Wikibooks:Books/Enciciolopedia universal- përfaqsimi shqiptar
Enciklopedia Universalis - përfaqësimi shqiptar
[redakto]Ardian Marrashi, Tiranë
[redakto]Ardian MARASHI, Tiranë: PËRFAQËSIMI SHQIPTAR NË “ENCYCLOPÆDIA UNIVERSALIS” (2012) Enciklopedia Universalis është padyshim një ndër referencat më autoritare në llojin e enciklopedive të përgjithshme. Ajo botohet në gjuhën frënge dhe i drejtohet kryesisht publikut francez, por hartohet në mënyrë të atillë që t’u përgjigjet kërkesave të një publiku të ftilluar universal dhe universalist. Tipari më i dallueshëm i kësaj enciklopedie është serioziteti me të cilin përzgjidhet ekipi i gjerë i autorëve hartues të zërave, si dhe kujdesi me të cilin punohet në aspektin redaksional dhe atë grafik. Nga koha kur doli vëllimi i parë i botimit të parë të saj, më 1968, Universalis është botuar periodikisht në format letër, gjithsej shtatë herë, me nga 20 vëllime në botimin e parë të plotë më 1975 dhe 30 vëllime në botimin e saj të fundit në format letër, më 2012. Ndërkaq, duke nisur nga viti 1995, kjo enciklopedi botohet çdo vit në format elektronik, e përditësuar me të rejat më të fundit, të karakterit shkencor po aq sa edhe të konceptimit grafik dhe elektronik. Encyclopædia Universalis mëton të përmbajë të rejat botërore të shkencave e të dijeve, të cilat kanë marrë paraprakisht konfirmim të besueshëm në nivel akademik e shkencor. Për këtë arsye, Universalis shënohet jo vetëm si referencë kryesore në fushën e enciklopedisë, në rang botëror, por edhe si model i seriozitetit dhe i besueshmërisë. Misioni i saj është që t’u ofrojë lexuesve tërësinë e konfirmuar të dijeve dhe të informacionit, në ndërthurjen e tyre të natyrshme apo rastësore, duke bashkuar për këtë që- llim dijen e integruar për secilin zë të përfaqësuar në të: rrjeti tejet i përpunuar dhe i sofistikuar i referencave të tërthorta, që shërbejnë për ta ndriçuar artikullin dhe për të ndërlidhur në një rrjet kuptimplotë gjithçka që i shërben njohjes sa më të plotë për të, përbën pikën më të fortë të kësaj vepre monumentale. Konkretisht, në edicionin e saj të fundit në letër, atë të vitit 2012, për KDU 001(092)(031) =18 929(4/9)(031) =18 370 Studime 20 hartimin e Encyclopædia Universalis kanë punuar mbi 7.200 autorë, që janë ndër specialistët më në zë nga të gjitha fushat e dijes. Artikujt e tyre shoqërohen me mbi 25.000 dokumente ikonografike: fotografi, sekuenca filmike e video ilustruese; me mbi 9.000 skica, grafikë, tablo e vizatime; si dhe me një atlas interaktiv, ku përfshihen rreth 1.300 harta të tipave të ndryshëm. Në total, Encyclopædia Universalis, sipas të dhënave që ekipi i redaksisë jep për versionin e fundit të botuar në volum letër,1 përmbledh 34.400 artikuj dhe 30.200 medie, në 30 vëllime. Në versionin elektronik, këtyre të dhënave u shtohet edhe një fjalor frëngjisht-frëngjisht i tipit të thelluar, me 120.000 hyrje. Për vetë pozicionimin e kësaj vepre në bibliotekën e dijes botërore është me shumë interes të shihet se sa dhe si janë përfaqësuar në të shqiptarët, se ç’vend zë ky përfaqësim në tërësinë e artikujve të ngjashëm për vende e popuj të tjerë, si dhe çfarë realizimesh, po edhe çfarë mangësish, mund të vërehen lidhur me vlerat njohëse të informacionit për botën shqiptare që përçojnë artikujt e Encyclopædia Universalis tek lexuesi francez dhe ai botëror. Në shqyrtimin tonë do të ndalemi pikërisht në këtë problematikë, duke u fokusuar njëkohësisht në dy aspekte, në aspektin informues dhe në aspektin vlerësues të artikujve që bëjnë fjalë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga afër ose nga larg, për shqiptarët. Fillimisht, le të shohim se ç’rezultate na sjell kërkimi tematik në edicionin e vitit 2012 të Encyclopædia Universalis. 2 Zëri “Albanie”, në kërkimin e thjeshtë tematik përfaqësohet me 46 hyrje në enciklopedi, prej të cilave 22 janë me lidhje të drejtpërdrejtë, të paraqitura vetëm për Shqipërinë, pra me kuptimësi ose përfaqësim maksimal. Këtu bëjnë pjesë edhe 8 medie, përkatësisht foto dhe harta, që ilustrojnë zërin kryesor “Albanie”, kurse pjesa tjetër e zërave, 16 syresh, janë artikuj 1. Në faqen zyrtare të internetit (www.universalis.fr), por edhe në shtyp, ekipi i redaksisë njofton se versioni i vitit 2012 është i fundit që do të botohet në vëllime letër. Botimi i parë i Encyclopædia Universalis nis në vitin 1968 dhe përfundon më 1975, në 20 vëllime. Deri më sot, përfshirë edhe versionin e fundit të vitit 2012, kjo enciklopedi është ribotuar shtatë herë, pa llogaritur versionin elektronik, i cili që nga viti 1995 e vijim botohet rregullisht çdo vit, i përditësuar me të rejat më të fundit. 2. Meqenëse versioni elektronik ofron një hipertekst të përgjithësuar e të plotë për krejt enciklopedinë, kërkimet dhe shqyrtimet e pasqyruara në këtë artikull do të mbështeten në versionin elektronik të Encyclopædia Universalis, për t’u fokusuar në zërat-kyç: Albanie / Albanais dhe Kosovo / Kosovar. Studime 20 371 sintetizues ose individualë, që lidhen nga afër a nga larg me Shqipërinë, prej të cilëve 3 nga afër dhe 13 nga larg ose nga shumë larg. Si artikuj individualë, me hyrje të veçantë dhe me lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipë- rinë, gjejmë, në rend alfabetik, 14 zëra: Ali Pasha, Alia Ramiz, Arkeologjia shqiptare, Bektashizmi, Durrësi, Enver Hoxha, Epiri, Gegët, Kadare Ismail, Korça, Shehu Mehmet, Skënderbeu, Tirana, Zogu I. Mrekullisht, zëri “Mère Thérésa” figuron në ndërlidhje të drejtpërdrejtë hiperteksti me zërin “Albanie “dhe është shkruar nga Anne SEBBA, gazetare dhe biografe.3 Sëfundi, në një kërkim pa kritere në indeksin e enciklopedisë, emri “Albanie “përmendet gjithsej në 133 artikuj dhe medie. Zëri kryesor, “Albanie”, është një artikull sintezë prej 27 faqesh, për të cilin kanë punuar 4 autorë, respektivisht Anne-Marie Autissier dhe Edith Lhomel për pjesët Hyrje dhe Historia e pasluftës, Christian Gut për pjesën Historia deri më 1945 dhe Odile Daniel për pjesët Gjeografia dhe Letërsia. Ndërkaq, zëri kryesor “Albanie” plotësohet, në formë përditësimi, me zëra të dedikuar shtesë, që janë: Kronologji e viteve 1990-2008, shkruar nga Redaksia; Aktualiteti i vitit 2009, shkruar nga Fabian Schmidt; dhe Aktualiteti i vitit 2010, nga po ky autor. Kërkimi tematik për zërin-kyç “Albanais” i shton shumë pak zërit “Albanie”, duke e drejtuar hipertekstin në pothuaj të njëjtit zëra si “Albanie”, që shërben si zëri i referencës bazë. Përmendim këtu daljen e hyrjeve të reja me shumë kuptimësi dhe interes, që janë Marko Botzaris, Ibrahim Rugova, Angjelin Preljocaj, Shkupi, Shkolla e Venedikut, Arianët, Bill Klinton, Diaspora; por edhe: Mafia, të Drejtat e minoriteteve, Spastrimi etnik. Ndërkaq, nëse për zërin “Kadare”, të ndërlidhur me “Albania”, kemi një paraqitje të drejtpërdrejtë prej rreth 3 faqesh, të hartuar nga Jean-Paul Champseix, tek zëri “Albanais” gjejmë edhe si hyrje të veçantë analizën e romanit të Kadaresë “Muzgu i perëndive të stepës”, nga Jacques Jouet.4 3 Themi se zëri “Nënë Tereza” figuron mrekullisht në ndërlidhje të drejtpërdrejtë hiperteksti me zërin “Shqipëri”, sepse shpesh, në enciklopeditë e ndryshme, ky zë ose figuron me Maqedoninë në lidhje të drejtpërdrejtë origjine, ose shkruhet nga autorë me origjinë sllave. Në enciklopedinë Universalis zëri “Nënë Tereza” ndërlidhet vetëm me zërin “Shqipëria” dhe s’ka lidhje të drejtpërdrejtë hiperteksti me zërin “Maqedonia”. 4. Nuk ka ndonjë arsye të dukshme që shpjegon pse romani “Muzgu i perëndive të stepës” veçohet për t’u trajtuar si zë më vete në këtë enciklopedi, përkundër romaneve të tjerë më të përmendur ose atyre më të fundit të autorit. Por duhet theksuar se kjo analizë figuron në dosjen e madhe të enci- 372 Studime 20. Fjala-kyç “Albanie”, me artikullin sintezë prej 27 faqesh dhe me ndërlidhjet në hipertekst me 133 zëra të Encyclopædia Universalis themi se e përmbush relativisht bindshëm misionin enciklopedist për t’i dhënë lexuesit informacion bazë dhe njohje të përzgjedhura orientuese rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndërkaq, fjala-kyç “Kosovo” (në krah të së cilës shënohen edhe grafitë ‘Kossovo’ dhe ‘Kosovë’) ka një paraqitje mjaft problematike, e cila lë për të dëshiruar qoftë për sa i takon aspektit të përfaqësimit, qoftë atij të hartimit e të redaktimit të zërit kryesor e të zërave përbërës. Së pari, në kërkimin e orientuar tematik brenda enciklopedisë, sipas zinxhirit të propozuar nga vetë redaksia e kësaj enciklopedie, në ndërlidhjen: Histori / Historia sipas zonave gjeografike dhe vendeve / Historia e Europës Qendrore dhe Lindore, Kosova nuk figuron. Ndërkaq, përveç Shqipërisë e vendeve të tjera të rajonit në fjalë, në këtë lidhje rreshtohen Jugosllavia me gjashtë vende të dala nga copëtimi i saj (sipas shfaqjes në listë: Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia). Së dyti, tërheq vëmendjen fakti se, ndërsa zëri “Kosovo” ndërlidhet me zërin “Albanie” përmes indeksit tematik të drejtpërdrejtë, ky i fundit nuk propozon ndërlidhje të indeksuar me zërin “Kosovo”, përpos ndërlidhjes që jep hiperteksti për tërësinë e zërave të enciklopedisë. Së treti, çudia bëhet e madhe kur vëren se kërkimi për zërin-kyç “Kosolo” të nxjerr përpara një artikull me vetëm një faqe e gjysmë (kundrejt 27 faqeve, për shembull, që jepen për zërin-kyç “Albanie”). Nga ana tjetër, ilustrimet e paraqitura për zërin-kyç “Kosovo” nuk shënojnë asnjë simbol të Kosovës, as hartën, as flamurin dhe as stemën, sikurse ndodh me shtetet e me vendet e tjera. Duket se redaksia e Encyclopædia Universalis e ka pasur më fort shqetësim që të tregohet “politikisht korrekt”, sesa të plotësojë misionin e vet të rëndësishëm për të dhënë informacion dhe dije sintetike për zëra të mëdhenj, siç janë vendet dhe shtetet e ndryshëm të botës. Mirëpo duke privilegjuar qasjen politike kundrejt asaj shkencore, me zërin “Kosovo” klopedisë, me titull “Biblioteka”, ku janë përzgjedhur për analizë gjithsej 1000 vepra nga literatura e përbotshme e të gjitha kohëve. Studime 20 373 redaksia e Universalis ka rënë në kundërshti dhe në pasaktësi bërtitëse, nëmos tendencioze. Përmbajtja e zërit “Kosovo” befason qysh në hyrje, menjëherë në fjalinë e parë, ku njoftohet se Kosova, si territor, bën pjesë në Serbinë jugore (lexo : “territor i Europës jugore të Serbisë” [?!] – territoire de l’Europe méridionale de la Serbie). Në vijim, po në fjalinë e parë dhe në kontradiktë të plotë me veten, artikulli njofton se Kosova kufizohet me Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.5 Në fillim Kosova quhet “terri- [1]: Tezyme:Territoire de l'Europe méridionale de la Serbie, le Kosovo (Kosovo i Metohija ou Kosmet pour les Serbes, Kosovë en albanais) a des frontières communes avec la Serbie, l'Albanie, la Macédoine et le Monténégro. Sa population est de l'ordre de 2,2 millions d'habitants (2005), repartis sur 10 887 kilomètres carres et comprenant, pour s'en tenir a ses deux composantes principales, une très forte majorité d'Albanais et une minorité de Serbes. Sa capitale est Priština (env. 600 000 hab.). Possédant un relief montagneux, le Kosovo est constitue de deux bassins : le Kosovo proprement dit a l'est et la vaste plaine orientale de la Metohija. Les hivers sont rigoureux et neigeux, les étés torrides. Les richesses minières sont variées (plomb, zinc, nickel, lignite, bismuth, etc.). L'exacerbation des antagonismes nationaux entre Serbes et Albanais a marque les années 1990 et 2000. Le Kosovo, en effet, représente un des centres historiques du peuple serbe, alors qu'il est peuplé majoritairement d'Albanais, qui voient en lui la terre de leurs ancêtres, les Illyriens. Pour les Serbes, le Kosmet représente le cœur de la Serbie médiévale, le foyer de l'orthodoxie, le lieu de la célèbre bataille de Kosovo Polje (le « champ des merles »,1389), qui marqua la victoire des Ottomans et entraîna la disparition de l'autonomie serbe. Les migrations serbes furent massives (XVIIe-XVIIIe s.). Avec la première guerre balkanique (1912-1913), le Kosovo est rattaché a la Serbie. Pendant la Seconde Guerre mondiale, il est annexé par la Grande Albanie, et une partie de la Metohija est occupée par la Bulgarie. Au sein de l'ancienne Yougoslavie socialiste, le Kosovo a d'abord le statut de région autonome puis celui de province autonome. A partir de 1989 et sur l'initiative de Slobodan Milošević. (1941- 2006), il perd les prérogatives que lui avait accordées la Constitution de 1974, retournant dans le giron serbe. Il fait donc partie intégrante de la république fédérale de Yougoslavie. La situation des Albanais du Kosovo est catastrophique : en majorité, ils sont exclus du pouvoir, de la production, de la vie sociale normale. Le gouvernement serbe, appuyé par un important système policier, exerce une forte répression a l'encontre de la communauté albanaise (nombreuses arrestations et tortures). Les idées irrédentistes et pannationales (Grande Serbie et Grande Albanie) sont présentes dans les deux camps. Les Albanais veulent l'indépendance du Kosovo, refusant l'autonomie simple, tout en promettant de garantir les droits culturels et nationaux des Serbes et des Monténégrins; mais, pour les Serbes, le Kosovo doit indiscutablement rester à la Serbie, et seule peut être négocié une certaine forme d'autonomie culturelle des Albanais. Des 1992, Belgrade a conçu un programme de colonisation de la province, pour installer 100 000 Serbes et Monténégrins au Kosovo afin d'en changer a moyen terme la structure nationale. Parallèlement, les forces politiques s'organisent chez les Albanais, mais sont loin d'être épargnées par les scissions et les tensions internes, Le Parlement du Kosovo proclame dans la clandestinité, le 7 septembre 1990, la république du Kosovo, et des élections pluripartites législatives et présidentielle (non reconnues par le gouvernement yougoslave) ont lieu en mai 1992. Le président de cette nouvelle république (seulement reconnue par l'Albanie) est Ibrahim Rugova (1944-2006), président également de la Ligue démocratique du Kosovo (L.D.K.), principal parti politique. Les 374 Studime 20 tor” i Serbisë, kurse menjëherë në vijim njoftohet se territori i saj kufizohet me Serbinë (!). Se çfarë duhet të kuptojë nga kjo lexuesi, që Kosova është apo nuk është shtet a njësi politike e dallueshme, kjo nuk duket se i shqetë- son fort autoren e zërit dhe ekipin e redaksisë. Përkundrazi, mënyra e të shprehurit brenda artikullit e vendos informacionin në një ekuivok të vazhdueshëm, aq sa as shqiptarët dhe as serbët nuk e kuptojnë dot se cila është situata e tyre “zyrtare” në raport me Kosovën. Në paragrafin e parë, shqiptarët quhen “shumicë” (majorité), mirëpo ky përcaktim e pengon lexuesin të konkludojë se Kosova është shqiptare. Në paragrafin e dytë, përdorimi i konektorit argumentues “në fakt” (en effet) fsheh një tendenciozitet në dobi të tezës serbe se Kosova qenka djepi historik i Serbisë (Le Kosovo, en effet, représente un des centres historiques du peuple serbe); ndërkohë, fakti se Kosova ka qenë lashtësisht iliro-shqiptare, kreditohet nga autori vetëm si tezë shqiptare: “shqiptarët shohin në të tokën e stërgjyshërve të tyre, ilirë- ve” (les Albanais voient en lui la terre de leurs ancêtres, les Illyriens). Po autorités de Belgrade ne reconnaissent pas ces élections mais autorisent l'existence de la L.D.K. Les Albanais boycotteront les élections législatives de décembre 1992 et 1993 en Serbie. Le choix de la résistance armée, préconisée dès 1992-1993 par l'Armée de libération du Kosovo (U.Ç.K.), prend peu à peu de l'ampleur. Discrète au début, l'U.Ç.K multiplie les attentats à partir de 1996 et décide de passer à l'offensive au début de 1998 afin de constituer des zones libérées. Les autorités serbes réagissent en fermant les frontières avec l'Albanie et la Macédoine pour éviter l'entrée d'armes au Kosovo. Les violents affrontements qui ont lieu en 1998 amènent les Occidentaux à proposer une solution négociée. En octobre 1998, un accord, obtenu sous la pression des États-Unis, entérine la mise en place d'un dispositif de surveillance du retrait des forces serbes sous le contrôle de l'Organisation pour la sécurité et la coopération en Europe (O.S.C.E.). Officiellement accepté par Belgrade, cet accord suspend temporairement l'ultimatum lancé par l'O.T.A.N. Mais la mauvaise volonté manifestée par les Serbes à l'égard de l'O.S.C.E. et la poursuite des hostilités poussent le Groupe de contact sur l'ex-Yougoslavie à convoquer les Serbes et les Kosovars à des négociations avec obligation d'aboutir à un accord. Tenues à Rambouillet (février 1999) puis à Paris (mars 1999), celles-ci échouent, les Serbes rejetant finalement les dispositions d'un accord qui prévoit une autonomie substantielle pour le Kosovo et le déploiement d'une force multinationale dans la région. Le 24 mars 1999, l'O.T.A.N. décide de lancer des frappes aériennes contre des cibles serbes. Belgrade amplifie alors les opérations de nettoyage ethnique de la région; devant les violences perpétrées par les Serbes, les Albanais du Kosovo s'enfuient massivement, principalement vers l'Albanie et la Macédoine. Au terme des affrontements, conclus par la résolution 1244 du Conseil de sécurité des Nations unies et les accords de paix de juin 1999, le Kosovo est placé sous administration de l’O.N.U. et les forces de l’O.T.A.N. sont chargées de se déployer. Relancées en 2005-2007 avec la mission confiée par l’ON.U. à l’ancien président finlandais Martti Ahtisaari, les négociations sur le statut du Kosovo entre Belgrade, soutenue par la Russie, et Priština, appuyée par la diplomatie européenne et par les États-Unis, resteront dans l’impasse. Le 17 février 2008, le Parlement kosovar proclame unilatéralement l’indépendance du Kosovo. La reconnaissance de celle-ci partage la communauté internationale, et l’Union européenne elle-même. Studime 20 375
- kështu, në fund të paragrafit të tretë, konektori “pra” (donc), shoqëruar me
folje në kohën e tashme, kohë që në tipin e shkrimit enciklopedik shërben për të shprehur të vërteta të përhershme, duket sikur akrediton tezën se qenka e natyrshme që Kosova, si pjesë përbërëse e ish-RFJ, të jetë e integruar në Serbinë (Il fait donc partie intégrante de la république fédérale de Yougoslavie). Në fund, duke shënuar se njohja e Kosovës ka krijuar ndarje në komunitetin ndërkombëtar e madje brenda vetë bashkësisë europiane, insistohet te kjo ndarje dhe te divergjencat politike, të cilat duket sikur e mbyllin çështjen, pa hapur perspektivë dhe pa sugjeruar zgjidhje. Zëri “Kosovo” është hartuar nga autorja Catherine Lutard, e cila ka shkruar gjithashtu zërat “Serbi”, “Jugosllavi” dhe “Vojvodinë”. Siç konstatohet lehtësisht, në botimet e saj ajo shfaqet si specialiste e ish-Jugosllavisë, por aspak si njohëse e botës shqiptare. Serioziteti i një botimi monumental, siç është Encyclopædia Universalis, do të kërkonte, minimalisht, që për këtë zë problematik të punonin së paku dy bashkautorë, siç kanë punuar, fjala, vjen, 5 bashkautorë për zërin “Albanie”. Për fjalën-kyç “Kosovo” (përkatësisht “Kossovo” dhe “Kosovë”) gjejmë gjithsej 35 hyrje të ndërlidhura, ndërkohë që kërkimi me fjalën-kyç “Kosovar” jep vetëm 4 hyrje, të cilat gjithsesi përfshihen në fjalën-kyç të referencës “Kosovo”, pra nuk sjellin asnjë informacion të ri. Nga 35 hyrje në enciklopedi për zërin “Kosovo”, vetëm 11 janë me lidhje të drejtpërdrejtë, të paraqitura vetëm për Kosovën, pra me kuptimësi ose me përfaqësim maksimal. Në këto 11 hyrje, kemi 3 hyrje të veçanta kuptimplote, me artikuj, për zërat” Ibrahim Rugova”, “ LDK” dhe “UÇK”, kurse 8 hyrjet e tjera janë të tipit medie (foto), që figurojnë të shpërndara si ilustrime për zëra të tjerë. Ndërkaq, 24 zëra lidhen nga afër ose nga larg e nga shumë larg me fjalën-kyç Kosova. Nga sa u parashtrua, duket qartë se me vetëm rreth dy faqe tekst të dedikuar, zëri “Kosovo” nuk e arrin qëllimin për t’i dhënë lexuesit një sintezë njohurish të besueshme rreth kësaj njësie politike, gjeografike, historike e kulturore. Përkundrazi, në fund të konsultimit të këtij zëri lexuesi mbetet më i painformuar e madje më i çorientuar sesa nga leximi i një artikulli gazete të rëndomtë. Si përfundim, mbas këtyre dëshmive që i shqyrtuam rast pas rasti, (376 Studime 20) kujtojmë se Encyclopædia Universalis, tani e lidhur ngushtë në drejtimin editorial dhe shkencor me një tjetër enciklopedi serioze, siç është Enciklopedia
- Britanica,6 përbën tashmë një institucion. Si e tillë, për vetë karakterin
universalizues që ia njeh vetes, kjo enciklopedi është e thirrur të luajë një rol të rëndësishëm në etapën moderne të globalizimit të dijeve dhe proceseve kulturore. Për t’ia arritur këtij pikësynimi, ekipi i redaksisë së Encyclopædia Universalis është e domosdoshme që ta rishikojë, për të mos thënë ta ndryshojë, metodën e vet të punës në përzgjedhjen e autorëve të disa zërave të rëndësishëm. Krahasuar me momentin historik kur u realizua botimi i parë i enciklopedisë, më 1975, pra në kulmin e luftës së ftohtë dhe të mbylljes hermetike të kufijve, sot, në kushtet e komunikimit global, është plotësisht e mundur që autorët të përzgjidhen në mënyrë më bindëse, më përfaqësuese dhe sigurisht më efektive. Autorët e zërave “Albanie” e bashkëpërkues, si dhe ata të zërave “Kosovo” e të bashkëlidhur, mund të përzgjidhen në të ardhmen nga radhët e specialistëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilët e njohin shumë më mirë objektin e kërkimit dhe janë plotësisht të përgjegjshëm në lidhje me seleksionimin e materialit dhe paraqitjen sintetike të tij. Enciklopedi nga më seriozet realizohen sot përmes koordinimit të punës nga faqet internet dhe të bashkëpunimit të redaktorëve apo autorëve në mediet elektronike. Sigurisht, çdo ngrehinë e qëndrueshme është në vetvete pak a shumë konservatore, çka garanton besueshmërinë e publikut në atë çka ajo përfaqëson. Në rastin konkret, duke qenë se lexuesi pret nga Encyclopædia Universalis, prej njërit edicion në tjetrin, të njëjtin informacion falë të cilit botuesi ka fituar besimin e publikut, një informacion vazhdimisht të përditësuar, ekipi redaktorial i kësaj enciklopedie është në mënyrë të veçantë i ndjeshëm në këtë drejtim. Mirëpo, çka duket se ka funksionuar përgjithë- sisht mirë për zërin “Albanie”, mund të themi se fatkeqësisht nuk ka funksionuar aq mirë për zërin “Kosovo”. Sidoqoftë, Encyclopædia Universalis ribotohet tashmë e plotë dhe e përditësuar çdo vit, tërësisht në variant elektronik, çka jep shpresë se në edicionet e ardhshme mangësitë e botimit të vitit 2012 do të mund të përmirësohen ndjeshëm për zërin “Kosovo”. [2] Studime 20 3