Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/148

Nga Wikibooks
 
 
   Neni 9
   Regjistrimi dhe informacioni mbi pronën
   9.1 Të gjithë personat, të cilët posedojnë ose banojnë në një pronë të paluajtshme
   janë të obliguar që ta regjistrojnë atë pronë në bazën e të dhënave për tatimin mbi pronën
   komunale dhe t’i ofrojnë komunës përkatëse informacionin lidhur me pronën e
   paluajtshme e cila i nënshtrohet regjistrimit më 1 mars ose para 1 marsit të çdo periudhe
   tatimore. Procedurat, duke përfshirë edhe natyrën e informacionit që duhet të sigurohet
   për këtë qëllim, do të përcaktohen në një udhëzim administrativ që do lëshohet nga
   Minstria e Financave dhe e Ekonimisë.
   9.2 Të gjithë personat të cilët posedojnë, shfrytëzojnë ose marrin një pronë të
   paluajtshme, përveç rasteve siç është përcaktuar në nenin 9.3, duhet t’i lejojnë zyrtarët e
   autorizuar që përfaqësojnë autoritetet komunale të tatimit të hyjnë në tokën dhe në
   ndërtesat e tyre gjatë orëve të ditës për t’i mbledhur të dhënat lidhur me vlerën e pronës.
   9.3 Komuna përkatëse mund të kërkojë nga Kombet e Bashkuara ose nga çdo organ i
   saj, duke përfshirë edhe UNMIK-un, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara,
   KFOR-in ose zyrat e jashtme të ndërlidhjes që posedojnë ose shfrytëzojnë pronë të
   paluajtshme për të sigurur të dhëna mbi atë pronë për bazën e të dhënave tatimore mbi
   pronën komunale. Sigurimi i një informacioni të tillë duhet të bëhet në baza vullnetare
   dhe nuk cenon privilegjet dhe imunitetin që mund të vlejë në këto raste.
 
 

< 147
faqe
- 148 -

149 >