Urimi i veçantë nga Dua Lipa për Pavarësinë e Kosovës

Nga Wikibooks

Në një ditë kaq të rëndësishme për Kosovën, në 10-vjetorin e Pavarësisë, ka ardhur edhe urimi i këngëtares me famë botërore.

“Urime të gjithëve 10 vjetorin e Pavarësisë! Shpresoj që të festojmë edhe shumë e shumë përvjetorë së bashku. Kaloni sa më mirë në këto ditë të festës. Jam shumë krenare që jam shqiptare. Urime dhe gëzuar. Ju dua. Shihemi këtë vit”, ka shkruar Dua në llogarinë e saj në Instagram, ku bashkëngjitur ka vendosur edhe një foto ku shfaqet vetë këngëtarja e veshur në njërin rast me flamurin e Kosovës dhe në tjetrin me atë të Shqipërisë.