- Dhuna e intensifikuar kohëve të fundit që po ndodhë në shumë qytete të Kosovës, në formë të shpërthimeve dhe veprave tjera kriminale enigmatike, te popullata e Kosovës padyshim ka zgjuar dilema, pa siguri dhe shqetësime tej mase. Këto ngjarje, na rikujtojnë periudhen e rrënimit të institucioneve të Kosovës në vitet e 90 –ta. Në atë kohë pushteti kolonialist serb, për të arsyetuar veprimet e veta kriminale dhe ekspansioniste, nuk hezitonte , të shpallte brenda dite fajtorin kujdestar , dhe ai fajtor nuk ishte një shqiptar, por e tërë popullate shqiptare e Kosovës.Kjo teori e mbrapsht ,e anatemimit kolektiv të shqiptarve kishte një synim të vetëm, të bindet opinioni ndërkombëtar, kinse shqiptarët janë telashegjinjët e Ballkanit.E gjithë kjo propagandë, plasohej nga Beogradi, dhe pikërisht këtu ishte dhe është epiqendra e krimit të organizuar shtetëror serb në luften e "shenjtë" antishqiptare e përkrahur dhe inspiruar nga ASHAS dhe Kisha Ortodokse Serbe. Shumë vende të botës , keto dezinformata si formë e luftës speciale, i merrnin me apo pa dashje si të vërteta...
- Ajo çka po ndodhë këtyre ditëve, para syve të policisë ndërkombëtare dhe UNMIK-ut, është pasqyrë jo e mirë për punën e tyre. E gjithë kjo po ndodhë gjatë mandatit të tyre dhe me të drejtë qytetarët kërkojnë ndriqimin e këtyre rasteve dhe kapjen e autorëve.
- Janë mjaft indikative veprat kriminale në prag të ndonjë ngjarje me rëndësi në Kosovë. Njëra nga shumë këto raste, që vlenë të përmendet këtu , ishte dhe djegia e një kishe ortodokse, një ditë para vizitës së Sekretarit të Përgjithëshëm të OKB-së, Kofi Anan!.
- Administrata Ndërkombëtare në Kosovë, ka policinë e vetë dhe një kontingjent ushtarak profesional si dhe shumë subjekte tjera informative dhe kundërinformative. Fitohet përshtypja se qarqe të caktuara përbrenda këtyre strukturave , nuk qajnë fare kokën për plasimin e informacioneve të ndryshme të pa verifikuara , duke prejudikuar dhe fabrikuar kështu shqiptarët si fajtorë !!!. Kush dhe pse i bënë këto manipulime të disfavorshme në këto periudha shumë të ndieshme që po kalon Kosova.?
- Në llogari të kujt shkojnë të gjitha këto dhe kush paguan për këtë?
- Nga e gjithë kjo, qytetari i thjesht kosovar me të drejtë dyshon se a mos vallë në mesin e tyre ka dhe të atillë njerëz, të cilët janë infiltruar në këto organizma dhe veprojnë me mjeshtri në rrënimin dhe sabotimin e çdo gjëje pozitive në Kosovë, pra të njëjtët armiqë të cilët punuan në vitet e ’90 –ta, për shkatërrimin e autonomisë së Kosovës dhe çdo gjëje që pasojë...
- Nëse bëhet një retrospektivë dhe analizë minucioze e këtyre ngjarjeve gjatë këtyre viteve të pasluftës, atëhere ato dyshime kan një bazë reale.
- Kohëve të fundit ky aktivitet është rritur tej mase për nga intenziteti dhe vërehet një ofanzivë e vërtetë e qarqeve të errëta antishqiptare. E gjithë kjo bëhet qëllimisht në prag të zgjidhjes definitive të statusit politik të Kosovës dhe dialogut të mundeshëm Prishtinë –Beograd.
- Kriminelët në terë botën kan një emërtim të përbashkët dhe si të tillë duhet dënuar dhe denoncuar publikisht. Edhe ata që lëshojnë dezinformata qëllimkëqija dhe tendencioze, në njollosjen e një populli, nuk janë imun para ligjit.
- Si është e mundur me gjithë këtë potencial zbulimi dhe kundërzbulimi që vepron në Kosovë , të mos gjinden ende autorët e krimeve?!.
- Kush janë dhe ku strehohen këta demonë që po ia gërryjnë ngadal dheun ndër këmbë popullit shqiptarë të Kosovës dhe aspiratës së tyre shekullore për paqe, liri dhe mëvetësi?..
- Pse vazhdimisht synohet të bëhet satanizimi i luftës së drejtë të shqiptarëve për të shporrë kasapet e Milosheviqit nga këto troje dhe balansimi në mes të kasapit dhe viktimës?
- Nuk duhet harruar dhe fakti se në Kosovë jetojnë dhe sillen lirishëm shumë diverzantë dhe kriminelë serbe. Për ata, lufta e tyre e shenjtë ende vazhdon , ashtu si nuk ka përfunduar dhe lufta e popullit të Kosovës për mëvetësi.
- Shqiptarët shumë lehtë e njohin dhe e duan mikun e vërtetë, mirëpo ështe koha e fundit të bëhet me gisht në disa qarqe antishqiptare që veprojnë legalisht dhe në kuadër të institucionit, e të cilët kan paga të dyfishta.
|