Vitviteja/ASDRENI/Himni i Flamurit

Nga Wikibooks

HIMNI I FLAMURIT[1]

Rreth flamurit të përbashkuar
me një dëshirë me një qëllim,
të gjith' atij duk' u betuar,
të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ay largohet,
që është lindur tradhëtor,
kush është burrë nuk frigohet,
po vdes,po vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t'i mbajmë,
të mprojmë atdhenë me çdo kënt,
të drejtat tona ne s'i ndajmë,
këtu armiqtë s'kanë vënt.


  1. GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.274 Autor: Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA, Tiranë 2001. ISBN 99927-1-454-9