Vitviteja/MIGJENI/Luli i vocërr
Appearance
Nga Arben Cokaj për Shkodraonline: [1]
center>Luli i vocërr
- Askush s'e njef Lulin.ha As shokët e tij, që përpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thanë se e njofin, por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe fëmijtë, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumë heret ke fillue me shikue punën tande!
- Kur Luli hyn n'oborr të shkollës, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjalë s'i thotë. Ecë ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ecë deri sa të mbrrijë në cak të vet. Aty, te dera e rruginës shkollore, shumë i pëlqen të qëndrojë. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta të diellit në këto ditët e vjeshtës. Mbështetet Luli për mur, grushtat e vogjël i shtje ndër xhepa, hundën picrroke të kuqun nga të ftoftit e mëngjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja që ma tepër tërhjek vëmendjen janë çizmet që i kanë të veshun disa shokë të tij. Sa te bukura janë! Si shkëlqejnë! - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojnë sytë ndër tullumbat e veta, nëpër të cilat shifen fare mirë të pesë gishtat e kambëve të zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut që ka çizmet ma të reja. Ulet dhe shef në lustrin e çizmes kambët e veta të zbathuna - aq shumë shkëlqejshin çizmet!!! Mbasi shoku me çizme fluturoi, Luli ngadalë shkoi te caku i vet, në diell, t'i ngrohi kambët. - Por kur s'ka diell, si ia ban i shkreti Lul? Ndoshta ia bajnë hallin apostujt e mëshirës dhe të dashunis... Noshta, ndoshta...
- Nganjiher i afrohet mësuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyrën e dlirë dhe pa puça, mësuesi ia ledhaton faqet, gushën, e Luli i afrohet, ja merr dorën, e shikon me sy pëllumbi, dhe kishte me dashtë t'i falë diçka mësuesit. Por vjollca nuk ka. Veç në i faltë tollumbat e veta, që kanë hapun gojën si me dashtë me e hanger mësuesin. Po, po, tollumbat e Lulit të vocërr kanë me e hangër mësuesin.
- Na t'birt e shekullit të ri
- që plakun e lamë në "shejtnin" e tij,
- e çuem grushtin për me luftue
- nder lufta të reja
- dhe me fitue...
- Na të birt e shekullit të ri,
- filizat e një toke së rimun me lot
- ku djersë e ballit u dikonte kot -
- se dheu i yne qe kafshatë e huaj
- dhe ne marrëzi duhej shumë shtrejtë t'u paguejm
- Na t'birt e shekullit të ri
- vllazen të lindun e të rritun në zi,
- kur tinglloi çast'i ynë i mbramë
- edhe fatlumë
- ditem me thanë:
- s'duem me humbë
- në loje të pergjaktë të historis njerëzore,
- jo! jo, s'i duem humbjet prore
- duem ngadhnjim!
- Ngadhnjim ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
- S'duem për hir
- të kalbsinave të vjetra që kërkojne "shejtnim"
- të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
- që të vajtojmë prap, kangët e trishtimit,
- - kangen monotone, pa shpirt, të skllavnis -
- të jem' nji thumb i ngulun nder trutë e njerëzis.
- Na të birt e shekullit të ri
- me hovin tonë, e të ndezun peshë,
- ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë
- dhe për fitore kem me ra fli.
- . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
- O' si nuk kam nji grusht të fortë
- t'i bije mu në zemer malit që s'bëzanë,
- ta dij edhe ai se ç'do me thanë i dobët -
- n'agoni të përdridhet si vigan i vramë,
- Unë - lugat! Si hij'e trazueme,
- trashëgimtar i vuetjes dhe i durimit,
- endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
- dhe me klithma të paknaquna t'instinktit.
- Mali hesht. Edhe pse për dite
- mbi lëkure të tij, në lojë varrimtare,
- kërkoj me gjete nji kafshate ma të mirë...
- Por me rrenë shaka shpresa gënjeshare.
- Mali hesht - dhe në heshtje qeshë.
- E unë vuej - dhe në vuejtje vdes!
- Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qeshë?
- Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?
- O, si nuk kam nji grusht të fuqishëm!
- Malit që hesht mu në zemër me ja njeshë
- Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshëm...
- E unë të kënaqem, të kënaqem tu u qesh.mut
- . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
- ↑ 14 Shtator 2001, Informamza: Shkodraonline.com, html:Migjeni