Vitviteja/Faik Konica/Vepra 1/Girolamo de Rada

Nga Wikibooks
Jump to navigation Jump to search

Shënime

GIROLAMO DE RADA
      Jam prej atyreve që mendojnë se, përpara varrit të një njeriu si Rada, duhet pak fjalë, e pal fjal arrijnë.
      Jeta e Radës është e kulluar si ujët e një kroit nër malet. I lindur, prej rrënje shqiptare, në Macchia Albanese, katund i vogël i Kalabris, më 1814, - që në vjetët e djalërisë mendja e tij, zemra e sytë tij u kthyen në Shqipëri, te vendi i stërgjyshëve. Më 1836 botoi të parin lbër të tij. "Milosao", përrallë historiake në vjersha shqip: ish 22 vjetsh; më 1900, - 86 vjetsh! - shkroi për herë të fundit. Në mes të këtyre dy motërsirave janë 60 e ca vjet, e Rada i gjorë i shkroi duke botuar shkrime të panumërueshme shqip a italisht, po më të shumat përmi Shqipërinë e shqiptarët.
      Për të folur vërtet, vlera e këtyre librave s´na duket aq e madhe. Gjuha e Radës është shqip vetëm nga rrënja e fjalëve, po këto fjalë janë aq të ndryshuaranën pendë të tij e aq ligsh të lidhura sa merren vesh me të vështirë a s´merren vesh fare. E mjerisht - vallë pse? Ndofta nga vobësia - s´vajti as kurrë në Shqipëri, që ta kish ndrequr gjuhë e tij. Sikur të kish bërë një udhëtim gjashtëmuajsh te vendi i të parëve, do të kishim sot në gjuhën tonë disa libra që mund të ishin kryepunëra.
      Po ku ëshë madhëria e Radës? Në dashuri të nxehtë e kurrë të lodhur për Shqipërinë. Ky plak 90 vjetsh, kish edhe për atdhenë e shkretë një zemrë 20 vjetsh djalë. Ç´bukuri në këtë jetë të kthyer tri të katërta shekulli me një mendim, - të mbshtetur më një shpresë! Ç´mësim i madh për ne të gjithë! Besonj se Rada edhe të kish njohur nonji Demir Onbash, nonjë prej atyre moraveseve që janë plaga e turpi i vendit tonë e që e bëjnë herë-herë më të vërtetin atdhetar ta kthejë me ndot kryet prej një atdheu që s´i përpi të tillë qelbanikë, besonj se prapë Rada s´do të ish ftohur, ne aq zjarrë e donte Shqipërinë!
      Edhe vini re, ju lutem, në ç´kohë Rada nisi të punojë; Në një kohë kur Italia ish e ndarë në nja dhjetë shtetetë vogla, kur ish edhe larg mbretëria italiane me propagandët e me mendimet e saja në Shqipëri. Rada, pra, është nër ata të rallët e Italisë që mund të thuhen me të vërtetë jo vetëm shqiptarë, por atdhetarë shqiptarë.
      Ata italianë që i thonë vetes "italo-albanesi", sado e përdornë e do ta përdorin emrin e qëruar të Radës për qëllimet e tyre, nuk patnë as mendimin të mbledhin një dihmë për plakun e mjerë, i cili e shkoi pleqërinë në mëshirë e në vatrë të huaj. Thonë se janë 200,000, e të gjithë atdhetarë. Në janë aq e ashtu, sikur të kishin dhënë nga 5 para njëri. Rada i ngratë s´do të kish vuar aqë të liga në pleqëri...
      Këtij Shqiptari të vërtetë, le t´i falemi, O Shqiptarë!
      1903

Copë e nxjerrur nga : Faik Konica VEPRA 1, N.B." RILINDJA " f.225-226.