Vajza nga Fieri krijon flamurin kombëtar me 36 mijë gozhdë
Appearance
Një vajzë e re nga Fieri ka realizuar një flamur aspak të zakontë. Bëhet fjalë për 22-vjeçaren, Lediana Sula, e cila për realizimin e flamurit kombëtar shqiptar ka përdorur plotë 36,000 mijë gozhdë duke realizuar një punim të rrallë.
Krijimi i flamurit me mbishkrimin “Ti Shqipëri më jep nder” ka zgjatur dy muaj.
Punimi është 70cm×50cm.
“Punimi më me dashuri që kam punuar ndonjëherë, pasi i dedikohet pikërisht flamurit më të bukur në botë. 36000 gozhdë që shënjojnë pikërisht çdo një prej sakrificave të vazhdueshme ndër shekuj të shqiptarëve për të patur kombin që kemi ne sot. Gëzuar 28-29 Nëntorin”, shkruan autorja e punimit.
29 nëntor 2018