Jump to content

Vasili, Ndoka dhe Lek Plepi!

Nga Wikibooks

Zot-o Zot i madh,

t’u bëfsha kurban,

vetëm Tit Vasilin,

mos shoh në ekran!.


Ligjërim i tij,

është hall prej vërteti,

treqind e tridhjetë,

më shkon diabeti!.


Sapo del ai,

sapo nis e flet,

direkt qindra vota,

LSI humbet!.


Po vazhdoi kështu,

thotë dhe shoku Mero,

niveli i partisë,

do të shkoi në zero!.


Dikur e kam pasur,

Titin në rreth miku,

ndaj më vjen çudi,

mëndja si i iku?!.


Po pyes-se Vasua,

nuk ka qenë kështu,

unë e vlerësoja,

si njeri me tru!.


Fajin e ka Meta,

që e promovoi,

si shef qeverie,

kur e propozoi!.


Ndaj Ramës çdo ditë,

i uron mynxyrën,

se mendon që Rama,

i ka vjedhur zyrën!.


Kur e mandatoi,

Mona-LSI-ja,

kryeministrinë,

e dinte të tija!.


Si duket akoma,

humbjen s’e kupton,

ndaj si palo grua,

Ramën e mallkon!.


Nuk po bëj aspak,

një humor pa pare,

po mëndja e kokës,

është gjë e madhe!


Ndaj i lutem Zotit:

“Pak paqe më fal,

ktheja mëndjen Titit,

dhe bëje normal!.”


Është gjynah t’ja marrësh,

gjithë mendjen e kokës,

ktheja edhe sille,

në nivel të Ndokës!.


Sa ka mëndje Ndoka,

aq dhe Titit jepi,

bëje shakatar,

tamam si Lekë Plepi!


A.DUKA

12 Nëntor 2018