Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/190
Appearance
KREU VI INSPEKTIMI Neni 31 31.1. Zbatimin e dispozitave të këtij ligji si dhe të akteve tjera nënligjore i mbikëqyrë Inspektorati i Ministrisë. 31.2. Ndërhyrjet në rrugë publike dhe në Brezin mbrojtës rrugor të tyre e mbikëqyrin inspektorët për ndërtim dhe urbanizëm në kuadër të kompetencave të tyre. Neni 32 Inspektori për rrugë, ka kompetencë të mbikëqyrë mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve publike, në suaza të përcaktuara me dispozitat unike të bazës profesionale për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve publike. Neni 33 Nëse një apo më shumë Komuna themelojnë shërbimin për mbikëqyrje të rrugëve lokale, Ministria mund të autorizoj një inspektor për kryerjen e detyrave të punës të cilat kanë të bëjnë me bazat unike profesionale për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale. Neni 34. Njësia ose personi juridik do të dënohet në një shumë nga 25 e deri në 2.500 Euro nëse ai: a) nuk ndërmerr masa të arsyeshme për të evituar dëmtimin e një personi ose pronës së një personi (neni 21); b) dëmton një rrugë publike, hudh materiale në një rrugë publike ose përndyshe bën ndërhyrje në një rrugë publike (neni 22); c) hyn në një rrugë publike që është mbyllur, pa marrjen paraprake të autorizimit (neni 23); Neni 35. Njësia juridike ose personi privat do të dënohet në një shumë nga 50 e deri në 5.000 Euro nëse ai: a) është pronar i një automjeti të mbingarkuar që lëviz në një rrugë publike pa leje të veçantë (neni 25); b) është pronar i një automjeti të mbingarkuar që lëviz në një rrugë publike në kundërshtim me kushtet e caktuara të lejes së veçantë (neni 25); c) bën transportim të veçantë pa leje të posaçme (neni 28) d) bën trasportim të veçantë në kundërshtim me kushtet e lejes (neni 28) Neni 36 Njësia ose personi juridik do të dënohet në një shumë nga 1.000 deri në 100.000 Euro nëse: a) ndërton një objekt brenda distancave të caktuara në nenin 26; b) vendosë kabllo te telekomunikacionit, gypa uji ose struktura të ngjajshme pa pajtimin e Ministrisë ose Komunës (neni 27). Neni 37 Të ardhurat e krijuara nga tarifat e mbledhura ose dënimet e vendosura sipas këtij ligji , derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.
< 189 |
faqe - 190 - |
191 > |