Jump to content

Vitviteja/Pjetër Bogdani/Çeta e Profetëve

Nga Wikibooks

Fragment nga Vepra "Çeta e Profetënvet"[1]
("Cuneus Prophetarum". 1685. Scal. IV, Lig. IV)

Mbas-i të jetë shekulli gjithë djegunë me zjarm, ka me u kulluem dheu me gjithë të tjerë elementa mba-të mendyrë posi janë kjanë kur u krijuenë prej Sinëzot. Qielltë kanë me pushuem e nukë kan me u siellë kështu. Ashtu ende djelli, e hana, e yjetë kanë me pushuem i-sillido mbë vend të vet, e kanë me pasunë nji shkëlqim ma të madh se i kanë sod. Ashtu ende gjithë elementatë, qi janë dheu, ajri, zjëtë e zjarmi kanë me u bamë ma të kulluem se janë, e nukë kanë me pasunë ma ato ndërrime posi mpari; nukë ka me lem ma njerii mbë shekullit, as peshk ndër deet, as zog nd-ajri, as baar, as gjeth ma ka me u rritunë përmbii dheet. Nukë kanë me kjanë ma vjettë, muejtë, dittë, as natë, po gthëherë dritë. Nuk ka me kjanë ma borë, akullë, shii, breshënë as baltë, as të ftofëtë, as të nxetë, po nji aq e pushim të gjithë kafshëvet.


  1. GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.262 Autor: Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA, Tiranë 2001. ISBN 99927-1-454-9