Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/157

Nga Wikibooks
 
 
   Neni 18
   Humbja e të drejtës mbi pronën
   18.1 Nëse pas dy vitesh nga njoftimi përfundimtar i pagesës së tatimit borxhi i
   tatimpaguesit nuk është paguar ende, komuna mund t’ua dërgojë një njoftim për
   konfiskimin e pronës së paluajtshme të gjithë personave që janë të interesuar për atë
   pronë. Lista e pronave që i nënshtrohet konfiskimit duhet të shpallet në gazetat kryesore
   në gjuhën shqipe me tirazh të madh në Kosovë dhe në një gazetë kryesore në gjuhën
   serbe gjithashtu me tirazh të madh.
   18.2 Nëse pagesa nuk është bërë brenda 30 ditësh nga data kur njoftimi mbi
   konfiskimin e pronës i është dërguar tatimpaguesit si dhe pas publikimit të listës së
   pronave që i nënshtrohen konfiskimit, komuna mund ta shesë pronën ose një pjesë të
   pronës në një ankand publik në pajtim me rregullat dhe me procedurat që do të
   përcaktohen me një udhëzim administrativ të lëshuar nga Ministria e Financave dhe e
   Ekonomisë.
   18.3 Tatimpaguesi i cili nuk e ka paguar tatimin dhe nuk është pronar i pronës, që i
   nënshtrohet procedurës së konfiskimit, mund të mos e fitojë të drejtën e pronësisë mbi
   këtë pronë përmes ankandit publik. E njëjta vlen për bashkëshortin e tatimpaguesit dhe
   vartësit e tij që kanë lidhje farefisnie të dhkallës së parë.
   18.4 Pas pëfundimit të shitjes në pajtim me nenin 18.2 dhe pasi ofertuesi më i lartë të
   ketë paguar shumën e plotë të ofertës:
   (a) Pagesa duhet të depozitohet në një llogari të besuar pengmbajtëse;
   (b) Gjykata e lëshon urdhrin me të cilin i jepet e drejta e pronësisë ofertuesit
   më të lartë pas gjashtë (6) muajve të lëshimit të urdhrit. Vendimi i tillë hyn në fuqi
   menjëherë, pos nëse e drejta e riblerjes sipas nenit 18.4 (c) është ushtruar me sukses, me
   ç’rast pagesa e bërë për atë shitje nga ofertuesi më i lartë do të kompenzohet pa vonesë
   dhe
   (c) Tatimpaguesi i cili nuk e ka paguar tatimin e ka të drejtën absolute të
   shlyerjes së detyrimit mbi pronën e paluajtshme përkatëse për një periudhë
   gjashtëmujore (6 ) pas pagesës së të gjitha borxheve të papaguara të tatimit. E drejta e
   shlyerjes do të kufizohet vetëm për pronarin ose tatimpaguesin i cili nuk e ka kryer
   pagesën. Kjo e drejtë e shlyerjes së detyrimit të tatimpaguesit ka të bëjë vetëm me
   tatimpaguesin i cili nuk e ka bërë pagesën. Ushtrimi i të drejtës së shlyerjes së pagesës të
   tatimpaguesit nuk i jep atij kurrfarë të drejtash sa i përket pronës plotësuese që ka
   ekzistuar para konfiskimit.
   18.5 Prona e shitur në ankand publik sipas kësaj Rregulloreje do të jetë e lirë dhe e
   pastruar nga detyriment tatimore pronësore të përparshme, madje edhe nëse komuna nuk
   e merr shumën e plotë të tatimit të papaguar për shkak të ankandit publik .
   18.6 Prona e nevojshme për banim, siç është përcaktuar në nenin 6.2 (a), nuk mund të
   shitet në ankand publik apo në ndonjë formë tjetër të konfiskuar pa dashje.
 
 

< 156
faqe
- 157 -

158 >