Jump to content

Vitviteja/Regjistrimi i popullsisë ShBA

Nga Wikibooks
Regjistrimi i popullsisë ShBA
NË ENCIKLOPEDI
Regjistrimi i popullsisë ShBA


1787

[redakto]
Artikulli 1, pjesa 2 e Kushtetutës Amerikane kërkon mbajtjen e një censusi të popullsisë një herë në çdo dhjetë vjet me qëllim përcaktimin e përfaqësimit në Kongres dhe taksave të drejtpërdrejta.[1]

1790

[redakto]
Forcat Federale të Rendit drejtuan censusin e parë duke shkuar derë më derë në 13 shtete dhe distrikte: Maine, Vermont, Kentucky, dhe Territorin Jugperëndimor (Tennesee). U shënua emri i çdo kryefamiljari dhe u numëruan njerëzit në çdo shtëpi. Skllevërit afrikanoameri kanë u numëruan si tre të pestat (3/5) e një personi, dhe amerikano-indianët që nuk taksoheshin u përjashtuan nga numërimi. Censusi u plotësua në 18 muaj me një kosto prej 44,000 dollarësh dhe u numëruan 3.9 milionë njerëz.[1]

1810

[redakto]
Kongresi udhëzon Forcat Federale të Rendit dhe ndihmësit e tyre të konsideronin për numërim disa ndërtesa manifakture në distriktet e tyre.[1]

1830

[redakto]
U përdorën pyetësorët e parë të përgatitur dhe shtypur për të grumbulluar të dhënat e censusit. Para kësaj, Forcat Federale të Rendit përdorën blloqe shënimesh që ata kishin zgjedhur vetë. Pyetësorët e rinj përfshinë pyetje rreth kufizimeve (paaftësive) të individëve.[1]

1840

[redakto]
Shtohen në census pyetje rreth bujqësisë, minie rave dhe peshkimit. Numri i pyetjeve me natyrë ekonomike dhe demografike shtohet nga gjashtë në censusin e parë në më shumë se shtatëdhjetë.[1]

1850

[redakto]
Kongresi themelon një zyrë të përkohshme censusi në Departamentin e Punëve të Brendshme. Të gjithë personat e lirë dhe jo vetëm kryefamiljarët, shënohen me emër, me profesion dhe vendin e lindjes. Shtohen në census pyetje rreth çështjeve sociale si taksat, besimi fetar, varfëria dhe krimi.[1]

1860

[redakto]
U numëruan amerikano-indianët që nuk jetonin më në marrëdhënie fisnore, por si qytetarë nën ligje shtetërore dhe territoriale.[1]

1868

[redakto]
U ratifikua amendamenti i 14-të i Kushtetutës, duke i dhënë fund kështu rregullit të tre të pestave (3/5) për skllevërit.[1]

1870

[redakto]
Censusi i parë në të cilin të gjithë banorët numërohen si persona të plotë. Aziatiko-amerikanëve kolektivisht të kategorizuar si “kinezë”, u jepet klasifi-kimi i tyre rracor.[1]

1880

[redakto]
Regjistrues profesionistë zëvëndësojnë Forcat Federale të Rendit dhe ndihmësit. Numërohen për herë të parë amerikano-indianët që jetonin në rezervate ose marrëdhënie fisnore (megjithatë ata nuk u përfshinë në numërimin për ndarjen administrative deri në vitin 1940).[1]

1890

[redakto]
Për herë të parë u përdorën makina elektrike regjistrimi për të tabeluar të dhënat e censusit.[1]

1902

[redakto]
Kongresi autorizon krijimin e një zyre të përhershme të censusit e cila në vitin që vijoi u transferua nga Departamenti i Punëve të Bredshme në Departamentin e Tregtisë dhe Punës (Më 1913, kur Departamenti i Tregtisë dhe Punës u nda në dy pjesë, Zyra e Censusit u la në Departamentin e Tregtisë).[1]

1920

[redakto]
Censusi i parë në të cilin shumica e popullsisë në SHBA jeton në zona urbane; pjesërisht si pasojë e kësaj, ky ishte censusi i parë pas të cilit vendet në Kongres nuk u rindanë mes shteteve.[1]

1930

[redakto]
Duke ndjekur e reflektuar në situatën e krijuar nga Depresioni i Madh, Zyra e Censusit hartoi një pyetësor të ri për llogaritjen e papunësisë.[1]

1940

[redakto]
U përdorën për herë të parë teknika statistikore të anketës bazuar në sondazh. Ato lejuan Zyrën e Censusit të krijonte një pyetësor të gjatë të cilit t’i përgjigjej vetëm një pjesë e popullsisë. Me qëllim që të matej efekti i Depresionit të Madh në sasinë e njësive të strehimit në shkallë kombëtare, censusi i parë i banesave u organizua njëkohësisht me censusin e popullsisë.[1]

1950

[redakto]
U përdor për herë të parë një kompjuter elektronik, i njohur si UNIVAC I, për të ndihmuar në tabelimin e rezultateve.[1]

1960

[redakto]
Në një përpjekje për të shkuar drejt vetnumërimit, pyetësorët e censusit u dërgohen me postë familjeve në zonat urbane. Banorët janë udhëzuar të plotësojnë pyetësorin dhe pastaj të presin derisa një rregjistrues të shkojë për t’i mbledhur pyetësorët. Zyra e Censusit automatizoi procesin e transferimit të informacionit nga pyetësorët në bazën e të dhënave duke prezantuar për herë të parë shenjë-njohësin optik të quajtur FOSDIC, i cili lexonte kopje të mikrofilmave të pyetësorëve.[1]

1970

[redakto]
Kthimi i pyetësorëve me postë bëhet praktikë më dominuese sesa praktika e rregjistruesve derë më derë. Për herë të parë, bazuar në zgjedhje të rastësishme, 5% e popullsisë pyeten nëse janë të origjinës hispanike.[1]

1980

[redakto]
Megjithëse censusi i 1980-s konsiderohet njëri nga më të saktët në dekadat e fundit, një numër shtetesh dhe lokalitetesh hapën çështje gjyqësore duke mos pranuar rezultatet përfundimtare.[1]

1990

[redakto]
Për herë të parë që nga viti 1940, Zyra e Censusit vë re një rritje në vlerësimin e nën-numërimit neto. Gjithashtu, kthimi me postë i pyetësorëve ra në 65%, më i ulëti që nga viti 1960. Sistemi i Integruar Topografik i Kodimit dhe Referencave (Topologically Integrated Geogra phic Encoding and Referencing - TIGER) unifikoi mbledhjen e të dhënave dhe tabelimin gjeografik dhe u bë një komponent shumë i rëndësishëm i industrisë së sistemit gjeografik (GIS) në rritje.[1]

1999

[redakto]
Gjykata e Lartë vendosi që zgjedhja e rastësishme statistikore nuk mund të përdoret për të nxjerrë konkluzione për mbarë popullsinë, informacion i cili pastaj do të përdorej për ndarjen administrative për zgjedhjet në Kongres. Njëra nga bazat kryesore sipas së cilës Zyra e Censusit kërkoi të përdorë zgjedhjen e rastësishme në vitin 2000 ishte përshtatja statistikore e censusit faktik për të korrigjuar të mbeturit pa numëruar.[1]

2000

[redakto]
  • Përfshirë punësimin e 860 mijë punëtorëve të përkohshëm, Censusi 2000 është mobilizimi më i madh në kohë paqeje i burimeve dhe personelit. Për herë të parë, Zyra e Censusit punësoi një kompani private për të drejtuar fushatën mediatike për të reklamuar Censusin dhe ndërgjegjësuar popullsinë për plotësimin e pyetësorit, gjë që ndryshoi tendencën që nga viti 1970 për rënie në për qindjen e individëve që kthenin pyetësorin me postë.[1]
  • Numri i qytetarëve që në SHBA deklaruan prejardhje shqiptare në pyetësorin e Censusit 2000 ishte 113.661.[1]

2010

[redakto]
  • Për fat të keq, pyetësori që do t’i dërgohet çdo familjeje në mars 2010 nuk përfshin pyetje specifike rreth etnisë (si në vitin 2000) dhe përveç grupeve të mëdha etnike të cilat janë përfshirë si kategori të veçanta në pyetësor, komunitetet e vogla nuk mund të identifikohen si grupime etnike. Si rrjedhim, mënyra e vetme për të numëruar shqip tarët në SHBA është që të deklarohen si grupim rracor i veçantë. Me fjalë të tjera, jo vetëm që të thonë në pyetësor se janë të bardhë (White), por në pyetjen që lidhet me rracën (Some other race) të shkruajnë fjalën Albanian. Pra, pavarësisht se të qenurit shqiptar përfaqëson një etni dhe jo rracë, duke patur parasysh se ideja e grupimit rracor është mënyra e vetme për t’u numëruar shqiptarët e Amerikës, nuk mbetet gjë tjetër përveç informimit të të gjithë bashkatdhetarëve për mënyrën e plotësimit të pyetësorit.[1]

të dhëna

[redakto]
  1. 1,00 1,01 1,02 1,03 1,04 1,05 1,06 1,07 1,08 1,09 1,10 1,11 1,12 1,13 1,14 1,15 1,16 1,17 1,18 1,19 1,20 1,21 1,22 1,23 Hyrje në Censusin 2010, SHBA nga IlIr Hysa në revisten "ANASH", fq.5 Në internet më 24.04.2010

burime

[redakto]