Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/18
Pamja
.
Kapitulli 7
Dispozitat plotësuese
.
Neni 41
Transaksionet e arit
Ky ligj nuk do të pengojë mundësinë e Qeverinësë që të rregullojë lirisht veprimtarinë e
tregëtisë me jashtë duke përfshijrë arin.
.
Neni 42
Transaksionet e shërbimeve
Transaksionet që ngërthejnë ofrimin e shërbimeve nga rezidentët ndaj jorezidentëve ose nga
jorezidentët ndaj rezidentëve do të jenë të lira nga masat restriktive, përveq kur përmasa e
masave të tilla restriktive parashihet shprehimisht në legjislacionin tjetër që rregullon
shërbimet dhe ofruesit e shërbimeve përkatëse
.
Neni 43
Jodiskriminim në disponimintetin e këmbimit për mallrat e importuara
43.1. Valutat të cilat janë të nevojshme për të paguar mallrat e importuara, për të cilat është e
nevojshme leja për import do të jen në dispozicion me emërtim, kushte, procedura dhe baza të
njejta sikurse valutat e huaja të cilat janë vënë në dispozicion për pagesat e mallrave të cilat
nuk kanë nevoj për një autorizim të tillë.
.
43.2 Afatet, kushtet, procedurat dhe tarifat e zbatueshme të transferit ndërkombëtar të
fondeve për pagesat e mallrave të importuara nuk do të diskriminojnë në mes të mallrave të
importuara që i nënshtrohen kërkesës për leje importi dhe mallrave të importuara që nuk i
nënshtrohen lejes së tillë.
.
Neni 44
Taksat dhe formalitetet
44.1.Asnjë taksë nuk mund të vendoset mbi ose në lidhje me importimin ose eksportimin
përveç kur qartë kanë të bëjnë me, dhe të domosdoshme për kompensimin e shërbimeve
aktualisht të ofruara, në të gjitha rastet, çdo taksë e ngarkuar do të pasqyrojë koston faktike të
shërbimeve realisht të ofruara dhe nuk do të përfaqësojë kufizim të fshehtë tregëtar,ose
mënyrë për fitimin e të ardhurave për qëllime fiskale.
.
44.2 Në interes të efikasitetit, Qeveria mund të caktojë taksë fikse dhe/ ose taksë sipas
vlerës së mallit të importuar dhe strukturat e taksës duke përcaktuar nivelet maksimale dhe
minimale për shërbimet e ofruara rregullisht dhe zakonisht të ofruara lidhur me importin
dhe eksportin; sidoqoftë, taksat e tilla dhe struktura e taksës do të jenë plotësisht në pajtim me
direktivat dhe kërkesat e zbatueshme të OBT-së.
.
Neni 45
Transparenca
45.1 Nëse masa restrictive është e përfshirë në një marrveshtje ndërkombëtare dhe
marrveshja e tillë parasheh afat të vacant në mes të dates së publikimit dhe dates së hyrjes në
fuqi, atëherë masa e tillë restrriktive nuk do të hyjë në fuqi deri sa afati i tillë të mos kalojë.
.
45.2 Çdo akt normativ i nxjerr në bazë të këtij ligji do t’i përshkruaj mallrat që ndikohen
me këtë në mënyrë të saktë, sikur që janë përcaktuar në legjislacionin doganor të Kosovës,
veçanërisht në nomenklaturën e tarifave doganore.
.
Neni 46
Shkeljet dhe dënimet
Çdo akt normativ i nxjerrë sipas këtij ligji do të përmbajë dispozita që përcaktojnë në mënyrë
të sakt dënimet që mund të shqiptohen për shkeljet e ligjit. Çdo akt i tillë niormativ do të
sigurojë që dënimet e tilla të jenë në përpjestim me shkallën dhe llojin e shkeljes gjegjëse dhe
nivelin dhe shkallën e demit të shkaktuar nga shkelja e tillë.
< 17 |
faqe - 18 - |
19 > |