Jump to content

Vitviteja/Pashko Vasa/4

Nga Wikibooks
Alfabeti i Pashko Vasës - 1878[1] [2]
Shembuj shprehjesh[3]
Nr. Alfabeti i P.Vasës Alfabeti i sotëm i shqipes
1. a a
2. b b
(3.) zh c
4. c ç
5. d d
6. dh dh
(7.) ě e
(8.) e ë
9. f f
10. g g
11. gj gj
12. h h
13. i i
14. j j
15. k k
16. l l
(17.) lh ll
18. m m
19. n n
20. nj nj
21. o o
22. p p
23. q q
24. r r
(25.) rh rr
26. s s
27. sh sh
28. t t
29. th th
30. u u
31. v w v
(32.) zh x
33. xh xh
34. y y
35. z z
(36.) x zh

Alfabeti i Pashko Vasës, i botuar më 1878, ka ; germa të thjeshta 24, digrama 9 dhe shenja diakritike 2. Germat J, h, g, z, y, x, diagramet dh, th, gj, nj, sh, xh përdoren me vlerat që kanë në alfabetin e sotëm. Ndryshimet lh/ll, rh/rr, e/ë, é/e, c/ç, x/zh, zh/x e c.[4]

Fjalë nga gegërishtja e afërt me toskërishten

  • kamë për kambë
  • shamë për ofshamje
  • mëndash për mëndafsh

Për theksa

  • të prerë éja,
  • të rëndë këndó,
  • hundor shî, rě

Fjalë me vlerë letrare

  • gizhde, smbull, vërrimë, zhak, zhargo, xixë, xhixhë

Për shqiptim të drejtë

  • at, tatë, babë
  • amë, nanë, mymë
  • axhë, mixhë, lalë - për vëlla të babait
  • dajë - për vëlla të nënës
  • hallë - për motër të babit
  • teze - për motër të nënës
  • djalë, çun
  • vajzë, vashë, çikë, cucë, çupë

Evulucioni i gjuhës ndaj fjalorit të V.P

  • janar, febrar, marc, prill, maj, junos, julios, gusht, shtator, tetar, nandar, dhetar
  • tetar - ngeli më vonë komandant i skuadrës prej tetë ushtarësh
  • dhetar - ngeli më vonë mbledhësi i të të dhjetave; inkasanti në sistemin feudal
  • shekull - ka pasur kuptimin e jetës
  • jeta - ka pasur kuptimin të gjithësisë dhe botës
  • ças - ka pasur kuptimin e minutit
  • Një herë është gjashtëdhet çaste ka pas kuptimin Një orë ka gjashtëdhjetë minuta

Aforizma

  • Burrë asht ai që mban fjalën
  • Punë e mirë asht me xanë shumë gjuhë e, kush i ven menden, mundet me xanë nja disa
  • Sa gjuhë qi të dijë njeri, njaq njerzë vyen

Pikëpamjete për mësimin e gjuhës

  • Edhe gjuha shqype mundet me u mpsue pa vishtiri, por, për me e xanë, asht nevoja me punue e me u mundue ma fort se për çdo tjetër, përse tjetrat janë ndreque e goditë, e vumun mirë në udhë, e shqypeja asht tash sa mot harrue; e kurrkush nuk i ka ra mbrapa për me shkrue e me e këndue e me e xanë si duhet.

  1. Tomor Osmani. "Alfabeti i Pashko Vasës" në Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit". Tiranë, 1972, fq.94
  2. Të dhënat janë nxierr nga Vehbi Bala : PASHKO VASA - portret-monografi, botuar në Pashko Vasa VEPRA 4, Rilindja, Prishtinë 1989.
  3. Vehbi Bala : PASHKO VASA - portret-monografi, botuar në Pashko Vasa VEPRA 4, Rilindja, Prishtinë 1989.
  4. Nxierr po aty. Mahir Domi. "Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit (14-22 nëntor 1908) në "Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit". Tiranë 1972, fq. 42.