Jump to content
Veçorit e tekstit të gjuhës HTML
Nga Wikibooks
Elementet dhe shprehja "Tag"
[redakto]
Regjistrat HTML përbëhen nga teksti. Me qëllim të veçimit të tekstit përdoren shenjat normale të njohuar apo ekzistuese.
Përmbajtja e regjistrave HTML qëndron në elementet e HTML-së. Elementet e gjuhës HTML, "hijesohen" me të ashtuquajturit tag[1]. Po thuaj se gjitha elementet e gjuhës HTML, shënohen nën hijen e një tagu udhëheqës dhe një tagu përmbyllës. Përmbajtja mes tyre është fusha e vlefshmërisë së elementit përkatës. Tagët shënohen brenda shenjës më e vogël dhe asaj më e madhe.
Shembull
HTML-gjuha e Uebit
Shpjegim
Ky shembull tregon një titull të rendit të 1-rë. Tagu udhëheqës
, sinjalizon që në vazhdim pason titulli i rendit 1-rë (h=heading=titulli). Tagu përmbyllës
, sinjalizon fundin e titullit. Tagu përmbyllës fillon me shenjën më e vogël dhe një vizë e pjerrët thyerëse "</".
Vini re!
Për deri sa në variantet e vjetra të gjuhës HTML, nuk ka rëndësi shkrimi, në të vogla apo në të mëdha (p.sh. shkrimi:
, është i njëjtë me
), në variantet e reja dhe në XHTML, elementet duhet të shkruhen me shenja të vogla. Për këtë, emrat e elementeve shkruhen gjithnjë me shkronja të vogla, pa marrë parasysh se regjistri është duke u përpiluar për HTML apo XTML.
Ka edhe elemente që mund të qëndrojnë të vetmuara apo të cilat i quajnë elelemente me tagë vetëqëndrues (tag standalone}, kjo d.m.th janë elemente që nuk kanë përmbajtje dhe përbëhen vetëm një tag, në vend të tagut udhëheqës dhe ati përmbyllës.
Shembull
Një radhë, fjali me një ndërprerje manuale
radha tjetër vazhduese e fjalisë.
Shpjegim:
Në fund të radhës së parë të fjalisë tagu vetëqëndrues
, sinjalizon që duhet të futet një ndërprerje manuale fjalës (br=break=ndërprerje)
Vini re!
Për të kënaqur rregullat e përpilimit në XHTM, merren parasysh që shënimi i tagëve vetëqëndrues, sipas rregullave është që në vend të shënimit
duhet shënuar
. Pra, emrin e elementit me një vizë thyese. Mënyra tjera zëvendësuese të shënimit janë
- pra, një element me tagun udhëheqës dhe atë përmbyllës, por pa përmbajtje d.m.th element boshë.
Hijesimi i elementeve
[redakto]
Elementet mund të futen nën hijen e njëri tjetrit. Në këtë mënyrë krijohet një strukturë. Regjistrat kompleks HTML, kanë shumë elemente të hijesuar. Në këto raste themi hijesimi i strukturuar.
Shembull
HTML- gjuha e Uebit
Shpjegim
Elementi i qëndron për tekst me shkrim të pjerrët (italic=tekst kursiv). Teksti në mes të  dhe  interpretohet si shkrim kursiv (tekst i pjerrët) i varur, sipas një lloji të caktuar të shkrimit dhe madhësia e tij për titullin e rendit 1-rë.
Atributet e tagëve
[redakto]
Tagët udhëheqës dhe tagët vetëqëndrues, mund të marrin vlera shtesë.
Shembull
HTML - gjuha e Uebit
Shpjegim
Nëpërmjet atributit d.m.th vlerës shtesë të tagut align="center", shtrirja e tekitit të paraqitet në qendër (align=shtrirja, center=qendër).
Në elementet e HTML-së ka këto lloje të atributeve :
• Atribute që pranojnë vlera të përkufizuara, p.sh. te
(Titull i rendit 1-rë i shtrirë në qendër - këtu janë të lejuara vetëm vlerat e paracaktuara left, center, right dhe justify)
• Atribute që pranojnë vlera të pa përkufizuara por që presin lloje të caktuara të të dhënave ose lidhje të caktuar, p.sh <style type="text/css"> (përkufizimi i fushës për Stailshits - këtu si vlerë pritet si vlera që vije nga tipat e ashtuquajtura Mime - tipa të njohura për formën e ndërtimit tip/nëntip ose
(Tabelë me ramë të trashë të matur me pikëza "px" - këtu pritet vlera e dhënë me numra.)
• Atribute që pranojnë vlera të lira nga çdo përkufizim i më tejshëm, p.sh.
- këtu si vlerë mund të futet çdo tekst.
Edhe pse shikuar nga ana e standardit të HTML-së, shënimi i vlerave për atribute, pa thonjëza është i lejuar, kjo mundësi të mos përdorët. Shënimi nën thonjëza ' ose " zvogëlon gjasat e gabimeve gjatë përpilimit. Këto dy lloje të thonjëzave, brenda regjistrave HTML, mund të përdoren sipas dëshirës. Me rëndësi është që thonjaz hapëse për vlerën e atributit, të jetë e një lloji me atë mbyllëse. Cila nga këto dy lloje zbatohet, nuk është me rëndësi.
Sikurse te elementet, po ashtu edhe te emrat e atributeve edhe tek variantet e më pashme të gjuhës HTML por edhe të vaianteve të rejat, vlejnë rregullat e shkrimit për shenja të vogla ose të mëdha. Por duhet kujdes në XHTML, emrat e atributeve, duhet të shënohen gjithnjë në shenja të vogla. Ndërsa shkrimi i vlerave të dhëna është në varësi të llojit të vlerës.
Përpos atributeve që mund të paraqiten te elementet e veçanta të gjuhës HTML, ekzistojnë edhe disa atribute të ashtuquajtura atribute universale të cilat janë të lejuara në shumicën ose në gjitha elementet e gjuhës.
Shembull
Teksti
Shpjegim
Në shembull, nëpërmjet tagëve
dhe
është përkufizuar një paragraf. Përbrenda tagut udhëheqës
është futur atributi universal id. Nëpërmjet këtij atributi të përgjithshëm, çdo element i regjistrit mund të merr emrin e vetë të veçantë.
Parësi i HTML-së
[redakto]
Nën shprehjen parësit e HTML-së, kuptohen produkte të softuerit të cilat janë në gjendje të kuptojnë veçorit e gjuhës HTML dhe të i interpretojnë tekstet sipas strukturës së sintaksës së gjuhës HTML. Çdo shfletues i internetit në vete ka të integruar një parës (shikues) për regjistrat HTML, i cili i mudëson veprimin. Edhe pse këta parës në shumicën e fletëve të plasura në internet, veçorit e tekstit i shohin me gabime sintaksore nuk ndërpresin veprimin e tyre. Këto gabime shpesh janë të vogla dhe nuk janë të rënda, mirëpo në internet ka dhe fleta të tilla që nuk mund të merren si regjistra të vleshëm sepse kanë strukturë të tekstit sipas rregullave të vrazhda. Parësit e rigorozë, që i rrespektojnë rregullat e veçoritë e regjistrave HTML, kur shohin struktura jashtë rregullave zakonisht e ndërpresin interpretimin dhe shfaqin lajmin për gabim. Mirëpo, shfletuesit me parës të tillë rigorozë nuk kanë gjasa të vërteta në treg sepse me gjasë nuk do të interpretonin asnjë fletë të internetit. Për këtë, parësit e shfletuesve që qarkullojnë në treg janë shumë tolerant sa që përpijnë edhe struktura të vrazhda dhe shpesh edhe atë që nuk e ka paramendua autori i fletës. Për këtë art, dallohen parësit e shfletuesit të llojit Internet Explora. Në njërën anë, llojit IE kjo dukuri i ka sjellur nam si zotërues më të mirë të intepretimit të regjistrave HTML dhe në anën tjetër nga profesionistët e gjuhës HTML, namin si shkatërrues dhe përhapës të nëpërkëmbjes së kodimit të gjuhës HTML.
Duke pasur parasysh rritjet e ndërlidhjeve të gjuhëve, pra të HTML-së në lidhje me gjuhët dhe forma tjera si CSS, JavaScript, PHP, etj. çdo ditë e më shumë ndihet nevoja e respektimit të sintaksës në regjistra HTML. Këto rregulla dhe përshkrimet e shkurta për to gjenden në pjesë dëftimet në HTML.
Për të vërtetuar respektimin e rregullave në fletët që përpilohen mund të përdoren të veglat e ashtuquajturit Validator. Validatori lexon fletën në tërësi, vije në përfundim se cili tip i dokumentit është dhënë për fletën, dhe pastaj me rreptësi provon respektimin e rregullave.
Oferta më e vjetër për këtë vegël është ajo e këshillit W3C: (ang.) http://validator.w3.org/ . Aty për të provuar mund të ngarkohen regjistra nga kompjuteri personal ose futen adresa të arritshme në internet.
Një alternativ ofron SELFHTML nën adresën (gjer.) http://validator.de.selfhtml.org/ . Ky është një shërbim në gjuhen gjermane, që ka po të njëjtat mundësi dhe në rast gabimi dëfton lidhjen direkte me dokumentin SELFHTML -ashtu që mund të lexohet shpjegime për gabimin.
1. Tag - nga këtu e tutje, kjo shprehje merret si trung i fjalës dhe lakohet si në gjuhën shqipe