Zgjidh e merr vetë

Nga Wikibooks
Zgjidh e merr vetë


A të duhen luftëtarë,

Gjithë botës t'i vësh zjarrë ?
Do arratinë të marrë ?

Merr nja dhjetë Kosovarë!


Njerez të zgjuar me lezet

që i gjen në ç'do anë,
të bëjnë hallv' e salep,

keta janë mjeshtrit Dibranë.


A do njerëz për ahengje,

Për tryez' e për kuvende ?
Burra e gra kërcejn' në lodër ?

Keta i gjen veç në Shkodër!


A të duhen gënjeshtarë,

matrapaz' e kokëtharë,
që rërën shesin për farë ?

Merr Krutanë dhe je i larë!


Po mafioza të duhen

që din ta zbrazin mir koburen,
Psikopatë e Budallenj te ri cdo dit ?

Vetëm Elbasani rrit.


Do ministra Kolonjarë,

se mbahen burra me mënd,
duan kudo të jenë të parë

në mexhlis' e në kuvend !


Do budallenjë që veç hanë,

e hajvanë me dy këmbë,
pasuri s'dinë të vënë ?

E ke gjithë Myzeqenë!


A do te rruash florinë,

katandinë e shtëpinë,
me dy qofte mbush sininë ?

Ec' e merr Gjirokastrinë !


Do të hash e të besh qejf,

Sofra shtruar si për mbret ?
Pastërti e për hyzmet ?

Të tillë gjen në Përmet


A do male me dëborë,

Trima t' fortë e malësorë,
fort bujar' e burrërorë ?

I ke n' Kukës, i ke me dorë !


Matjanët burra të zotë,

që dikur kanë ngrenë barot,
se i njeh gjith' vendi mbarë,

Janë të gjithë për xhandarë !


A do trima e sejmenë,

kapardisur kudo venë,
pa zëre gjumi mos flenë,

Për tre Mirditor' bëj benë !


Do dembela për Stamboll',

Mos u loth, t' gjezdiç dynjanë,
Tiranë rresht' taborrë,

Vetëm të zgjatësh një dorë !


Do për punë një Korçar,

E ke bujk dhe ushtar,
Te gjith' bashkë venë në arë,

Kok' e këmbë s'kanë të sharë !


Hall i math me Skraparlinë,

ka rrezik të hash dhe dru,
Dy ministra le rrinë,

Se na duhen dhe pa tru !


A do urt' njerzit të rrinë,

Në komandë të kesh ushtrinë ?
Me taban ta kesh njerezinë,

Merr të gjithë Labërinë !


Ore të gjorë harruam Vlorën,

se kjo punë lahet me gjak;
Dy shirita, një medalje,

Kësaj gjëje i venë kapak !


A të duhen sharlatanë,

që të lëpihen në ç'do anë,
që të përçajnë vatanë?

Ke sa të duash Tropojanë !


Fan Noli 1926