Ty të puthi vetëm deti!

Nga Wikibooks

Ty të puthi vetëm deti!


Kur në breg të detit dole,

asnjë djali nuk i fole,

ca nga Ti e ca nga deti,

në grykë fjala u mbeti!



Plasën djemtë nga inati,

me ty nuk i ndiu fati,

nga zilia-nga sikleti,

ty të puthi vetëm deti!



Nga ato puthjet e tua,

deti-moj-u ëmbëlsua,

ndaj kur dole ti syndritur,

deti s’ishte më i kripur!



Në gjithë Botën ka-moj-zëmër,

veç një det me ujë të ëmbël,

deti që u puth me Ty,

si Njeriu me Njeri!



A. Duka