Vargje me Gjemba/19
Jump to navigation
Jump to search
EPIGRAME | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Me gëzim po shkoj në punë Të pushoj, o në qetësi Se n`shtëpi u lodha shumë M`doli punë, o me turshi. (Punëtorja në administratë) Me gëzim po shkoj në punë T`i mbaj dy orë me klasë të parë Se n`shtëpi u lodha shumë Duke bërë ugar në arë. ( Mësuesi në fshat) Me gëzim po shkoj në punë Të pushoj në vendpunishtë Se dje u lodha shumë Duke punuar privatisht. ( Ndërtimtari) Kanalizimi Vjet si shkel e shko U punuan kanalizimet Tash sërish kanë filluar T`korrigjohen gabimet. Kanalizimi hapet Për herë të dytë Inxhinierët tanë Ku i patën sytë? | ||||
|