Jump to content

Vitviteja/Komiteti i Stambollit/Letra e nënonzulit austrohungarez me 14 qershor 1881

Nga Wikibooks

Vini re! Pjesë e marur klotë:


nënkonsulli austrohungarez
në Shkup i shkroi Vjenës, më 14 qershor 1881, një informatë me shumë të
dhëna për Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenin, për rolin e tij gjatë periudhës së
veprimtarisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe për sakrificat që ai i përballoi pas
marshimit të ushtrisë perandorake osmane në Piemontin e Shqipërisë - në Kosovë:
“Përkundër thirrjeve të njëpasnjëshme të (Dervish) Pashës që të kthehet në Prizren, ai
arriti të qëndrojë i fshehur në këto male” të Malësisë së Gjakovës dhe “më vonë filluan
reprezaljet për ta shtrënguar të paraqitet te Mareshali”, Dervish Pasha, e së fundi duke
ia “arrestuar familjen për t’ia dërguar në Stamboll”.

Diplomati vjenez, më tutje, do të konstatojë se “Kryetari i Lidhjes Shqiptare i përballoi
të gjitha këto reprezalje dhe nuk u kthye në Prizren”, e “kur Dervish Pasha kërkoi t’ia
sillnin kokën e Haxhí Ymerit (por preferonte ta kapnin gjallë), atëherë nisi të qarkullojë
lajmi se Haxhí Ymeri në të ikur kishte marrë me vete dokumente tepër të rëndësishme
për qeverinë turke, prandaj Dervish Pasha dron se me vrasjen e Ymerit këto dokumente
do të binin në duart indirekte të ndonjë dorasi që t’i keqpërdorte”.
Në vazhdim ky diplomat informonte Vjenën se “Sipas lajmeve që më erdhen sot (d.m.th.
më 14 qershor 1881) nga Prizreni, ai (Haxhí Ymeri) paska arritur të ikë në Mal të Zi”
dhe vinte në pah opinionin se “Haxhí Ymeri duhet të ketë ruajtur letrën e shkruar me
dorën e Sulltanit që tani gjendet në fron. Në këtë letër Sulltani e autorizonte Haxhí
Ymerin ta formojë Lidhjen e Prizrenit, duke i dhënë pëlqimin dhe instruksione për
veprimtarinë e Lidhjes. Kur pas disa kohësh Dervish Pasha ngulte këmbë që Haxhí
Ymeri të kthehej në Prizren, duke i premtuar se do të mbetej i pandëshkuar nëse
paraqitej vetë, ai përgjigjet se nuk beson në dokrra të tilla, meqë sapo të kthehej, do t’ia
merrnin duarsh adutin më të shtrenjtë, letrën e shkruar me dorën e Sulltanit, mjetin e tij
më të fortë të vetëmbrojtjes, duke e shpallur menjëherë tradhtar, siç kanë bërë me shumë
njerëz të tjerë”.