Vitviteja/Enver Hoxha
Appearance
NË ENCIKLOPEDI
1908
[redakto]- 16 tetor, Enver Hoxha lindi në Gjirokastër më 16 tetor 1908 në një familje me tradita të njohura patriotike. [1]
1912
[redakto]- 28 Nëntor, Xhaxhai i Enver Hoxhës, Hysen Hoxha, merr pjesë në Kuvendin e madh të Vlorës kur u shpall pavarësia e Shqipërisë. [1]
1917
[redakto]- 1917 – 1924, Enver Hoxha ndjek mësimet në shkollën qytetëse "Drita" të Gjirokastrës. [1]
1924
[redakto]- 1924 – 1927, Enver Hoxha ndjek studimet në Liceun francez në Gjirokastër. [1]
- Qershor 1924, Revolucioni demokratiko-borgjez në Shqipëri me Fan Nolin në krye. [1]
- Dhjetor 1924, Ahmet Zogu, me ndihmën e mbretërisë serbe përmbys me dhunë qeverin demokratike të Nolit. [1]
1927
[redakto]- 1927 – 1930, Enver Hoxha vazhdon ndjekjen e mësimeve në Liceun e Korçës. Vitet e qëndrimit në Korçë për të përfunduar Liceun luajtën rol të rëndësishëm për formimin dhe edukimin revolucionar të të riut Enver Hoxha. Këtu ai u afrua me punëtorët korçarë, ra në kontakt përmes tyre me literaturë e ide komuniste dhe u lidh me lëvizjen e atëhershme komuniste. [1]
1930
[redakto]- Tetor, Enver Hoxha fiton të drejtën për shkencat politike e historike, bursa iu dha për në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (specialiteti i biologjisë) në Universitetin e Monpeljesë, Francë. [1]
1934
[redakto]- I ndërpritet bursa nga Monpeljeja e shkon në Paris ku qëndron gjer nga fundi i vitit 1935. Për të siguruar mjetet më minimale të jetesës kryen punë të rëndomta e të rastit dhe njëkohësisht ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë, futet në ambientet e punëtorëve parizianë, frekuenton klubet e edukimit marksist të PK të Francës, krijon lidhje me organin e KQ të PKF "Ymanite". [1]
1936
[redakto]- Arrin të sigurojë punë në Bruksel, si nëpunësi i vetëm i konsullatës shqiptare në Belgjikë, por pas disa muajsh, në fillim të verës 1936, pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrën e vetme të konsullatës e kishte mbushur me literaturë marksiste. [1]
- Korrik, Enver Hoxha kthehet përfundimisht në atdhe dhe prej këtyre momenteve ia kushton përpjekjet dhe qëllimin e jetës së tij luftës për çlirimin e popullit. [1]
- 29 korrik, Betimi që bëri më 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topullit në Gjirokastër se ai dhe gjihë të rinjtë do të luftonin "për një Shqipëri më të mirë", "për mbarëvajtjen e atdheut", "për bashkimin e vërtetë të kombit", ishte një program lufte për të. [1]
- Fundviti, Pasi mbetet muaj të tërë pa punë, për njëfarë kohe jep mësim si pedagog i jashtëm në gjimnazin e Tiranës. [1]
1937
[redakto]- Prill, Enver Hoxha mundi të sigurojë një vend si profesor në Liceun e Korçës. Shumë shpejt Enver Hoxha rivendos lidhjet me Grupin Komunist "Puna" të Korçës dhe, me horzontin teorik e veprimtarinë e tij praktike, bëhet një ndër anëtarët më aktivë e më me perspektivë të lëvizjes komuniste në Shqipëri. [1]
1939
[redakto]- Prill, Në pragun e pushtimit fashist të Shqipërisë Enver Hoxha, së bashku me gardën e vjetër të komunistëve korçarë, verpoi me të gjitha forcat për mobilizimin e vullnetarëve, për organizimin kudo të qëndresës popullore dhe udhëhoqi demonstratat e gjera që shpërthyen edhe në Korçë si anembanë Shqipërisë . [1]
- Dhjetor, Veprimtaria e tij revolucionare mori hov pas pushtimit, gjë që u ra shpejt në sy fashistëve, të cilët në dhjetor 1939 e pushuan nga puna me motivacionin:"element kundër regjimit". [1]
1940
[redakto]- Janar, Me kërkesën e tij dhe me vendim të qendrës së Grupit Komunist të Korçës, në janar të vitit 1940 Enver Hoxha u dërgua në Tiranë me detyrë që të zgjeronte mbi baza të shëndosha veprimtarinë e grupit, duke punuar njëkohësisht për të organizuar lëvizjen antifashiste në kryeqytet e në krahinat e tjera të vendit. Që nga këto momente për Enver Hoxhën nis rruga e gjatë, e vështirë dhe e lavdishme e revolucionarit profesionist. [1]
- Nga janari, Dega e Grupit Komunist të Korçës në Tiranë, me Enver Hoxhën në krye, u kthye në një qendë të rëndësishme të lëvizjes komuniste e antifashiste në kryeqytet. [1]
1941
[redakto]- Deri në tetor, Enver Hoxha e mbulon veprimtarinë e tij revolucionare me "profesionin e shitësit-tregtar" në dyqanin "Flora", kurse pas demonstratës së 28 tetorit 1941 u hodh në ilegalitet. [1]
- 28 tetor, Enver Hoxha hidhet në ilegalitet. [1]
- 8 nëntor, Pas dy vjetësh pune të palodhur e të pandërprerë në kushtet e rënda të terrorit fashist, Enver Hoxha bashkë me komunistët e vërtetë shqiptarë kryen veprën që do të shënonte kthesën rrënjësore në fatet e popullit e të vendit tonë: themeluan Partinë Komuniste të Shiqipërisë, udhëheqësen besnike që do t’i tregonte popullit rrugën e luftës për çlirim kombëtar e shoqëror e më pas rrugën e socializmit. [1]
- 8–14 nëntor, Mbledhje Themeluese (8-14 nëntor 1941) e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Komitetit Qendror të Përkohshëm dhe, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar i KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punëve të KQ të Përkohshëm. [1]
- 14 nëntor, Dorës së Enver Hoxhës, në bashkëpunim me Qemal Stafën, i takonjë, në këto momente dy dokumentet e para programatike të PKSH, ku përcaktohen bazat politike, ideologjike e organizative të Partisë dhe çështjet themelore të vijës së saj të përgjithshme: "Rezolucioni i Mbledhjes Themeluese" dhe "Thirrja e KQ të PKSH drejtuar popullit shqiptar". [1]
- 23 nëntor, Enver Hoxha merr pjesë dhe drejton në emër të KQ të PKSH, mbledhjen për themelimin e Organizatës së Rinsë Komuniste Shqiptare. [1]
1942
[redakto]- Prill, Me iniciativën dhe nën drejtimin e Enver Hoxhës zhvilloi me sukses punimet Konsulta e Parë e Aktivit të PKSH. [1]
- Qershor, Nën drejtimin e Enver Hoxhës mbahet me sukses Konferenca e Jashtëzakonshme e
PKSH-së. [1]
- Shtator, Konferenca e Pezës e organizuar me iniciativën e PKSH-së e personalisht të Enver Hoxhës, hodhi themelet e Frontit Nacionalçlirimtar, si një organizatë politike ku do të realizohej bashkimi luftarak i popullit shqiptar nën udhëheqjen e PKSH. [1]
- Dhjetor 1942 – mars 1943, I njohur në Parti e në radhët e simpatizantëve me pseudonimet "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herë si punëtor e herë si tregtar e intelektual, ai gjatë gjithë vitit 1942, në kushtet e terrorit e të ilegalitetit më të rëndë zhvillon një veprimtari të dendur e të fryshme revolucionare në kryeqytet, duke pasur deri në mars të vitit 1943 edhe detyrën e sekretarit politik të Qarkorit të Tiranës. [1]
- Dhjetor, Nga mesi i dhjetorit 1942 e gjer në maj 1943 vepron kryesisht në zonë e Elbasanit e në Tiranë. [1]
1943
[redakto]- Mars, Nën drejtimin e Enver Hoxhës zhvilloi me sukses punimet Konferenca e Parë e Vendit e PKSH-së. Konferenca e Parë e vendit, e cila për problemet e mëdha që analizoi e vendimet historike që mori, pati rëndësinë e një kongresi partie, e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Byrosë Politike dhe Sekretar të Përgjithshëm të PKSH-së. [1]
- Mes maji, Nga mesi i majit 1943 largohet nga Tirana dhe deri në çlirimin e plotë të vendit drejton e udhëheq Partinë, Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe shtetin e ri popullor nga krahinat e qytetet e Elbasanit, Korçës, Skraparit, Përmetit, Beratit etj. [1]
- Korrik, Enver Hoxha zgjidhet Komisar Politik i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. [1]
- Shtator, Konferenca Il Nacionalçlirimtare e thirrur me iniciativë të KQ të PKSH e personalisht të Enver Hoxhës, i shpalli këshillat nacionalçlirimtarë si të vetmin pushtet të popullit në Shqipëri, duke goditur ambiciet e shpresat për pushtet të reaksionit të brendshëm dhe planet e anglo-amerikanëve që manovronin me grupimet e ndryshme të tij, brenda e jashtë vendit. [1]
- Dimër 1943 – 1944, Mësymja e përgjithshme e ushtrisë naziste dhe bashkëpunëtorëve të tyre kundër forcave partizane dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë. Në gjithë këtë periudhë, veçanërisht në dimrin e rëndë të viteve 1943-1944, Enver Hoxha, në krye të KQ të PKSH e të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ, zhvillon një veprimtari intensive e jep një kontribut të shquar me rëndësi vendimtare për ruajtjen, rritjen dhe forcimin e pandërprerë të Partisë, të këshillave nacionalçli-rimtarë e të UNÇ edhe në situatat e reja, tepër të rënda e të ndërlikuara, që u krijuan nga hyrja në Shqipëri e pushtuesit nazist. [1]
1944
[redakto]- Maj, Enver Hoxha zgjidhet Komandat i përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë. Ai vuri gjithë aftësitë e talentin e tij për krijimin, rritjen e kalitjen e UNÇSH si një ushtri e popullit. [1]
- 24 maj, Me propozim të KQ të PKSH më 24 maj 1944 filloi punimet Kongresi I Parë Antifashist Nacionalçlirimtar i popullit shqipëtar, Kongresi i Përmetit, i cili themeloi shtetin shqiptar të demokracisë popullore. Komiteti Antifashist, që doli nga ky Kongres ishte, faktikisht, qeveria e parë demokratike popullore e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PKSH, Enver Hoxha, u emërua President i këtij Komiteti. [1]
- Tetor , Mbledhja e Dytë e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar u mbajt në Berat dhe vendosi shndërrimin e Komitetit Antifashist në Qeveri Demokratike Provizore të Shqipërisë. Enver Hoxha u emërua Kryeministër. [1]
- 28 Nëntor, Pas 5 vjetësh lufte e përpjekjesh titanike, Qeveria e parë demokratike popullore në Shqipëri, me kryeministër Enver Hoxhën, hyn në Tiranën e lirë. [1]
- 1944 – 1945, Qysh në vitet e para pas Çlirimit Enver Hoxha udhëhoqi Partinë dhe popullin në rrugën për zhdukjen e pozitave të kapitalit të huaj në Shqipëri. [1]
1945
[redakto]- 1945 – 1946, Shtetëzimet me karakter demokratik e revolucionar dhe krijimi i sektorit socialist në ekonomi. [1]
1946
[redakto]- 11 janar, Asambleja Kushtetuese, duke shprehur vullnetin e popullit, e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore, zgjodhi qeverinë e re dhe Enver Hoxhën e ngarkoi me detyrën e Kryetarit të Këshillit të Ministrave. Që nga kjo legjislaturë e parë, vazhdimisht Enver Hoxha është zgjedhur deputet në Kuvendin Popullor. Si Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme në vitet e para të jetës së shtetit të ri shqiptar, Enver Hoxha me një politikë të mençur, të guximshme e largpamëse dha kontributin e vet të paçmuar për njohjen e Shqipërisë së re dhe mbrojtjen e të drejtave të saj në arenën ndërkombëtare. [1]
- Shtator , Në krye të delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris, Enver Hoxha shprehu vullnetin e popullit shqiptar në mbrojtje të interesave e të drejtave të veta sovrane dhe demaskon botërisht synimet aneksioniste të shovinistëve fqinjë e manovrat reaksionare antishqiptare të fuqive imperialiste. [1]
- 1946 – 1947, Reforma Agrare dhe Arsimore në Shqipëri. [1]
1947
[redakto]- 3 tetor, shoku Enver Hoxha shkoi për herë të parë pas Çlirimit në qytetin e Gjirokastrës. [1]
1948
[redakto]- Nëntor, Nën udhëheqjen e Enver Hoxhës u përgatit e zhvilloi punimet me sukses të plotë Kongresi I i PKSH-së, i cili hartoi programin e plotë të ndërtimit të bazave ekonomike të socializimit në Shqipëri. [1]
1949
[redakto]- 1949 – 1953, Enver Hoxha udhëhoqi Shqipërinë dhe popullin shqiptar me sukses në luftën e pashpalluar anglo-amerikane dhe reaksionit shqiptar të ndihmuar dhe financuar nga këto dy superfuqi, duke u shkaktuar dëme të pakonsiderishme materiale dhe njerëzore. [1]
1957
[redakto]- Shkurt, Raporti që mbajti Enver Hoxha në Plenumin e KQ të PPSH të shkurtit 1957, ndonëse për arsye taktike nuk e atakonte me emër udhëheqjen sovjetike, në tërë përmbajtjen e tij është kundërvënia e plotë dhe pa ekuivoke e PPSH ndaj vijës revizioniste të zyrtarizuar në Kongresin XX të PK të BS e të përqafuar nga gjithë hrushovianët e vendeve të tjera. [1]
1960
[redakto]- Qershor , Enver Hoxha, në krye të Byrosë Politike të KQ të PPSH, luajti një rol të shquar për zbulimin dhe dështimin e komplotit hrushovian të "Mbledhjes së Bukureshtit" . [1]
- Nëntor, Enver Hoxha shkon në Moskë, në krye të delegacionit të KQ të PPSH, për të marrë pjesë në Mbledhjen e 81 Partive Komuniste e Punëtore të Botës. [1]
1985
[redakto]- 11 prill, Në moshën 77 vjeçare vdiq njëra nga figurat më të mëdha të kombit, Enver Hoxha, duke na lënë trashëgim një vepër të tërë dhe të pavdekshme. [1]