Jump to content

Wikibooks:Books/Linditë SEJDIU - RUGOVA, Prishtina

Nga Wikibooks

Stampa:Saved book Linditë SEJDIU - RUGOVA, Prishtinë

PËRSHTATJA E TRAJTAVE FOLJORE TË GJUHËS ANGLEZE NË GJUHËN SHQIPE

[redakto]

Gjuha angleze është përshkruar nga David Crystal-i si një gjuhë huazuese e pangopur dhe sipas tij më shumë se 120 gjuhë botërore kanë shërbyer si burim i fjalësit të sotëm të anglishtes. Megjithatë, anglishtja sot paraqet një dhurues kryesor gjuhësor, një burim themelor të huazimeve në shumë gjuhë të botës. As shqipja nuk bën përjashtim në këtë rrafsh! Fjalët nga anglishtja vazhdimisht adaptohen për t’u përdorur në shqipen. Juriel Uajnrajhu, në librin e tij Languages in Contact, duke folur për mekanizmat e interferencës leksikore përfundon se morfemat mund të kalojnë nga gjuha A në gjuhën B ose mund të përdoren në gjuhën B me funksione të reja, sipas modelit të morfemave të gjuhës A, me përmbajtjen e të cilave identifikohen. (Nuhiu, 1990:59). Gjuhët e ndryshme, me apo pa rezistencë, varësisht nga shumëllojshmëria e tyre leksikore dhe nga sasia e përkufizimeve në formën e fjalëve, parapëlqejnë të huazuarit e drejtpërdrejtë apo zgjerimet semantike dhe kalket, huazimet e plota apo me zëvendësim të pjesërishëm (Nuhiu,1990: 90). Ndryshimet e shpejta dhe pothuajse të paarritshme teknologjike kanë bërë që shqipja të huazojë një mori termash nga anglishtja, dhe jo vetëm prej saj. Mënyra e huazimit, koha e huazimit dhe përdorimi i tyre brenda fjalësit shqip janë të vështira për t’u përcaktuar. Nuk ka një kriter të mirë- filltë të pranimit të drejpërdrejtë të disa huazimeve dhe të përjashtimit të të tjerave. Gjuha shqipe ka përvetësuar një korpus të caktuar fjalësh nga anglishtja, duke e përshtatur sa është e mundur fonetikisht dhe gramatikisht! Depërtimin e tillë të fjalëve nga një gjuhë në tjetrën, e që varet nga aspekti i të të huazuarit, shumë nga sociolinguistët e sotëm e quajnë huazim fonetik, ndryshe nga huazimi semantik, morfemik dhe huazimi i perkthyer fjalë për fjalë (kalk). Huazimet fonetike janë fjalë që huazohen bashkë me drejtshkrimin e tyre, me shqiptimin dhe kuptimin e tyre, duke iu [1]

282 Studime 20 nënshtruar më pas asimilimit të tingujve të gjuhës marrëse, në rastin konkret tingujve të shqipes. Fjalët si duet, soprano, opera janë huazime të tilla të shqipes nga italishtja. Më pas, sa i përket shkallës së asimilimit, huazimet e tilla do të mund të klasifikoheshin më tutje në ato me asimilim të plotë (startoj), të pjesshëm (kimia nga serbishtja hemija, apo Volkswagen ku V-ja e gjermanishtes e ruan shqiptimin gjerman edhe në anglishten (folksvagen) dhe të paasimiluara (barbarizmat: si dolce vita e italishtes në anglishten me kuptimin life). Kur bëhet fjalë për anglicizmat në gjuhët e tjera, përfshirë edhe shqipen, autorë të shumtë mendojnë se në një të ardhme të afërt, falë teknologjisë moderne, gjuhët evropiane do të gjasojnë më shumë me njëra-tjetrën se sa që mund të paramendohet sot, me përjashtim të ndonjë zhvillimi të veçantë gjuhësor. Por nuk është vetëm fusha e teknologjisë që i thith këto huazime. Inovacioni shoqëror dhe kulturor i një shoqërie përcillet me koncepte dhe ngjarje të reja që kërkojnë emërtime të reja! Vetë anglishtja ka huazuar shumë emërtime për llojet e ndryshme të shtëpive nëpër shekuj, p.sh.: castle, mansion, teepee, igloo, bungalow). Ka huazuar edhe emërtime të institucioneve kulturore (e.g. opera, ballet), apo të atyre politike (e.g. perestroika, glasnost, apartheid) (Baker, 1998:78). Sipas Myers – Scotton, në librin e saj për bilinguizmin të vitit 2006, reagimi i një disk-xhokeji në Paris më së miri flet për situatën e anglicizmave në botë. Ai, duke u përpjekur t’i kundërshtojë prononcimet puriste të pjesëtarëve të Akademisë franceze, thekson se francezët e kanë të pamundur ta gjejnë zëvendësimin e fjalës cool! (Myers – Scotton, 2006: 93). Ndër huazimet morfemike gramatikore, trajtat foljore, ndryshe nga emrat, janë më pak të huazueshme. Zakonisht atyre u prin emërtimi i konceptit: kompjuter / kompjuterizim / kompjuterizoj! Strukturat foljore të anglishtes, vështruar nga aspekti i fleksionit gramatikor (ndryshe nga shqipja) janë në numër më të pakta (Pullum i dallon 6 trajta themelore të foljes në anglishte, qofshin të shtjelluara apo të pashtjelluara: p.sh.take si present simple, takes, took, take si infinitiv, taking dhe taken). Vështruar nga aspekti i fleksionit ndajshtesor, këto struktura foljore janë gjithashtu më të pakta në numër krahasuar me emrat në anglishten. Disa nga parashtesat dhe prapashtesat më të shpeshta foljeformuese

Studime 20 283 në anglishten janë -ate(eit), be- (bii), en- (ën), -iffy (ifai), -ise/ize (ajz), prej të cilave ise/ize është më produktivja dhe shumica krijojnë folje me kuptim shkakorsie dhe vështruar nga aspekti i fjalëformimit nëpërmjet proceseve më pak produktive se ndajshtesimi në anglishten, roli verbalizues i tyre vë- rehet vetëm te procesi fjalëformues Back-formation (baby-sit, windowshop, house-keep) dhe te procesi i konverzionit1 (to handbag, bus, book). Strukturat foljore të shqipes, ndërkaq, janë shumë më komplekse dhe më të shumta si nga aspekti i klasifikimit të tyre sintagmatik brenda fjalisë ashtu edhe brenda klasifikimit të tyre paradigmatik. Nga aspekti i fleksionit gramatikor, po ta marrim shembull vetëm zgjedhimin e një foljeje të rregullt në të gjitha mënyrat dhe në të gjitha vetat, do të na dilnin më shumë trajta të realizueshme gramatikore se të gjitha versionet e mundshme fjalëformuese të shumë foljeve në anglishten. Sa i përket aspektit fjalëformues, shqipja është mjaft komplekse, por huazimet nga gjuhët e tjera i kanalizon më së shumti te zgjedhimi i parë meqë është edhe më prodhimtari në vetë shqipen (Morfologjia, 1995:278). Kjo vlen për trajtat e shtjelluara (download+ formanti oj=daunllodoj, kodifikoj, skanoj, forwardoj, ), ndërsa ato të pashtjelluarat i përshtat në shqipen kryesisht duke i shndërruar në mbiemra të nyjshëm prejpjesorë (i daunlloduar në sintagmën informacion i daunlloduar (formanti nyjë dhe prapashtesa e shqipes –uar, krijojnë fjalën e re në shqipen nga folja daunllodoj, nëpërmjet nyjëzimit). Ndonëse në shikim të parë na duket që shqipja i ka përvetësuar shumë fjalë nga anglishtja, nga 1500 hyrje të fjalorit A Dictionary of European Anglicisms (2001), redaktuar nga Manfred Görlach, vetëm 7% janë folje e që përpiluesit i kanë konsideruar huazime të anglishtes në shqipen dhe në disa gjuhë të tjera evropiane deri në fillim të 90-ave (konkretisht deri më 1995), para se anglishtja të vihej në statusin e një gjuhe zytrare në Kosovë. Këto folje të huazuara, sipas tyre, janë: bimoj (beam në Star Track, travelling a long distance in an invisible energy), bllokoj, blofoj (bluff-make confidence to get advantage), bojkotoj, kampoj, kanseloj, centroj, kompjuterizoj, krekosem (crack-yield), krosoj, dekodoj, disenjoj (sipas autorit [2]


284 Studime 20 disenj është fjalë frënge, ndërsa folja është anglicizëm), drenoj (drain a wound - drenoj plagën), dribloj (dribble), faksoj, filmoj, hack - hakeroj (piratoj propozohet nga disa gjuhëtarë), handikepoj, hintoj (nga hint, i jap nje indikacion), kidnapoj (së pari është krijuar emri kidnapper ose kidnapping e pastaj me back-formation është krijuar folja në anglishte dhe është huazuar e veçantë nga emri), liftoj (fytyrën), logohem, linçoj, menaxhoj, miksoj, parkoj, pozoj, postoj, printoj (nga print out), repoj, ricikloj, relaksohem, risetoj, skanoj, servoj (topin), shokoj, shutoj, sponsorizoj, sprintoj, startoj, stopoj, stresoj, surfoj, testoj, trajnoj, zipoj, zumoj; Rregullat e shqipes diktojnë që huazimet të shkruhen sipas shqiptimit në gjuhën e origjinalit, ose duke i shkruar si në gjuhën burimore, por duke ua shtuar mbaresat vetore me vizë ndarëse. Pra, trajtat foljore të anglishtes, kryesisht të formuara në anglishte nëpërmjet të derivacionit (ndajshtesimit) dhe konversionit, në shqipen kryesisht përshtaten duke ju bashkuar foljeve të zgjedhimit të parë të diatezës veprore, me disa përjashtime siç janë foljet e zgjedhimit jovepror (relaksohem, socializohem, etj.). Duhet theksuar se disa nga trajtat e huazuara foljore duken të jenë anglicizma në sy të parë por kur e vështrojmë etimologjinë e tyre, rezultati del ndryshe. Po të marrim shembull foljen që sapo e përmendëm socializohem, ajo rrjedh nga frëngjishtja, por në kuptimin e foljes vjen nga anglishtja në shek 19, apo fjala relaksohem, e cila duket fjalë frënge në radhë të parë me origjinë latine, por në kuptimin “to become less tense” është regjistruar së pari në anglishten në vitet tridhjetë (shih bibliografinë, versioni i fjalorit etimologjik të anglishtes në internet). Ndërkaq, fjalët eksportoj dhe eksport kanë prejardhje në dy periudha të ndryshme kohore nga dy gjuhë të ndryshme, eksportoj nga latinishtja (fillimi i shek 17) ndërsa emri eksport daton nga anglishtja pas viteve 1960. Pra, kemi të bëjmë me periudha të ndryshme kohore të hyrjes së fjalëve të huaja në shqipen në përgjithësi. Një dukuri e tillë do shpjeguar mirë në më- nyrë që të mos trajtohet prejardhja e një fjale me kuptim dhe grafi të njëjtë disa herë! Në Kosovë, pas vitit 2000, vërehet dukuria e huazimit të fjalëve të anglishtes me formant foljeformues të marrë nga serbishtja: p.sh. çekirati

Studime 20 285 imejllat (Kontrolloji e-mail-at!), zipovate dokumentin, sërfovata në kompjuter, etj. të cilat nuk janë përdorur fare gjatë kohës së kontaktit intensiv me serbishten, pra, para vitit 2000, por kanë filluar të përdoren pas kësaj periudhe, pra gjatë kontaktit të vazhdueshëm të shqipes me anglishten. Paraqitja e formantit serb te këto folje nuk mund të shpjegohet ndryshe veçse me faktin që përdoruesit e tyre, të cilët i kanë përdorur për herë të parë këto fjalë të anglishtes (surf, check, zip, etj) kishin një njohuri të mirë të sistemit gramatikor dhe fjalëformues të foljeve në serbishten! Kjo e tëra ka mund të reflektojë paraqitje të një statusi shoqëror që dëshironte të dallohej brenda një grupi si më elitar kundruall të tjerëve. Sa u përket trajtave të pashtjelluara të foljes, ato kanë depërtuar në shqipen nga anglishtja kryesisht si trajta të pashtjelluara puro gjerundiale ose si trajta participore (pjesore) të së tashmes, bashkë me mbaresën -ing: peeling / pilingu, styling / stajlingu, etj. Megjithatë, në të shumtën e rasteve, janë përkthyer si sintagma emërore për shkak të karakterit emëror të gjerundit në anglishten (smoking – prija e duhanit / duhanpirja, ose është huazuar rrënja e fjalës, por jo edhe formanti gramatikor dhe fjalëformues i anglishtes –ing: (testing – testimi, crossing – krosimi, etj.). Janë dhjetëra folje të tjera që momentalisht janë në fazën e përkohshme të përdorimit të tyre, kryesisht në shqipen e folur dhe në shqipen e shkruar jozyrtare, me trajtën e imperativit të anglishtes: dillite por jo diletoj (delete), mastero më shpejt, skajpo në ajfon!, apo edhe të tilla që tanimë përdoren me formantet e kohëve dhe mënyrave të ndryshme, si: insertoj / insertova, ataçoj / ataçova, postoj / postova, loboj / lobova, resetoj / resetova, selektoj / selektova, editoj / editova, apdejtoj / apdejtova, daunllodoj / daunllodova, draftoj /draftova, e hajlajtoj / hajlajtova, etj. e që së shpejti do të duhej përshtatur dhe futur në fjalësin e shqipes pa ndonjë paragjykim për bastardim të gjuhës, meqë shprehjet e tilla në botë tanimë konsiderohen ndërkombëtarizma për shkak të ndikimit global të anglishtes dhe implikimit të pashmangshëm të teknologjisë në jetën e përditshme dhe meqë këto fjalë të përshtatura brenda kornizës së pranueshme të fjalëformimit të shqipes e paraqesin avancimin dhe zhvillimin e shoqërisë sonë njëkohësisht!

THE ADAPTATION OF ENGLISH VERB BORROWINGS INTO ALBANIAN

[redakto]

THE ADAPTATION OF ENGLISH VERB BORROWINGS INTO ALBANIAN

[redakto]

Author:Linditë SEJDIU - RUGOVA, Prishtina THE ADAPTATION OF ENGLISH VERB BORROWINGS INTO ALBANIAN[3] Summary : The present paper aims at giving a short account of the English verb borrowings into Albanian and their adaptation within the linguistic context of spoken and written Albanian in general and in the Kosovar spoken dialect in particular. When analysing the way of assimilation of Albanian verbal borrowings from English (and from other languages), the following factors have been taken into consideration: a) what group of languages the word was borrowed from, b) if the word belongs to the same group of languages to which the borrowing language belongs, too, c) in what way the word is borrowed: orally or in the written form, d) how often the borrowing is used in the language: the greater the frequency, the quicker assimilation; e) how long has the word been living in the language: the longer it lives, the more assimilated it is. A list of English verb borrowings has been provided (based on A Dictionary of European Anglicisms (2001), edited by Manfred Görlach), together with some explanations regarding their etymological treatment as pure anglicisms. It should be emphasised that when comparing the borrowed verb forms in Albanian which at first sight appear as anglicisms, one should take into account their etymology first. Some of them, such as the verb socialize, are French borrowings with Latin origin. However, they have been introduced as verbs into other European languages exclusively from English. The recent technological development has paved the way to an increasing number of technical borrowings from English and other langauges into Albanian, some of them being borrowed together with their mophemic changes, too. Consequently, a tendency to borrow English verb root (stem) and its combination with the respective Albanian affix or inflectional suffix appears to be very frequent in the spoken Albanian.

References

[redakto]

Bibliography

[redakto]
  1. ASHRSH, Instituti i Gjuhësisë, Gramatika e gjuhës shqipe I (Morfologjia), Tiranë, 1995
  2. ASHRSH, Instituti i Gjuhësisë, Gramatika e gjuhës shqipe II (Sintaksa), Tiranë, 1997
  3. HUDDLESTON Rodney, PULLUM Geoffrey K., The Cambridge Grammar of the
  4. English Language, Cambridge University Press, Cambridge, 2002
  5. JASHARI Ali & ÇITAKU Flutura, Gramatika e gjuhës shqipe 1 (Morfologjia), Artini,
  6. Prishtinë, 2009
  7. QUIRK Randolph, GREENBAUM Sidney, LEECH Geoffrey, SVARTVIK Jan, A
  8. Comprehensive Grammar of the English Language, Longman, Essex, 1985
  9. BAKER Collin & JONES - PRYS Sylvia, Encyclopedia of Bilingualism and Bilingual
  10. Education, Multilingual matters, 1998
  11. SCOTTON Carol Myers, Multiple Voices:An Introduction to Bilingualism, Blackwell,
  12. 2006
  13. GÖRLACH Manfred, A Dictionary of European Anglicisms, Oxford, 2001
  14. NUHIU Vesel, Ndikimet ndërgjuhësore, Rilindja, Prishtinë, 1990
  15. http://www.etymonline.com/index.php?allowed_in_frame=0&search=social&searchmode
  16. =none) (Fjalori etimologjik i anglishtes në Web!)
  1. KDU 811.18'362:811.111 811.18-26
  2. ^[1- Conversion (Konversioni) është një proces i fjalëformimit sipas të cilit fjala e re krijohet pa e ndryshuar ose duke e ndryshuar pjesërisht formën, p.sh. book (libër dhe book (rezervoj), ose advice (këshillë) dhe advise (këshilloj)!
  3. ^[http://www.ashak.org/repository/docs/Studime_20_WEB_601976.pdf by Linditë SEJDIU - RUGOVA, Prishtina - THE ADAPTATION OF ENGLISH VERB BORROWINGS INTO ALBANIAN