Jump to content

Vitviteja/Hiqmet Meçaj/potpuri

Nga Wikibooks

DERI NË SHUARJE[1]

[redakto]
Harresa, koha që ikën
avull veshës, pa frymë,
interval zmadhues, gjithçka
bëhet s’ka qenë, fytyra gur,
jam-i ish,
harresa përpin...

...vjen rrotull të gjthëve
koha që ikën, avulli veshës,
fryma pa frymë. Ajo që ka qënë
ikën e ikën,
interval zmadhues
deri në shuarje.

Dikush përsëri
diçka rrëmon
kujtesën shpik.
-----------------
02. 07. 2001

KUKULLAT[1]

[redakto]
Të gjitha ishin lodra e dashur
dhe vitet kukulla. I lyenim me të kuq
i vishnim me mëndafsh
u nxinim, u zverdhnim flokët
dhe luanim. Dhe luajmë.
Asnjëherë nuk kuptuam
(si mund të kuptonim?)
që dhe kukullat çalonin.
-----------------
5 Nëntor 2004

RRUGË TË ÇMENDURA[1]

[redakto]
Kur humbi rruga e parë
paditësit u tronditën. Shkuan në gjykatë
askush s’i besoi. Më pas humbi e dyta. Gjykatësit
urdhëruan policët. Paditësit u nxorrën me dhunë nga salla.
vazhdoi humbja e tretë, e katërt
gjykata i nxorri paditësit të çmendur.
Kur humbi rruga përballë gjykatës
paditësit hynë nga terraca. Gjykatësit nuk erdhën dot.

Megjithatë vendimi u shpall:
janë çmendur rrugët!
---------------
3 dhjetor 2004

  1. 1,0 1,1 1,2 Andi Meçaj, Revista ADMET, faqe : autore vlonjate (poezi)--~~~~