Jump to content

VIII. NDRYSHIMI I KUSHTETUTES

Nga Wikibooks

Kushtetuta e Kaçanikut - pjesa e tetë

Neni l35 Propozimin për t'i hyrë ndryshimit të Kushtetutës mund ta paraqesin së paku 50.000 zgjedhës, më së paku 30 deputet të Kuvendit të Republikës, Kryesia e Republikës dhe Qeveria e Republikës. Mbi propozimin për t'i hyrë ndryshimit të Kushtetutës vendos Kuvendi i Republikës me shumicën e votave të gjithë deputetëve të Kuvendit. Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës mund të ketë formën e amandamentit kushtetues, të ligjit kushtetues ose të Kushtetutës së re.

Neni l36 Projektaktin për ndryshimin e Kushtetutës e përcakton Kuvendi i Republikës dhe e nxjerr në diskutim publik. Kuvendi, pas zbatimit të diskutimit publik, përcakton propozimin e aktit mbi ndryshimin e Kushtetutës dhe vendos mbi të. Ndryshimi i Kushtetutës është i aprovuar në Kuvend nëse për të kanë votuar shumica nga numri i përgjithshëm i të gjithë deputetëve në Kuvend. Në qoftë se ndryshimi i Kushtetutës nuk aprovohet, propozimi për ndryshimin e Kushtetutës për çështje të njejtë nuk mund të përsëritet para se të kalojë një vit nga dita kur është rrefuzuar propozimi për ndryshimin e saj. Në qoftë se Kuvendi nuk e aprovon propozimin për ndryshimin e Kushtetutës lidhur me atë çështje edhe pasi të kalojë një vit nga dita kur është refuzuar propozimi për ndryshimin e saj, propozimi për ndryshimin e Kushtetutës nxirret në referendum.

Neni l37 Akti mbi ndryshimin e Kushtetutës është i aprovuar në referendum nëse për të janë deklaruar më tepër se gjysma e numrit të përgjithëshëm të zgjedhësve. Në qoftë se akti mbi ndryshimin e Kushtetutës nuk miratohet as me referendum, propozimi i ri për ndryshimin e Kushtetutës për çështjen e njëjtë nuk mund të parashtrohet përsëri para se të kalojë një vit nga dita kur akti i tillë nuk është miratuar. Ndryshimin e aprovuar të Kushtetutës e shpall Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Neni 138 Mbi dhënien e pëlqimit për aktin më të lartë të bashkësisë së Jugosllavisë vendos Kuvendi i Republikës me shumicën prej dy të tretave të të gjithë deputetëve në Kuvend.