Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/154
Appearance
Neni 15 Shtyerja e tatimit 15.1 Komuna, në rrethana të veçanta të cilat do të shkaktonin vështirësi të tepruara për tatimpaguesin, mund t’i lejojë tatimpaguesit që ta shtyejë pagimin e tatimit me kusht që shtyerja të vlejë për një faturë të caktuar të tatimit e cila kufizohet për një afat kohor që nuk i tejkalon dy vjet. Tatimpaguesit të cilët kërkojnë lehtësim sipas këtij neni duhet të paraqesin dëshmi thelbësore të cilat mbështesin kërkesat e tyre për vështirësitë e tyre të paligjshme. 15.2 Procedurat për shtyerjen e tatimit, duke përfshirë edhe natyrën e dëshmisë që duhet të paraqitet për këtë qëllim, duhet do të përcaktohen me anë të një udhëzimi administrativ i cili do të nxirret nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë.
< 153 |
faqe - 154 - |
155 > |