Vitviteja/Kostandin Kristoforidhi/Gjahu i malësorëve
Appearance
gjahu i malesoreve
-Ç'muaj është tashi?
-Korriku.
-Sa dit ka muaji sot?
-Sot ka tridhjete dite
-Thuaj se dolli edhe ky muaj.
-Është kohë e bukurë.
-Ka bërë mot të mirë.
-A dalime nesër për gjah?
-Dalime.
-Me të vërtetë?
-Po, besa.
-Mbë, ç'anë?
-Vemi ndë Malt të Tomorrit.
-Po atje të vemë e të gjuajmë, sepse atje ka mjaft egërsira. Atje ka edhe bisha, atje ka derra t'egërë, e ujq e çakaj, e arusha, e dre, e kapruaj, e dhi t'egëra, e dhelpëra, e lepuj. Po atje ka dhe thllëna mali: ndër marrishin erë qëntë e të biemë në ndonjë tufë të madhe, kemi për të vrarë shumë nga ato. Nesër pra të dalëmë për gjah.
- Forte mire.