Jump to content

Vitviteja/Agim Çavdarbasha

Nga Wikibooks
Agim Çavdarbasha
NË ENCIKLOPEDI

1944

[redakto]
  • - U lind në Pejë.[1]


1963

[redakto]
  • - Kreu Shkollën e Mesme të Artit në Pejë. [1]


1969

[redakto]
  • - U diplomua në Degën e Skulpturës në Akademinë e Arteve në Beograd, në klasën e prof. Vojislav Vujisiq.[1]
  • - Hapi ekspozitën e parë të pavarur në Galerinë e Shtëpisë së Rinisë në Beograd.[1]
  • - Mori pjesë në Simpoziumin e skulpturës bashkëkohore në Arangjellovac.[1]
  • - Mori Çmimin për Talentë të Rinj të gazetës "Borba".[1]


1970

[redakto]
  • - U bë anëtar i SHAF të Kosovës dhe mori pjesë në të gjitha ekspozitat kolektive të saj.[1]


1971

[redakto]
  • - Kreu studimet pasuniversitare në Akademinë e Arteve në Lublanë, në klasën e prof. Zdenko Kalin.[1]
  • - Ekspozoi me grupin AAF të Lublanës në "Mestna Galerija".[1]
  • - Mori Çmimin e Preshernit të Universitetit të Lublanës.[1]


1972

[redakto]
  • - Mori pjesë në Bienalin IX të Aleksandrisë në Egjipt.[1]


1973

[redakto]
  • - Ekspozoi në Sallonin e Tetorit në Beograd dhe në Bienalin e Plastikës së Vogël në Murska Sobota.[1]


1974

[redakto]
  • - U zgjodh pedagog i Akademisë së Arteve Figurative në Prishtinë.[1]


1975

[redakto]
  • - Hapi ekspozitën personale të portretit në Foajeun e TPK në Prishtinë.[1]
  • - Ekspozoi në Bienalin II të Plastikës së Vogël. [1]


1977

[redakto]
  • - Ekspozon me grupin "Juni" në Lublanë dhe Kranj - në Trinalin V të artit jugosllav në Beograd dhe - në Bienalin III të Plastikës së Vogël.


1978

[redakto]
  • - Merr pjesë në Ekspozitën e artit kosovar në Këln dhe Paris, - në ekspozitën e skulpturës jugosllave në Hungari, Rumani dhe Bullgari dhe - në ekspozitën e e artit bashkëkohor jugosllav në Australi dhe Zelandë të Re.[1]
  • - Merr Çmimin e Dhjetorit të Kuvendit të KSA të Kosovës dhe - Çmimin e Sallonit Pranveror të SHAFK.[1]


1979

[redakto]
  • - Hap ekspozitën e pavarur në "Mala galerija" në Lublanë dhe - merr pjesë në Bienalin V të plastikës së vogël. - në Simpoziumin e skulpturës bashkëkohore të Universitetit të Prishtinës.[1]


1980

[redakto]
  • - Merr pjesë në ekspozitën ekologjike në Maribor, - në simpoziumin Mozaiku në Hapësirë në Vela Luka, Korçullë,[1]


1981

[redakto]
  • - Hap ekspozitën e pavarur në Galerinë e Arteve, Prishtinë. [1]


1982

[redakto]
  • - Ekspozita e pavarur (me M. Mulliqin) në galerinë "Forum" të Zagrebit.[1]


1986

[redakto]
  • - Ekspozita e pavarur ne Klubin e Artistëve në Prishtinë. [1]


1989

[redakto]
  • - Ekspozita e pavarur në Galerinë KO në Grozhnjan, Kroaci.[1]


1991

[redakto]
  • - Ekspozita e pavarur në Institutin Albanologjik në Prishtinë.[1]
  • - Ekspozita e pavarur në Galerinë KO në Grozhnjan, Kroaci.[1]

1992

[redakto]
  • 1992-1995 - Hap disa ekspozita të pavarura në kafe-galeritë e Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit.[1]


1993

[redakto]
  • - Ekspozita e pavarur në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare të Kosovës.[1]


1994

[redakto]
  • - Zgjidhet anëtar me korrespondencë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.[1]


1995

[redakto]
  • - Shpall Galeri të Hapur atelenë e tij në fshatin Çagllavicë të Prishtinës. [1]


1996

[redakto]
  • - Zgjidhet anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. [1]


1997

[redakto]
  • - Ekspozita e pavarur në galerinë "Dodona, në Prishtinë,[1]
  • - Ekspozita e pavarur tematike e portreteve në restoranin "Hani i 2 Robertëve"[1]

  1. 1,00 1,01 1,02 1,03 1,04 1,05 1,06 1,07 1,08 1,09 1,10 1,11 1,12 1,13 1,14 1,15 1,16 1,17 1,18 1,19 1,20 1,21 1,22 1,23 1,24 1,25 1,26 1,27 1,28 1,29 1,30 1,31 cavdarbasha.org