Vitviteja/ASDRENI/1
Pjesë
H.Zh. hyrje në pjesën e nxierrne, nuk kom pas burim tjetër. | Pakë më lartë shkruhet për mos dhënjes së hapsirës së mjaftueshme Asdrenit e, qyshtu qysh e kanë zanatë akademik tonë - e qe besa anë e mbanë botës studiuesit kur t'marrin me fol për një temë, - me i kajt temës. Në Gjakovë thojshin me i nxhehë deknit. |
Qysh po marr vesh, argumet kryesor: Athu a e ka pa? |
Ashtu sikundër kanë rënë në harresë përmbledhjet e vjershat (e Asdrenit. H.Zh), po ashtu ... Veli misterioz i harresës, që ka ardhur duke mbuluar si veprat ashtu edhe emrin e tij, është bërë dikur a i trashë dhe i padepërtueshëm, saqë kanë zënë ta pagëzojnë ashtu çfarë nuk e kanë pagëzuar as prifti në çastin e lindjes, as e ëma gjatë viteve të pakta që kanë kaluar së bashku në Drenovë, e as miqtë dhe shokët e ndryshëm që ka pasur gjatë jetës. Në çoftë se pseudonimi i tij - i përbërë prej germës së patë të emrit Aleks, germës së parë të emrit të babait: Stavri, dhe katër germave të para të emrit të fshatit: Drenova - është ditur dhe shkruar gjithmonë drejt, emri personal dhe emri i babait nuk i janë ditur dhe shkruar përherë sikundër i kishte dhe i shkruante ai zakonisht. Sot mund të konstatohet, prandej, se sikundër edhe Drenova përpara luftës, ashtu edhe Asdreni janë gjetur i goditur prej atyre "pagëzimeve pa prit", kundër të cilave revoltohej ai gjatë një vizite në Shqipëri. Si përpara, ashtu edhe gjatë luftës apo pas saj, shpesh e kanë pagëzuar Aleksandër Strave Drenova[2] megjithëse i ati i tij quhej Stavri e jo Sotir, kurse vetëm ndonjëherë Aleks Stavri Drenova[3], siç nënshkruhej gjithmonë zyrtarisht dhe privatisht. Si veprat ashtu edhe emri i Asdrenit kanë pasur një fat të këtillë, gjithsesi të çuditshëm, në radhë të parë për shkak të rrethanave në të cilat e ka kaluar ai jetën, po edhe për shkak të disa cilësive të tij si njeri dhe krijues. |
burimi i gabimit përhapsit e gabimit përhapja masive S'po di me mledh mirë. Shiko burimet poshtë |
Së pari kushtet në të cilat ka jetuar dhe krijuar Asdreni i kanë favorizuar vetvetiu mosmarrëveshjet e këtilla rreth emrit të tij të vërtetë. Përpos trembëdhjetë viteve të fëmijërisë dhe të disa vizitave, të shumtën e herës të shkurtra në Shqipëri, Asdreni e ka shpënë tërë jetën në kryeqytetin e Rumanisë, në Bukuresht, tek i ka jetuar të gjitha të ngjarat nëpër të cilat kishte kaluar populli shqiptar që nga dhjetëvjetëshi i fundit i shekullit të kaluar e deri në fund të gjysmës së parë të shekullit tonë. Në Bukuresht i ka jetuar dhe, në to ka marrë pjesë, përpjekjet e pjesëtarëve të lëvizjes së Rilindjes kombëtare për pavarësinë e Shqipërisë, luftërat e përgjakura ballkanike, Luftën e parë dhe, më në fund, Luftën e dytë botërore, e cila ka sjellë shtresën më të trashë të pluhurit mbi emrin dhe veprimtarinë e tij letrare dhe atdhetare. Miqtë dhe shokët e luftës për pavarësinë kombëtare, e kanë jetuar në të njëjtin vend me të, që e kanë njohur mirë dhe ia kanë ditur emrin dhe meritat, ose kanë vdekur herët, ose janë shpërndarë nëpër botë ose, tekembrama, kanë qenë njerëz që nuk janë marrë me probleme letrare dhe kulturore, prandaj edhe s'janë interesuar se a po shkruhej drejt apo gabimisht emri i mikut dhe shokut të tyre. Ata të tjerët, të cilëve u takonte t'ja shkruanin emrin nëpër revista, gazeta apo botimet e ndryshme, ndërkaq, ishin kryesisht nga radhët e atyre intelektualëve shqiptarë që jetonin ose në botën e huaj ose në Shqipëri dhe e kishin dëgjuar pseudonimin Asdren, por nuk ia dinin saktësisht emrin vetiak dhe emrin e të jatit, prandaj kur i shkruanin zakonisht i shkruanin ashtu sikundër ua mirrte mendja se mund të ishte. Është e kuptueshme që prej këtyre varianteve të emrit të Asdrenit të jenë nisur pastaj edhe ata të cilëve pas luftës u ka takuar ta shkruajnë emrin e tij nëpër librat apo publikacionet e ndryshme. |
Asdren kulleri! dhe gjak nxehtit! |
Së dyti, vetë Asdreni, si njeri me shprehi të posaçme jete dhe me cilësi po aq të posaçme të karakterit, u ka ndihmuar mjaft mosmarrëveshjeve të këtilla në të cilat është gjetur emri i tij i vërtetë. Kur i ka vërejtur emrin e vet dhe të babait të shkruar gabimisht - e ka pasur rastin shpesh t'i vërej - ai, sipas të gjitha gjasave, nuk është lodhur shumë që t'u bjerë ndesh këtyre pagëzimeve. I njohur me pseudonimin Asdreni, me të cilin i nënshkruante të gjitha shkrimet e veta, por që njëkohësisht ishte bërë edhe emër me të cilin i drejtoheshin të tjerët, ai nuk mërzitej se si do t'ja shkruajnë emrin e lidhjes dhe të babait, me të cilin e njihnin, kryesisht, ilakatë dhe të afërmit e tjerë. ...teksti origjinal vazhdon me arsyetimin e emrit me rë njëjten tempo ...LEXO LIBRIN... për kullerin klasikë. |
Pjesë:
1889 a 1885 ? |
Është pohuar se Asdreni ka mërguar në Rumani në vitin 1889, domethënë në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare. Duket se të gjithë pohuesit e këtij mendimi janë nisur prej një shënimi jetëshkrimorë të botuar mbi Asdrenin në Përpjekja shqipare, 1938, nr.13 f.42. ku edhe është dhënë një shënim i tillë. Dhimitër Pasko, ndërkaq, i cili e njihte mirë Asdrenin dhe kishte miqësi me te, vë në dukje më herët se ai kishte mërguar në moshën katërmbëdhjetëvjeçare Shqipëria e Re 1932, nr. 503). E vërteta është se Asdreni mërgonë trembëdhjetë vjeç e gjysmë dhe kjo shihet prej librezës së punës, të lëshuar në Bukuresht në vitin 1885 (ASH, FA, I,1). |
kot fare
- ↑ Ja futa kot, për ata që e kanë shpirtin në fyt : Asdreni sa u konë gjallë e kanë njohur si Asdren po, edhe në memorie të popullit ashtu ka hy. Por prapë se prapë njerzëve nuk bonë me ju n'drru emrin. Për këtë së pari po nxierr pjesë nga Hyrja e monografisë së Rexhep Qosjes ASDRENI Jeta dhe vepra e tij, botimi i dytë, RILINDJA Redaksia e botimeve, Prishtinë 1987.
- ↑ Tekstet kryesore në të cilat janë shkruar kështu emri i tij dhe emri i të jatit janë :
Justin Rrota, Letratyra shqype, Shtypshkronja Franciskane, Shkodër 1925, f. 234;
Dr. Eqrem Çabej, Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe, Shtypshkronja e Ministrisë s'Arsimit, Tiranë 1936, f. 54;
Shkrimtarët shqiptar, II, Tiranë 1941, f. 203;
Guiseppe Schiro (Juníor), Storia della letteratura albanese, Noca Accademia editrice, Milano 1959, f. 196. - ↑ Kështu e kanë quajtur vetëm
Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko) në Shqipëria e Re 1932, nr. 503;
Aleko Vançi në librin e tij Pranë kllanikut, I, Bukuresht 1940, f. 90: dhe
Dhimitër Shuteriçi etj. në Historia e letërsisë shqipe, II, Tiranë 1959, f. 481.