Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/176
Appearance
UNMIK/RREG/2003/22 23 qershor 2003 RREGULLORE NR. 2003/22 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI PLEHRAT ARTIFICIALE Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Në pajtim me autorizimin që i është dhënë sipas Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999, Në përputhje me nenet 8.1. (a), 9.1.44 dhe 9.1.45 të Kornizës Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9), Duke marrë parasysh njoftimet zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës të datës 26 maj 2003 lidhur me Ligjin mbi plehrat artificiale i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 22 maj 2003, Me anë të të kësaj shpall Ligjin mbi plehrat artificiale që i është bashkëngjitur kësaj Rregulloreje (Ligji nr. 2003/10) i cili hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit të tij. Nënshkruar sot, më 23 qershor 2003. Michael Steiner, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm
< 175 |
faqe - 176 - |
177 > |