Zagoria-Zagoria!

Nga Wikibooks

Zagoria-Zagoria!


Kush është Parajsa në Tokë,

ku ka Fronin Perëndia,

ku prek qiellin me kokë,

Zagoria-Zagoria!



Nëpër Botë kudo kam shkuar,

malli yt të gjallë na mban,

tek ty o vend i bekuar,

kam pirë yjet në filxhan!



Vend i luleve të arta,

mbushur me vesë e me mjaltë,

po më të ëmbla se mjalta,

ti ke vajzat edhe gratë!



Zagori-emri me famë,

shtëpitë si shtëpi mbreti,

shumë ikëm e të lamë,

po ora aty na mbeti!



Të kam si drita tek sytë,

për ty s’mbaron dashuria,

s’ka e s’do të ketë të dytë,

në Botë si Zagoria!


A.DUKA