Wikibooks:Books/Funksioni eciklopedik i letërsisë

Nga Wikibooks

Stampa:Saved book

Funksioni eciklopedik i letërsisë[redakto]

Ali ALIU: Prishtinë FUNKSIONI ENCIKLOPEDIK I LETËRSISË[1] Kur në seksionin tonë Gjuhë dhe Letërsi vendosëm ta shtrojmë në një diskutim tryeze praninë e letërsisë në projektet enciklopedike, në fillim sikur kishim parasysh vetëm letërsinë shqipe dhe përvojën tonë në këtë fushë. Për veten time, i nxitur pak edhe nga jehona që gjatë vitit të kaluar iu bë Monografisë Kosova, projekt i kësaj Akademie, e sidomos kapitullit Letërsia Shqipe në Kosovë, e para, dhe e dyta edhe fillimi i punës në projektin e ri të kësaj Akademie “Fjalori enciklopedik i Kosovës”, qenë persiatjet kryesore. Natyrisht parasysh kishim edhe përvojën e dy botimeve të Fjalorit enciklopedit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Letërisa shqipe, ndërsa, e pranishme në përvojat enciklopedike të huaja, që, siç e dimë është thuajse incidentale, erdhi fare spontanisht dhe natyrshëm, duke e zgjeruar kështu shtratin tematik të ngasjes së parë, që ishte Letërsia shqipe në projektet enciklopedike shqiptare të gjertanishme dhe të projektuara për nesër.

Përballë temës së shtruar kështu, Letërsia shqipe në projektet enciklopedike, nxit ngasje edhe nga një perspektivë e tillë: ç’kërkon letërsia në dijen enciklopedike, përkatësisht ç’pretendime ka ajo në këtë fushë? Cili aspekt i saj mbetet i përjashtuar, cila perspektivë e dijes letrare mbetet e përjashtuar, e pa përfshirë brenda fushës e dijes që e quajmë shkencë mbi letërsinë? Ç’pjesë e objektivit të saj mbetet përjashta kur dihet se burim mësimi, formimi, përvetësimi i saj nuk mbështetet e as nuk vjen përmes projekteve enciklopedike? Pyetjet e shtruara detyrimisht të kthejnë te funksioni kryesor i tekstit, i librit të emërtuar Fjalor enciklopedik, Enciklopedi e përgjithshme e që më i pari do të ishte infomim i shpejtë dhe i shkurtë në shërbim të përgjithshëm, ndihmesë e të gjithë atyre që e konsultojnë doracakun në fjalë, pavarësisht ngasjes dhe nevojës, objektivit që kanë, ngasjes që i shtrëngon ta shfletojnë atë doracak shpejt e shpejt.

KDU 821.18.09 352 Studime 20

Nuk kam njohuri në shkallë sa të flas për përvojat e letërsive të kulturave dhe gjuhëve të huaja në këtë fushë, por nga përvoja e pakët e jona bie në sy se ndjeshmëria e atyre që e krijojnë letërsinë, por edhe të atyre që besojnë që janë të tillë, është posaçërisht e madhe. Përfshirjen – mospërfshirjen në një doracak të këtillë leksikografik shumica e përjetojnë dramë të vërtetë. Ata mund të mos kenë lexues të shumtë, mund të mos u blihen librat që vazhdojnë, pa marrë parasysh, të botohen pa u sekëlldisur fort, por po nuk e gjetën emrin në një projekt enciklopedik dëshpërimi vjen përmasasht tunduese. Pse ndodh keshtu? Ç’u ofron shkrimtarëve prania në kolonat e fjalorit enciklopedik, që s’ua ofron dot as jehona e lexuesit, as konsiderata e pranishme ose e munguar e vlerësuesit? Mos vallë një ndjenjë e pranisë së përhershme, meqë libri enciklopedi është dhe do të vazhdojë të mbetet, pavarësisht formës dhe rrugës së komunikimit (vetëm para disa muajve “Britanika”, shpalli vendimin se në vazhdim do jetë libër elektronik), ndihmesë praktike në biblotekën e secilit që është lexues. Libri i tillë leksikografik, duke qenë ndihmesë për të gjithë, që nga kureshtari më i rëndomtë, deri tek krijuesi, intelektuali etj., pra tekst i përhershëm në tavolinën e punës, në raftet e bibliotekës, nga njëra anë, dhe të qenit i pranishëm me emër dhe mbiemër në faqet e tij qoftë edhe në rrethin e fundit të vlerës së shkallëzuar, duket se vetvetiu merr peshë që është tërheqëse, ose të paktën që duket e tillë. Libri i tillë i përhershëm, i kudopranishëm, burim i formimit dhe i informimit kulturor, është të paktën indikator lehtësus për përpiluesit e teksteve nga historia e letërsisë, për studiuesit e saj, për përpiluesit e programeve dhe teksteve shkollore, për autorët dhe përpiluesit e antologjive letrare. Libri enciklopedik, dua të them, ka një ngjashmëri tundimi me librin e quajtur antologji letrare, përzgjedhje antologjike. Edhe pse libri i parë për autorësi ka një institucion leksikografik kryesisht, libri i dytë për autor ka një individ, ndjeshmëria megjithatë e letërsisë ndaj tyre, e krijuesve të saj është e madhe. Dhe objekivi që kanë ose pretendojnë gjithashtu është edhe s’është i ngjashëm: i pari, projekti enciklopedik shtrihet më përfshirës në një botë letrare, por që klasifikimin vlerësues e ka të njëjtë me librin e dytë, përkatësisht me hapësirën tekstorenë rasti e pare me rreshta, në të dytin me

Studime 20 353 vargje. Të përbashët, gjithashtu, kanë besimin, përkatësisht iluzionin e të pranishmëve midis të përhershmëve. Te krijuesit e vërtetë besimi në vete është i natyrshëm, i përhershëm pavarësisht pranisë në projektet e zëna në gojë, që manifestohet qoftë i pranishëm apo i munguar në të dy rastet.


Enciklopedia letrare[redakto]

Sabri HAMITI, Prishtinë ENCIKLOPEDIA LETRARE[redakto]

Për një enciklopedi të letërsisë shqipe[2] Kultura shqiptare tashmë ka nevojë për hartimin e një enciklopedie të letërsisë shqipe, vepër që do ta trajtonte historinë e letërsisë shqipe dhe bashkëkohësinë e saj, me synimin për të dhënë në një sistem të përbashkët evidencat dhe vlerat e saj. Kjo vepër kolektive, e hartuar nga njohësit e letërsisë, domosdoshmërisht shkon përtej provave të bëra për hartimin e historisë së letërsisë shqipe të nivelit elementar, apo të nivelit akademik. Enciklopedia e letërsisë shqipe do të hartohej me zëra të përfshirë në disa kategori themelore: biografi; interpretime; kryevepra; periudha e drejtime; gjini, lloje e forma; revista e gazeta; institucione; letërsi e përkthyer.

1. Biografi[redakto]

Artikujt biografikë të shkrimtarëve shqiptarë do të kenë këtë strukturë: në fillim të dhënat themelore civile të shkrimtarëve, pastaj paraqitja e veprës letrare, analiza e veprave të rëndësishme, pastaj bibliografia e shkrimtarëve, e në fund literatura më e rëndësishme për shkrimtarët. Artikujt për shkrimtarët, do të ndahen në disa kategori, në bazë të mënyrës së trajtimit dhe të gjatësisë. I. Artikuj për shkrimtarët klasikë (nacionalë) të letërsisë shqipe, që me veprat e veta kanë shënuar epokat e veta letrare dhe kanë mbetur të shenjuar si vlera kulmore kulturore në historinë e letërsisë shqipe. Këtu hyjnë shkrimtarët si Marin Barleti, Gjon Buzuku, Pjetër Bogdani, Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Ndre Mjedja, Gjergj Fishta, Ismail Kadare, etj. II. Në këtë grupim hyjnë artikujt për shkrimtarë të njohur, për të cilët kritika e historiografika letrare tanimë ka dëshmuar që kanë krijuar vepra me vlera të pakundërshtueshme, si Jul Variboba, Zef Serembe, Gavril Dara, Sami Frashëri, Andon Zako Çajupi, Pashko Vasa, Zef Skiroi, AlekKDU 821.18(031) 356 Studime 20 sandër Drenova, Fan S. Noli, Faik Konica, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Migjeni, Martin Camaj, Jakov Xoxa, Esad Mekuli, Anton Pashku, Ali Podrimja, etj. III. Në këtë grupim hyjnë artikujt për shkrimtarët e periudhave të kaluara, të cilët historiografika letrare dhe kritika i çmon të rëndësishëm, si dhe shkrimtarët bashkëkohorë të vlerësuar nga kritika, të përkthyer në gjuhë të tjera, por që nuk e kanë përfunduar ende veprën e vet letrare. IV. Në këtë kategori hyjnë shkrimtarët më pak të rëndësishëm nga e kaluara e letërsisë shqipe dhe shumica e shkrimtarëve shqiptarë bashkë- kohorë.

=2. Interpretime[redakto]

Në këtë kategori shkrimesh hyjnë interpretimet e veprave të njohura të të gjitha gjinive e llojeve në letërsinë shqipe: poezi, romane, drama, novela, ese. Këto janë interpretime letrare me qëllim të shpalimit të strukturave të tyre të veçanta dhe të vlerave letrare, në raport me veprat e tjera të shkrimtarit dhe me veprat e tjera të llojit në kuadër të letërsisë shqipe.

3. Kryevepra[redakto]

Kategori e veçantë e artikujve është ajo për kryeveprat letrare, të cilat përkufizohen si veprat kryesore të autorëve, dhe të epokave letrare, ato që shpërfaqin struktura e domethënie të reja, duke ruajtur karakteristikat e epokave; përfaqësojnë poetikat e autorëve, shfaqin shndërrimet e përhershmëritë letrare, duke ruajtur vlera letrare të përhershme, si, Histori e Skënderbeut, Cuneus Prophetarum, Këngët e Milosaos, Lulet e verësë, Andrra e jetës, Mino, Lahuta e Malcís, Ylli i zemrës, Vargjet e lira, Kronikë në gur, Oh! etj. Statusi i kryeveprës letrare trajtohet si i përfituar në kuadër të letërsisë shqipe, mirëpo vetvetiu sprovohet duke u krahasuar me kryeveprat e letërsive të tjera, në këtë rast së pari me vepra të letërsive evropiane.

4. Periudha e drejtime[redakto]

Këto janë tekste sintetizuese që përfshijnë tërësinë e letërsisë shqipe dhe rrokin epoka stilistike, karakterizime poetike e ngjarje letrare, si huma- nizmi, biblizmi, romantizmi, paramodernizmi, modernizmi, socrealizmi, etj. Pra, kërkohet trajtimi i periudhave dhe drejtimeve letrare simbas paraqitjes historike të literaturave botërore, duke i parë këto të shfaqura dhe në letërsinë shqipe. Mirëpo epokat letrare, madje dhe emërtimet e tyre, nuk janë të barasvlefshme në kohë e në emërtime me epokat dhe fenomenet në letërsinë shqipe. Kjo shtron domosdonë që në këtë nivel trajtimi të merren fenomene specifike të letërsisë shqipe, të cilat do të kenë dhe emërtime që prodhohen nga trajtimi i kësaj letërsie si: fetërsia filobiblike, fejtexhinjtë, Rilindja, fetërsia e françeskanëve, fetërsia e fiasporës, fetërsia e fisidencës, etj. Të gjitha këto emërtime, për fenomene karakteristike të letërsisë shqipe, është e domosdoshme që të diskutohen para se të marrin formulimin përfundimtar. Këta artikuj sintetizues do të përfshijnë referenca historike dhe karakterizime tipologjike, duke u argumentuar me autorët më të mëdhenj përfaqësues.

5. Gjini, lloje e forma[redakto]

Artikuj për ndarjet klasike të gjinive: lirikë, epikë e dramatikë. Artikuj të veçantë: lirika, tregimi, romani, epi, poezia epike, kritika, eseja, drama, antidrama, autobiografia, biografia, kujtimet, ditari, soneti, vargnimi, prozca poetike, skica, etj. Kjo lidhet me format klasike dhe bashkëkohore të prodhuara në trashëgiminë e letërsive të ndryshme. Mirëpo edhe në këtë nivel, klasifikimit universal letrar duhet t’i shtohen dhe venerimet për forma letrare që janë nganjëherë karakteristikë e zhvillimit të letërsisë shqipe, si forma a struktura letrare, që në fazë kalimtare kalojnë nga një formë në një formë tjetër, po shenjojmë veprat: Gjella e Shën Mërisë Virgjër, Divani, Baba Musa lakuriqc. Edhe më tutje një nënkategori formale në trajtën e librit të prozave (tregime të lidhura): Pasqyrat e Narçizit, Novelat e Qytetit të Veriut, Ahmet Koshutani, Vdekja më vjen prej syve të tillë. Po ashtu, libri i poezisë si: Ylli i zemrës, Vargjet e lira, Psalmet e murgut. Edhe libri i dramës, si Bregu i pikëllimit. 6. Revista e gazeta Një enciklopedi e letërsisë shqipe i ka të domosdoshëm artikujt për revistat kryesore dhe gazetat (të përkohshmet), të cilat kanë rëndësi të 358 Studime 20 dyfishtë sepse botojnë letërsi, vlerësojnë letërsinë në kohën e shfaqjes së saj dhe në këtë mënyrë shprehin sensibilitetin letrar të kohës e po ashtu krijojnë një vetëdije letrare. Në veçanti revistat që mbledhin rreth vetes grupime letrare artikulojnë dhe karakteristikat themelore të brezave letrarë dhe të kërkimeve të reja letrare. Donë trajtim revistat: Albania, Hylli i Dritës, Diturija, Illyria, Bota e re, Literatura jonë, Nëntori, Jeta e re, Fjala, Pionieri, Drita, etj. Trajtimi i revistave bëhet i lidhur dhe me pikëpamjet e shkrimtarëve – redaktorëve shumëvjeçarë të tyre. Një kategori e veçantë artikujsh do të trajtojnë botimin dhe shqyrtimin e letërsisë edhe në gazetat ditore, sidomos ato që për vite të tëra kanë pasur rubrika të veçanta standarde për botimin dhe interpretimin e fenomeneve letrare.

7. Institucione[redakto]

Kategori e veçantë e artikujve lidhen me institucionet të cilat e botojnë dhe e studiojnë në mënyrë sistematike letërsinë shqipe. Ndër të parët hyjnë shtëpitë botuese në kohë të ndryshme, të cilat pa mëdyshje që me zgjedhjen dhe me botimet kanë ndikim në vlerësimet dhe në mënyrën e receptimit të letërsisë, në mënyrë të veçantë botuesit e mëdhenj, që kanë bërë ose bëjnë qarkullimin më të madh të librave letrarë. Në institucionet e studimit të letërsisë përfshihen akademitë, botimet enciklopedike, botimet shkencore, institutet e letërsisë, katedrat e letërsisë në botën shqiptare dhe në botën e huaj. Këtu hyjnë dhe teatrot nacionale si shpërfaqje publike të vlerave letrare dhe të komunikimit të veçantë, sidomos të veprave dramatike. Asociacionet letrare, po ashtu, kanë pasur një rol të veçantë të vlerë- simit të letërsisë nëpër kohë, duke provuar kriteret e vlerësimit në raport me kohën e shfaqjes së veprave dhe të autorëve. 8. Letërsia e përkthyer Çështja e letërsisë së përkthyer do trajtim në dy rrafshe, në dy drejtime. Njëri drejtim është përkthimi i letërsisë botërore, veçanërisht i kryeveprave të autorëve të mëdhenj në gjuhën shqipe, i cili pos që merr karakter kulturor, njohës, merr karakter të fuqishëm ndikues në periudha të ndryshme të shkrimit të letërsisë shqipe. Shtresimi kohor i përkthimit në shqip të Studime 20 359 veprave të Homerit, tragjedianëve grekë, Biblës, Virgjilit, Dantes, Shekspirit, të klasikëve, romantikëve, realistëve e të modernëve të letërsive evropiane, mund të lexohet si një ndikim frytdhënës edhe në shkrimin dhe në komunikim letrar të letërsisë shqipe. Drejtimi tjetër ka të bëjë me përkthimin e veprave të letërsisë shqipe në gjuhët e huaja. Ky fenomen letrar domosdo ka dy funksione kulturore dhe letrare: afirmon identitetin letrar shqiptar, duke e bërë të komunikueshëm me letërsitë e tjera, dhe sprovon vlerat e letërsisë sonë në komunikime universale letrare.

References[redakto]

  1. ^[http://www.ashak.org/repository/docs/Studime_20_WEB_601976.pdf%7CSTUDIME Revistë për studime filologjike 202013, KDU 821.18.09AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS/ ACADEMIA SCIENTIARUM ET ARTIUM KOSOVIENSIS
  2. ^[http://www.ashak.org/repository/docs/Studime_20_WEB_601976.pdf STUDIME Revistë për studime filologjike 202013