Vitviteja/Fethullah Gylen
Appearance
NË ENCIKLOPEDI
1941
[redakto]- 27 prill - Fethullah Gylen lindi në Koruxhuk të provincës Pasinler në qytetin Erzurum.[1]
1946
[redakto]- filloi shkollën fillore.[1]
1949
[redakto]- Emërimi i babait të tij si imam në vitin 1949 në Alvar e detyroi atë ta lërë përgjysëm shkollën fillore për ta vazhduar më vonë.[1]
1951
[redakto]- kreu kursin e Hafizitllekut.[1]
- Mori mësim të gjuhëa arabe nga babai i tij Ramiz Hoxha dhe përfundoi me sukses kursin e hafizit.[1]
1959
[redakto]- largohet nga Erzurumi për në Edirne.[1]
- Pasi largohet nga Erzurumi vendoset në qytetin e Edirnesë. Pasi kaloi me sukses të gjitha provimet, u thirr në shërbimin ushtarak, ku u emërua imam. Dy vjet e gjysëm jetoi në një nga dritaret e xhamisë.[1]
1961
[redakto]- 10 nëntor - filloi shërbimin ushtarak në Mamak të Ankarasë. Atje përfundoi periudhën e rekrutimit.[1]
1964
[redakto]- kthimi në qytetin e Edirnesë. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak qëndroi në Erzurum afërsisht 1 vit. Më vonë u kthye përsëri në Edirne dhe më 4 korrik 1964 filloi të ushtrojë profesionin e imamit dhe të mësuesit të Kur'anit në xhaminë Darul Hadith. Me Suat Jëlldërëm ish-myfti i asaj kohe dhe tani profesor morën një shtëpi dhe qëndruan së bashku. Në një nga dhomat e xhamisë së Darul Hadith filloi bisedat e para. [1]
1965
[redakto]- 31 korrik - transferohet nga Edirneja për në Kirklareli. Kishte qëndruar 1 vit në Edirne. Kërkoi transferim në Kirklareli dhe më 31.07.1965 emërohet vaiz në këtë qytet. [1]
1966
[redakto]- 11 mars - nga Kirklareli transferohet në Izmir. Emërohet vaiz në qytetin e Izmirit. Filloi të japë mësim vullnetarisht kurset e Kur'anit të Kestanepazarit. [1]
1968
[redakto]- 18 shkurt - shkon të kryejë Haxhin për herë të parë. [1]
- Ndërsa vazhdonde detyrën e vaizit, i telefonon kryetari i Komunitetit Musliman Turk i asaj kohe Lutfu Dogan icili i thotë të shkojë në haxh si funksionar i këtij komuniteti. Lajmi i shkuarjes së tj në Haxh u pasqyrua në gazetën `Ittihat` të datës 19 shkurt 1968. [1]
1969
[redakto]- filloi bisedat publike dhe mbajti ligjërata fetare nëpër vende të ndryshme. [1]
- Në fitin 1969 filloi të mbajë ligjërata fetare në të gjithë zonën e Egjesë si dhe të komunikojë drejtpërdrejt me popullin. [1]
1971
[redakto]- 12 mars - Grushti i shtetit i 12 Marsit e detyron të largohet nga Kerstanepazari. Para grushtit të shtetit të datës 12 Mars 1971 largohet nga detyra e tij. [1]
1974
[redakto]- 29 qershor - transferohet në qytetin e Manisës. Pasi shërbeu 2 vjet e 4 muaj në Edremit, transferohet me detyrën e vaizit në qytetin e Manisës. [1]
- 20 shtator - ndërron jetë babi i tij Ramiz Efendiu. [1]
1975
[redakto]- fillon të mbajë konferenca. Në fitin 1975 filloi të mbajë konferenca me temë `Shkenca dhe Kur'ani`, `darvinizmi`, `brezi i artë`, `drejtësia shoqërore dhe profetësia e Profetit (a.s.)` dhe në vazhdim të këtyre konferencave vizitoi qytete si Ankara, Çorum, Malatja, Dijarbakir, Konya, Antalya, Ajdin. [1]
1976
[redakto]- 28 shtator - transferohet nga Manisa për në Bornova të Izmirit. Pasi qëndron në Manisa 2 vjet e 3 muaj transferohet në Bornova. Këtu shërbeu deri në grushtin e shtetit të datës 12 shtator 1980. [1]
1977
[redakto]- konferencat jashtë shtetit. Në vitin 1977 shkon me detyrë në Gjermani ku në vende të ndryshme mbajti ligjërata dhe dha konferenca. [1]
- 26 gusht - mbajti ligjrëratën e parë islame në Stamboll. Në Xhaminë e Re të Yskydarit mbajti ligjëratën e tij të parë fetare. Përmbajtja e ligjëratës fetare ishte mposhtja e egos dhe edukimi i tij. [1]
- 9 shtator - ligjërata e dytë fetare në Stamboll. Në prani të Kryeministrit Sulejman Demirel si dhe të Ministrit të Jashtëm Ihsan Sabri Çalajangil mbajti ligjëratën e tij të dytë fetare në Xhaminë Sulltan Ahmet të Stambollit. [1]
1979
[redakto]- filloi të shkruajë në revistën Sizinti (Burimi). Me daljen e numrit të parë në shkurt 1979 filloi të shkruante në faqen e editorialit dhe më vonë në faqet e mesit në revistën `Burimi` (Sizinti). Shkrimi i parë që i jepte rëndësi edukimit të brezit të ri, titullohej `Fëmija që do ta ndalojë këtë vajtim`. [1]
1980
[redakto]- takohet me Ozalin. Një javë para grushtit ushtarak me 5 Shtator, ditën e xhuma doli në vazën e fundit. Pas ligjëratës u takua me Ozalin në dhomën e imamit. [1]
1980
[redakto]- 12 shtator - grushti ushtarak ndaj shtetit. Më 12 Shtator 1980 bëhet grusht shteti dhe pas kësaj date bëhet e pamundur vazhdimi i detyrës. Në këtë kohë mori një raportë prej 45 ditësh. [1]
1980
[redakto]- 25 nëntor - transferohet në Çanakkale. Edhe pse transferohet në Çanakkale si vaiz qendror, nuk mundi ta fillojë detyrën për shkak të gjendjes shëndetësore. [1]
1981
[redakto]- jep dorëheqjen si vaiz (ligjërues). Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe rrethanave që kishte krijuar grushti i shtetit, jep dorëheqjen nga detyra e vaizit. [1]
1985
[redakto]- viziton Anadollin. Edhe pse ishin bërë zgjedhjet e lira në 1983, pushteti akoma ishte de-facto në duart e ushtrisë. Prandaj nuk jep ligjëratë në ndonjë vend. Në këtë kohë viziton miq dhe kushërinj në qytete të ndryshme të Anadollit. [1]
1986
[redakto]- arrestohet dhe lihet menjëherë i lirë. Për arsye se gjendej një fletë arresti për të, arrestohet dhe pas pyetjeve të shumta lihet i lirë. [1]
- jep vazë pas 6 vjetësh në xhaminë e Çamllëxhasë. Në Natën e Miraxhit inaugurohet xhamia e Çamllëxhasë ku jep vazë pas 6 vjet shkëputjeje. [1]
1988
[redakto]- fillon të shkruajë editorialin e revistës `Shpresa e Re` (Yeni Umit). Revista `Shpresa e Re` filloi të botohet më 1 Korrik 1988 në një periodik një herë në tre muaj, në të cilën akoma edhe sot përgatit editorialin e saj. Editoriali i parë mbante titullin `Në klimën modeste të Shpresës së Re`. [1]
1992
[redakto]- 2 Maj 1992 presidenti Turgut Ozal bën një operacion prostati në Spitalin Dallas Methodist. [1]
- 5 Maj 1992 viziton presidentin në spital. [1]
- 5 shtator - viziton presidentin Turgut Ozal në SHBA. [1]
1993
[redakto]- 28 qershor - ndërron jetë nëna e tij Refia Gylen. [1]
1994
[redakto]- 29 qershor - merr pjesë në hapjen e Shoqatës së Gazetarëve dhe Shkrimtarëve. Fethullah Gylen merr pjesë në themelimin e Shoqatës së Gazetarëve dhe Shkrimtarëve të organizuar në Hotelin Dedeman. [1]
- 30 nëntor - viziton kryeministren Tansu Çiler. Me dëshirën e vetë kryeministres e cila po takohej me njerëz nga sfera të ndryshme, bën një takim me Çilerin. [1]
1995
[redakto]- 4 janar - merr pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së medaljeve të Tolerancës dhe Mirëkuptimit. [1]
- 11 shkurt - merr pjesë në iftarin e organizuar nga Shoqata e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve në Polat Renaissance. [1]
- 20 mars - takohet me Bylent Exhevitin. Exheviti pohon se ishte një takim shumë i dobishëm dhe deklaron se kishin folur më shumë për fenë, shkencën dhe filozofinë se sa për politikën. [1]
- 9 qershor - takohet për herë të dytë me kryeministren Tansu Çiler. Pas takimt të parë në 1994, takohen për herë të dytë për 45 minuta pas ceremonisë së maturës së Kolegjit Yamanlar në Izmir. [1]
- 15 qershor - viziton Mesut Jëllmazin. Në vizitën e bërë Jëllmazit, Gylen i jep mendimet e tija në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend. [1]
- 2 gusht - viziton kryetarin e Parlamentit Hysametin Xhindoruk. [1]
- 14 shtator - bën një kontroll të zemrës me angio pas disa shqetësimeve shëndetësore. [1]
- 19 shtator - merr pjes si shikues në ndeshjen e futbollit të organizuar nga Shoqata e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, fondet e të cilës ndeshje u shpenzuan për ndërtimin e një shkolle në Sarajevë. Në krah të Fethullah Gylenit në shkallët e stadiumit ishte i ulur edhe Maradona. [1]
- 19 tetor - bën një reportazh me një TV hollandez. Në këtë reportazh i jep përgjigje pyetjeve të bëra në lidhje me jetën e tij, pikëpamjet, veprimtarinë, mbi Islamin, laicizmin, etj. [1]
1996
[redakto]- 4 prill - takohet me Patrikun Bartholomeos. Takimi me Patrikun e Stambollit Bartholomeos, hapi fushatën e dialogut dhe tolerancës mes muslimanëve dhe jomuslimanëve në Turqi dhe më vonë jashtë saj. [1]
- 18 prill - Dekoratë nga Shoqata e Bisnesmenëve të Industrisë Turke. Në një hotel madhështor në Ankara (Dedeman) jepen për herë të parë medaljet 'Njerëzit e Vitit', ku ndër të tjerë i jepet edhe Fethullah Gylenit. [1]
- 30 shtator - flet në konferencën `Dorë për dore për një të ardhme të lumtur` e Shoqatës së Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, me rastin e 3 vjetorit të themelimit të saj. [1]
- 15 tetor - jep një reportazh në gazetën Trud të Bullgarisë. Fethullah Gylen në këtë reportazh flet mbi Ballkanin dhe Turqinë. [1]
- 3 nëntor - jep një reportazh në televizionin Varna të Bullgarisë. Pas reportazheve të mediave të shkruara bullgare edhe përfaqësues të mediave vizive bullgare bënë takime dhe reportazhe me të, pas atyre të botuara në gazetat `Trud` dhe `24 orë` me titull `Dijetari që themeloi qindra ura dialogu`. [1]
- 8 nëntor - merr pjesë në hapjen e Universitetit të Fatihut në Stamboll. Universiteti i Fatihut hapet nga presidenti Sulejman Demirel. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë shumë politikanë, biznesmenë, etj. Të gjithë nga pjesa elitë e pjesmarrësve treguan një respekt të veçantë për Fethullah Gylenin. [1]
1997
[redakto]- 27 janar - merr pjesë në iftarin e organizuar nga Shoqata e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve. Në këtë iftar marrin pjesë njerëz nga fusha të ndryshme të shoqërisë, përfaqësues të feve, artistë, etj. [1]
- 23 shkurt - merr medalje nga Shoqata e Artit dhe ajo e Punëtorëve. [1]
- 11 qershor - shkon në SHBA për probleme shëndetësore. Bën angio në Ohio. [1]
- 10 gusht - ftesë nga shkrimtarët rusë. Lidhja e Shkrimtarëve Rusë i bën një ftesë për në Rusi Fethullah Gylenit, i cili ndodhet në SHBA për arsye shëndetësore. Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Rusë Timur Polatov, tha që: `Jemi koshientë ndaj problemeve bashkëkohore në Turqi dhe Rusi.` [1]
- 19 shtator - u takua në Amerikë me kardinalin O'connor. Fethullah Gylen u takua në New York me një nga liderët kryesorë katolikë, Kardinalin John O'connor. Takimi ndërmjet F. Gylenit dhe Kardinalit O'connor i cili njihet si krahu i djathtë i Papa Gjon Palit II, kaloi në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe të sinqertë. John O'connor ka një influencë mjaft të madhe si në Parinë Amerikane ashtu dhe ne BE. [1]
- 30 shtator - pas vajtjes së tij në Amerikë për mjekim kthehet në Turqi. Pasi qëndroi një farë kohe në SHBA, Fethullah Gylen u kthye në Turqi më 30 Shtator. [1]
- 21 nëntor - mori Medaljen e Arsimimit nga 'Türk Eğitim Sen'. [1]
- 24 nëntor -`Türk Eğitim Sen` i dha Fethullah Gylenit çmimin e veçantë të Arsimit. [1]
- Georges Marovitch (ambasadori fuqiplotë i Vatikanit në Stamboll), Metropolitin e Bashkësisë Katolike të Turqisë Jusuf Çetin, zv/patriku katolik Jusuf Sag dhe kryeprifti i bashkësisë katolike Samuel Akdemir, i bëjnë një vizitë Fethullah Gylenit. [1]
- 25 dhjetor - mori pjesë në darkën e "pajtimit kombëtar" organizuar nga shoqata e gazetarëve dhe shkrimtarëve. Fethullah Gylen në 25 dhjetor 1997 mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Pajtimi Kombtar" organizuar nga Shoqata e ‘Gazetarëve dhe Shkrimtarëve.' [1]
1998
[redakto]- 13 janar - merr pjesë në programin 'Dita e 32' në Show Tv në Turqi, ku u shfaq jeta dhe mendimet e tij. [1]
- 23 janar - Papa Gjon Pali i II i dërgon një mesazh urimi me rastin e festës së Bajramit të Ramazanit me anë të kardinalit Francis Arinze, i cili është përgjegjës në lidhje me dialogun ndërfetar. [1]
- 3 shkurt - takohet me Papën në Vatikan. Takohet me Papën për rreth 30 minuta, në emër të dialogut ndërmjet feve. [1]
- 19 shkurt - Gylenit i bëhet një vizitë për paqen në Lindjen e Mesme nga "Bashkimi Botëror i Kishave" (CMEP). Ndërkohë që në Gjirin Persik dëgjoheshin klithmat e luftës, Fethullah Gylen priste të ftuar shumë interesantë nga Amerika. [1]
- 25 shkurt - takohet me krye rabinin hebre Eliyahu Bakhi Doran. Fethullah Gylen takohet me kryerabinin e Izraelit, Eliyahu Bakhsi Doran, i ftuar nga Shoqata e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve të Turqisë. [1]
- 27 shkurt - mori pjesë në mbledhjen e Unionit të Feve Monoteiste. Përfaqësuesit e feve monoteiste morën pjesë në sempoziumin me tëmë `Dialogu Ndërfetar` i mbajtur në Pallatin e Kongreseve, Stamboll. [1]
- 9 mars - pranoi vizitën e grupit hebre Amerikan. Përpjekjet për dialog të nisura nga F. Gylen vazhdojnë edhe më tej. Liderët e delegacionit Hebre u pranuan gjithashtu nga kryeminstri Mesut Jëllmaz, gjenerali i Shtabit të Përgjithshëm Çevik Bir, nga kryetari i Parlamentit Turk Hikmet Çetin si dhe nga ministri i jashtëm Ismail Xhem. [1]
- 6 maj - bëri një reportazh në televizionin Rus ORT. Në këtë reportazh u trajtuan marrëdhëniet Turko-Ruse, jeta dhe vizioni i F. Gylenit, etj. [1]
- 18 maj - bëri reportazh me gazetarët italianë në lidhje me takimin e tij me Papën. Reportazhi u përqëndrua mbi marrëdhëniet ndërfetare dhe takimin me Papën në Vatikan. [1]
1999
[redakto]- 1 dhjetor - i dërgon mesazh Parlamentit të Feve Botërore. F. Gylen i dërgon mesazh përshëndetës Parlamentit Fetar Botëror, i cili u mblodh në Capetown të Afrikës së Jugut. [1]
- 21 mars - shkon për kurim në SHBA, pas ftesës së një spitali atje. [1]
2001
[redakto]- 26 prill - organizon një konferencë në Universitetin George Town të Amerikës. Në universitetin `George Town` u mbajt një konferencë e zgjeruar mbi aktivitetet e F. Gylenit. Në këtë konferencë e cila zgjati 2 ditë, morën pjesë shkencëtarë nga e gjithë bota. [1]
- 12 shtator - prononcohet mbi aktin terrorist të 11 shtatorit në SHBA. [1]
2002
[redakto]- 31 mars - kurohet për shqetësime në zemër. Problemet shëndetësore që prej 3 vjetësh, zemra dhe sëmundja e sheqerit, bëri që më 31 Mars 2002 të shtrohet urgjentisht në spital. [1]
- 2 prill - lë spitalin. Pasi ushtrua urgjentisht në spital, dhe pas kontrollit që iu bë nga dr. Hyseyin Copur pasi u dha një konferencë e shkurtër për shtyp, me orën lokale 16.30 largohet nga spitali. [1]
2003
[redakto]- 15 Nëntor - F. Gylen dërgon mesazh ngushëllimi me rastin e sulmeve në dy sinagogat në Stamboll. [1]
- 16 nëntor - me rastin e sulmeve kundër sinagove në Stamboll, dërgon një mesazh ngushëllimi. [1]
- 13 dhjetor - Dërgon mesazh ngushëllimi me rastin e vdekjes së presidentit të Azerbaixhanit Hajdar Alijev, i cili vdiq më 12 nëntor 2003. [1]
- 21 dhketor - Dërgon mesazh ngushëllimi me rastin e vdekjes së ish presidentit të Bosnjë Hercegovinës Alija Izzetbegoviç i cili vdiq më 12 nëntor 2003. [1]
2004
[redakto]- 21 janar - i bëhet një ndërhyrje në zemër duke i vendosur një stent (hapës damari në zemër). Për shkak të problemeve të zemrës, F. Gylen operohet në damarin e zemrës.
- 22 janar - doli nga spitali. [1]
- 29 mars - intervistohet nga Nurije Akman. Për herë të parë pas 5 vjet sëmundjeje pranon të intervistohet. Në këtë reportazh Fethullah Gylen vlerëson zhvillimet e fundit që ndodhin në botë dhe në Turqi, duke e bërë gazetën ZAMAN, që të rrisë tirazhin nga 360 mijë në një milionë copë në ditë për gjatë ditëve të reportazhit. [1]
- 13 prill - Dërgon mesazh në sempoziumin me temë "Paqja dhe Fetë nën Dritën e Hz. Ibrahimit", e cila u organizua nga Platforma e Dialogut Ndërkulturor në Mardin të Turqisë. [1]
- 19 prill - dërgon mesazh në Konferencën e mbajtur në Abant Turqi, e organizuar nga Shoqata e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve dhe Universiteti Johns Hopkins. [1]
- ↑ 1,00 1,01 1,02 1,03 1,04 1,05 1,06 1,07 1,08 1,09 1,10 1,11 1,12 1,13 1,14 1,15 1,16 1,17 1,18 1,19 1,20 1,21 1,22 1,23 1,24 1,25 1,26 1,27 1,28 1,29 1,30 1,31 1,32 1,33 1,34 1,35 1,36 1,37 1,38 1,39 1,40 1,41 1,42 1,43 1,44 1,45 1,46 1,47 1,48 1,49 1,50 1,51 1,52 1,53 1,54 1,55 1,56 1,57 1,58 1,59 1,60 1,61 1,62 1,63 1,64 1,65 1,66 1,67 1,68 1,69 1,70 1,71 1,72 1,73 1,74 1,75 1,76 1,77 1,78 1,79 1,80 1,81 1,82 1,83 1,84 1,85 al.fgulen.com