Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/184

Nga Wikibooks
 
 
   RREGULLORE NR. 2003/24
   PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS
   MBI RRUGËT
   Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm,
   Në pajtim me autorizimin që i është dhënë sipas Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të
   Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999,
   Në përputhje me nenet 8.1. (a), 9.1.44 dhe 9.1.45 të Kornizës Kushtetuese të Vetëqeverisjes së
   Përkohshme (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9),
   Duke marrë parasysh njoftimet zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës të datës 6 qershor 2003
   lidhur me Ligjin mbi rrugët i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 29 maj 2003,
   Pa cenuar autoritetin e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm për garantimin e mbrojtjes
   së të drejtave dhe interesave të komuniteteve dhe administrimin e pronës publike, shtetërore dhe
   shoqërore në pajtim me pargarfët 8.1 (a) dhe (q) të Kornizës Kushtetuese të Vetëqeverisjes së
   Përkohshme,
   Me anë të të kësaj shpall Ligjin mbi rrugët që i është bashkëngjitur kësaj Rregulloreje (Ligji nr.
   2003/11) dhe hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit të tij me ndryshimet vijuese:
   a) Termi “vendet fqinje” në nenin 2 zëvendësohet me “rajonet jashtë Kosovës” dhe
   b) Termi “qytetar(ë) në nenin 2 zëvendësohet me “banor(ë).
   Këto ndryshime duhet të pasqyrohen në tekstin përfundimtar të ligjit.
   Nënshkruar sot, më 27 qershor 2003.
   Michael Steiner,
   Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm
 
 

< 183
faqe
- 184 -

185 >