si rezultat i një dëmi tepër të madh apo kritik mjedisor. (h) Parimi i përgjegjsisë të pronarit trashëgimtar juridik i pronës Nëse një copë pronë ka përqëndrim të ndotjes ose mbeturinave të dëmshme që krijon dëm tepër të madh dhe kritk mjedisor, pronari i një prone të tillë do të jetë përgjithsisht përgjegjës për zvogëlimin apo minimizimin brënda një kohe të arsyeshme e një përqëndrimi të tillë, në rast se përqëndrimi i tillë realisht i kanoset shëndetit të njeriut apo mjedisit, pronari nuk do të mbajë përgjegjsi për zvogëlimin apo minimizimin e përqëndrimit të tillë, në rast se ky është rezultat i një ndërmarrje shoqërore apo publike. Një pronar nuk do të jetë përgjegjës të zvogëlojë apo minimizojë përqëndrimet e tilla që ekzistojnë përpara datës efektive të ketij ligji në rast se pronari nuk ka marë pjesë në asnjë mënyrë në aktet që kanë rezultuar në një përqëndrim të tillë. Mundësohet, deri në atë pikë që pronari ta ketë blerë pronën me një çmim të ultë për shkak të prezencës të përqëndrimit të tillë, atëher pronari do të detyrohet të paguaj koston për zvogëlimin dhe minimizimin e përqëndrimit deri në dallimin e vlerës së pronës në treg gjatë kohës së blerjes dhe uljes së çmimit të paguar nga pronari. (i) Parimi i sigurimit të detyruar Një person që merret me aktivitet që mundësojnë një rezik jashtzakonisht të madh për personin/at e tretë dhe/ose dëmin në mjedis do t’i kërkohet të ketë disa baza të sigurimit për të mbuluar përgjegjsinë e mundshme kundrejt personit/ave të tretë në rast të aksidentit mjedisor. (j) Parimi i përgjegjsisë subsidare Në rastet kur përgjegjsia nuk mund që në mënyrë të arsyeshme ose ligjore t’ja imponojë specifikisht një personi, ndermarrjeje, grup personash apo ndërmarrjesh, përgjithsisht do të jetë përgjegjëse Qeveria për përballimin e kosotove, në pajtim me mundësitë financiare, që do dalin nga zvogëlimi apo minimizimi i përqëndrimit të ndrotjes dhe mbeturinave të dëmshme që krijojnë një dëm tepër të madh ose kritik për mjedisin ose riparimin e dëmit mjedisor. (k) Parimi i masave inkurajuese Qeveria do të promovojë aktivitetet që kanë për qëllim parandalimin dhe zvogëlimin e ndotjes me zhvillimin e projekteve, për shqyrtim nga Kuvendi, për krijimin e masave që kanë për qëllim inkurajimin dhe ngritjen e iniciativave për sjelljen e ushtrimeve, aktiviteteve dhe/ose teknologjive. Të gjitha projektet e tilla do të përfshinë detajisht kostot/benificionet evaluimin e secilës nga masat. (l) Parimi i mbrojtjes së të drejtave në gjykatë Çdo person apo ndermarrje ose grup personash apo ndermarrjesh, në rast se vuajnë dëme materiale ose janë përpara një reziku të vuajnë dëme materiale që kanë të bëjnë me një aktivitet të veçantë ose burim të ndotjes që bën shkeljen e këtij ligji apo akteve normative plotësuese të nxjera në pajtim me këtë ligj, do të kenë të drejtën të ngrenë padi ose të kërkojnë nga gjykata kompetente ose autoritetet publike fuqizimin adekuat të ketij ligji apo akteve plotësuesë normative të dala nga ky ligj. (m) Parimi i akcesit publik në informata Të gjith personat kanë në përgjithësi të drejtë të jenë të informuar për gjendjen e mjedisit. Informata që kanë të bëjnë me gjendjen e mjedisit dhe informata të tjera të lidhura me mjedisin për procedurat dhe aktivitetet e autoriteteve publike dhe shërbimeve vepruese të autoriteteve publike që bëjnë shërbimet publike në fushën e mbrojtjes të mjedisit do të, deri në masën e kërkuar me Ligjin për Lirinë e Informatave që do të mundësojnë informacionin publik dhe do t’i ofrojnë publikut akces në informata.
< 40 |
faqe - 41 - |
42 > |