Vitviteja/Dhimitër Xhuvani/Tuneli
Appearance
- Koha nuk ecte, ajo sikur diku kishte ngecur. Tuneli i mbytur dukej si një varr i hapur. Rusta ishte viktima e parë. Ai kish filluar të përpëlitet dhe të ndiejë dhimbjet e plagëve. Mjekimi i parë që i kish bërë Vaideja e solli në vete. tashti duhej mjeku, duhej spitali dhe salla e bardhë dhe e ftohtë e operacionit. Po as autoambulanca s'po dukej, as kamioni që u nis. Vaidesë i bëri përshtypje qetësia e madhe. Ajo s'kish ndier kurrë një qetësi të tillë. Rënkimet e të plagosurit asaj i dukeshin sikur vinin ë larg, që prej kantierit. Ai nuk ish përmendur plotësisht.Vaidesë i bëri përsëri përshtypje qetësia. Ngadalë, ajo u ngrit dhe hapi proten.[2] Të dy minatorët që kish lënë aty drejtori, s'ishin. Vaideja u tremb. Në kantier s'kish këmbë njeriu. Nga ksaphana doli një nga rojet. Ai, se pa Vaidenë, u sul drejt saj.
- - Çështë, - pyeti Vaideja, - ps gjithë kjo qetësi?
- - Po bëhet mbledhje, - u përgjigj minatori. - Duhet të dalin dy ose tre vullnetarë për të hyrë në tunel, për të rregulluar elektropompat, për të parë gjendjen në tunel.
- - Në tunelin e mbytur? - pyeti Vaideja e frikësuar dhe mendoi vdekjen.
- - Ai është i pangopshëm. Hajde hyr i gjallë ë atë varr po qe burrë, - tha plaku dhe, duke tundur doren u larguar.
- Valideja mbeti vetëm. Asaj, në atë çast iu duk sikur ishte fare e vetme në gjithë atë kantier të heshtur. Pas pak, iu kujtua njeriu i vetëm i këtij kantieri që ia kish nevojën dhe u kthye në ambulancë. Te dera, ajo ngurroi. Iu duk sikur gjithë heshtja e frikshmee kantieri ishte zhytur në dhomën e saj, nuk ndjeu më as dhe një shenjë jete, Ai kish vdekur. Valideja bëri një hap pas e trembur dhe dyllë e zbehtë, pastaj doli jashtë dhe, ngadalë, filloi të ecë pa e ndier shiun e imët që vazhdonte të biente.
- Ajo e ndali hapin vetëm kur pa turmën e grumbulluar nën strehën e madhe të ofiçinës.
- E gjithë turma heshtte[3]. Siç duket, drejtori do të kish mbaruar fjalën e tij dhe priste të dilnin vullnetarët. Kish rënë një etësi e madhe, sa dëgjoheshin pikat e imëta të shiut që trokisnin në mënyrë monotone e të mërzitshme mbi llamarinën e ofiçinës. Dikush ndjeu hapat e Validesë dhe ktheu kokën. Pas tij e ktyen kokën të gjithë. Valideja pa qindra palë sy. Ajo s'kish parë kurrë aq sy, ajo s'kish ndier kurrë në jetë e saj aq vështime.
- ↑ GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.294 Autor: Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA, Tiranë 2001. ISBN 99927-1-454-9
- ↑ H.Zh.: Si duket duhet të jetë porten
- ↑ H.Zh.: Si duket duhet të jetë heshte