Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/39
Pamja
UNITED NATIONS UNMIK NATIONS UNIES
United Nations Interim Mission d’Administration
Administration Mission in Intérimaire des Nations Unies
Kosovo au Kosovo
UNMIK/RREG/2003/9
15 prill 2003
____________________________________________________________________________________________________
RREGULLORE NR. 2003/9
PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS
MBI MBROJTJEN E MJEDISIT
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm,
Në pajtim me autorizimin që i është dhënë sipas Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të
Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999,
Në pajtim me nenet 9.1.44 dhe 9.1.45 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të
Përkohshme (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9),
Duke marrë parasysh njoftimin zyrtar të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës të datës 10 shkurt
2003 lidhur me Ligjin për mbrojtjen e mjedisit i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 6 janar
2003,
Me anë të kësaj shpall Ligjin mbi mbrojtjen e mjedisit (Ligji nr. 2002/8) që i është
bashkëngjitur kësaj Rregulloreje dhe hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit të tij, me kusht që
dispozitat , veçanërisht ato të parashtruara në nenet 11, 13.1 dhe 24, duhet të zbatohen në
pajtim të plotë me dispozitat 8.1 (m) deri (p), (q) dhe (r) të Kornizës Kushtetuese për
Vetëqeverisje të Përkohshme, ndërsa termi “import” dhe fjalët e prejardhura nga ky term
duhet të interpretohen me qëllim të zbatimit të Ligjit në përputhje me Rezolutën 1244 (1999)
të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Nënshkruar sot, më 15 prill 2003
Michael Steiner,
Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm
< 38 |
faqe - 39 - |
40 > |