Vitviteja/Vasil S. Tole
Appearance
NË ENCIKLOPEDI
1963
[redakto]- 22 nëntor : Në Përmet lind Vasil S. Tole. [1]
1978
[redakto]- Filloi studimet për violinë në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço”, në Korçë. I kreu më 1982.[2]
1982
[redakto]- I kreu studimet për violinë në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço”, në Korçë, të filluara më 1978.[2]
- I filloi mësimet një vjeçare për kompozicion nën drejtimin e Prof. Çesk Zadeja.[2]
1983
[redakto]- I kreu mësimet një vjeçare për kompozicion nën drejtimin e Prof. Çesk Zadeja.[2]
- I filloi studimet në degën e Kompozicionit në Institutin e Lartë të Arteve nën drejtimin e Prof. Kozma Lara, të cilat i kreu më diplomim në vitin 1987.[2]
1987
[redakto]- Diplomohem në degën e Kompozicionit në Institutin e Lartë të Arteve nën drejtimin e Prof. Kozma Lara. Diploma me nr. 2038. Studime të filluara më 1983. [2]
1988
[redakto]- Fillon punën si Drejtues artistik në pallatin e kulturës “Naim Frashëri” të qytetit të Përmetit, në shërbim të së cilës rrinë deri më 1991. [2]
1991
[redakto]- Pas katër vite shërbimi lëshon vendin e Drejtuesit artistik në pallatin e kulturës “Naim Frashëri” të qytetit të Përmetit. [2]
- Filloi shërbimin si Profesor në Fakultetin e Muzikës, Akademia e Arteve-Tiranë, në lëndët e Kompozicionit dhe Folklorit Muzikor Shqiptar; udhëheqes i diplomave të kompozicionit të Kristi Popës-1997, Ilirjan Mihalit-1998, Klodian Qafokut-2003, Eduart Nurkës-2003, Edi Balilit, Skënder Gjylës-2003 etj; diplomave në etnomuziklogji etj. [2]
1992
[redakto]- Merr pjesë në “International Composers Workshop”, Amsterdam-Sofie.Leksione kompozimi nën udhëheqjen e Ton de Leeuw, Joji Youasa dhe Boris Christof.[2]
- Merr pjesë si lektor në “First Balkanian Congress of Music”, Delfi-Greqi.[2]
1993
[redakto]- E gjejmë si iniciator dhe bashkëthemelues i shoqatës së “Muzikës së Re Shqiptare”, antare e “Konferencës Evropiane të Promotorëve të Muzikës së Re”. [2]
1994
[redakto]- Mbrojti Doktoranturën në etnomuzikologji me punimin me temë “Aspekte historike në evolucionin e muzikës popullore instrumentale të Shqipërisë së Jugut”. Diploma me nr. 3227. [2]
- Filloi studimet pasuniversitare në kompozicion pranë Folkwang Hochschule në Essen-Gjermani, nën drejtimin e Prof. Wolfgang Hufschmidt. I kreu me sukses në vitin 1995. [2]
- Për herë të dytë merr pjesë në “International Composers Workshop”, Amsterdam-Sofie.Leksione kompozimi nën udhëheqjen e Ton de Leeuw, Joji Youasa dhe Boris Christof.[2]
1995
[redakto]- I kreu studimet pasuniversitare në kompozicion pranë Folkwang Hochschule në Essen-Gjermani, nën drejtimin e Prof. Wolfgang Hufschmidt, të nisura një vit më parë. [2]
- E gjejmë si iniciator dhe themelues të seksionit shqiptar të “The Rilm Abstract Literature of Music”, New York.[2]
- Merr funksionin President i Këshillit të Muzikës Shqiptare, anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës-UNESCO, Paris. Funksione që vazhdojnë edhe më tutje. [2]
- Fillon antarsin në kolegjumi e “Revistes Letrare”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Antarsi e cila vazhdon edhe më tej.[2]
- Merr pjesë si lektor në “Interbalkanian Congrees of Music”. Selanik-Greqi. [2]
1996
[redakto]- I kreu studimet e postdoktoranturës në departamentin e muzikologjisë pranë Universitetit të Athinës.[2]
- E gjejmë si bashkëthemelues dhe anëtar i kryesisë së seksionit shqiptar të C.I.O.F.F-it. (Komiteti ndërkombëtar i organizimit të festivaleve folklorike). [2]
- Fillon bashkëpunimin si Bashkëpunëtor i jashtëm i R.T.V Shqiptar për programet muzikore. [2]
1997
[redakto]- Merr nën drejtimin e tij për tri vite Teatrin e Operas dhe Baletit-Tiranë.[2]
- Antarsohet në GEMA-Gjermani. Antarsi që edhe më tej vazhdon.[2]
- e gjejmë si iniciator dhe bashkëthemelues i konkursit ndërkombëtar të muzikës së re “Ton de Leeuw”-Tiranë.[2]
- Fillon të merret me konsulent artistik të filmave dokumentarë të prodhuara nga R.T.V. Shqiptar, me objekt traditat muzikore popullore. Veprimtari e cila vazhdon ehe më tutje.[2]
- Merr pjesë në Konferencën e katërt mesdhetare të muzikës. Palermo-Itali. [2]
1998
[redakto]- 28-30 maj : Merr pjesë simpoziumin “Music analysis and cognotive research on music tradition”. Romë-Itali, 28-30 Maj 1998. [2]
- korrik : Merr pjesë në “Reydale Festival 1998”, Korrik, Angli.[2]
- 29-31 gusht : Merr pjesë në konferencën europiane të “Promotorëve të Muzikës së Re”,Schwaz/Tirol, Austri, 29-31 Gusht 1998.[2]
- Antarsohet në SEM (Shoqata e etnomuzikologëve), Universiteti i Indianës USA, nr. antarësimi 90-1096. Antarsi që edhe më tej vazhdon.[2]
- Bënë recezenten e librit të Prof. Dr. Ramazan H. Bogdani “Koreografi & art i kultivuar”; konsulent shkencor i librit “Muzika në Shqipëri” bibliografi e artikujve muzikorë në periodikun shqip, e autoreve Katerina Goshi dhe Lili Daja; konsulent shkencor i librit “Për të kujtuar një kohë” (45 vjet TOB), e autorit Riza Hajro.[2]
1999
[redakto]- 6-9 gusht : Merr pjesë si lektor në takimin e parë ndërkombëtar “Mbi polifoninë popullore”, Delvinaq-Greqi, 6-9 Gusht 1999. [2]
- Lëshon postin e Drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit-Tiranë. [2]
- Fillon të punoi si Bashkëpunëtor i PAYE-Angli, bashkëpunim i cili edhe më tej vazhdon.[2]
- Antarsohet në IOF (Organizata ndërkombëtare e artit folklorik), Austri. Antarsi e cila edhe më tej vazhdon.[2]
- E gjejmë si autor dhe formulues të muzikës së filmit dokumentar “Lotët e Kosovës” me regji të Kujtim Çashkut; autor dhe formulues i muzikës i filmit dokumentar “Lojbotash” me regji të Pluton Vasit.[2]
- Merr pjesë me vepren e tij në “Musica Nova”, Sofie-Bullgari 1999.[2]
2000
[redakto]- Fitoj titullin e Profesorit të asociuar me vendimin nr. 32, dt. 29.02.2000 të Komisionit të Kualifikimit Shkencor pranë Këshillit të Ministrave Shqipërisë. [2]
- E gjejmë si Drejtor artistik i “Maratonës së këngës popullore” në TV KLAN.[2]
2001
[redakto]- Fillon shërbimin si Drejtor i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë.[2]
- E gjejmë si antar i bordit të Art-Kulturës pranë fondacionit SOROS, Tiranë. Antarsi e cila vazhdon edhe më tutje.[2]
- E gjejmë si Drejtor artistik i “Maratonës së këngës popullore” në TV KLAN.[2]
- Merr pjesë në finalen e konkursin ndër kombëtar të kompozicionit “Dimitri Mitropoulos", Athinë 2001. [2]
2002
[redakto]- Merr postin e Kryetarit të grupit të punës për hartimin e ligjit “Për simbolet kombëtare” dhe të ligjit “Për trashëgiminë kulturore”, të cilin e mbanë deri më 2003. [2]
- Merr funksionin e Drejtuesit të kolanës zyrtare të MKRS-së, “Trashëgimia shpirtërore në CD”; hartues dhe drejtues i botimeve të MKRS: “Trashëgimia kulturore”, akte ligjore dhe nënligjore; Festivali Folklorik Kombëtar, Gjirokastër, akte ligjore dhe nënligjore.[2]
- Zgjidhet Kryetar i Jurisë së “Takimit II të iso-polifonisë”, Gjirokastër 2002.[2]
- Merr pjesë në kongresin “Diversiteti kulturor dhe lufta kunder racizmit dhe ksenofobise”, Athinë, Greqi.[2]
2003
[redakto]- Lëshon postin e Kryetarit të grupit të punës për hartimin e ligjit “Për simbolet kombëtare” dhe të ligjit “Për trashëgiminë kulturore”, të cilin e mbanë deri më 2003. [2]
- E gjejmë si antar i këshillit shkencor të Institutit të Kulturës Popullore pranë Akademisë së Shkencave, zgjedhur me Vendim të Kryesisë së Akademisë së Shkencave. Antarsi që zgjatë deri më 2007. [2]
- Merr pjesë në seminarin “Vlerësimi i arritjeve vjetore individuale të nëpunësve civilë”, organizuar nga Instituti i Trajnimit të Administratës Publike, Tiranë 17-19 Nëntor 2003. Vërtetuar me Nr. Certifikate HRM1-04/03/003.[2]
2004
[redakto]- Fitoj titullin e Profesorit-Drejtues Kërkimesh me vendimin Nr. 102, dt. 29.10. 2004 të Komisionit të Kualifikimit Shkencor pranë Këshillit të Ministrave. [2]
- Lëshon funksionin e Drejtuesit të kolanës zyrtare të MKRS-së. [2]
2007
[redakto]- E lëshon antarsin në këshillin shkencor të Institutit të Kulturës Popullore pranë Akademisë së Shkencave, zgjedhur me Vendim të Kryesisë së Akademisë së Shkencave. Antarsi që kishte filluar më 2003. [2]
- ↑ Wiki - version i regjistruar
- ↑ 2,00 2,01 2,02 2,03 2,04 2,05 2,06 2,07 2,08 2,09 2,10 2,11 2,12 2,13 2,14 2,15 2,16 2,17 2,18 2,19 2,20 2,21 2,22 2,23 2,24 2,25 2,26 2,27 2,28 2,29 2,30 2,31 2,32 2,33 2,34 2,35 2,36 2,37 2,38 2,39 2,40 2,41 2,42 2,43 2,44 2,45 2,46 2,47 2,48 2,49 2,50 2,51 2,52 2,53 2,54 vaso_tole