Jump to content

Teoricieni i luftës Sun Xu, dialogu imagjinar me Skënderbeun

Nga Wikibooks

Moikom Zeqo

Po paraqes më poshtë një fragment nga libri im “Hieroglifet e fluturave dragonj” kushtuar qytetërimit të lashtë të Kines“ te botuar ne vitin 2001, nga shtëpia botuese “Florimont”.

Në këtë libër kam shkruar dhe për teoricionin e artit ushtarak të shekullit V para erës sone Sun Xu-në, të mbiquajtur si “Homerin e strategjisë”.

Në librin tim e kam shkruar edhe një Dialog të imagjinuar te Sun-Xu-së me Gjergj Kastriot Skënderbeun.


Në fillim dy parabola , që lidhen me traktatin “Arti i Luftë “ të Sun Xu-së.

Kan Çangu, vendas nga Vuja pati të njëjtin mësues së bashku me Ou Jenë.

Të dy fabrikonin shpata.

Ho-Luja, Mbreti i Vusë, urdhëroi, që atij t’i farkëtoheshin dy shpata: njëra, që quhej Kan Çang dhe tjetra Mo Jeh. Mo Jehu ishte gruaja e Kan Çangut. Ai iu vu punës për të farkëtuar shpatat, pasi kishte mbledhur hekurin në pesë male dhe arrin në gjashtë zona. Pasi vëzhgoi qiellin dhe tokën, ai pa se “Xhin-i” dhe “Xhang-u”. Avulli doli prej tyre, por hekuri dhe ari nuk u shkrinë. Kan Çangu nuk arrinte ta kuptonte arsyen. Mo Jehu i tha atij: “Ti je një shkrirës i shkëlqyer dhe Mbreti të ka urdhëruar të farkëtosh shpatat. Tre muaj kaluan dhe ti akoma nuk ke mbaruar punë. Si vallë të ngjau kështu?”.

Kan Çangu iu përgjigj: “Nuk e shpjegoj arsyen”.

Mo Jehu tha: “Është shenjë, që tregon, se transformimi i gjërave të shenjta ka nevojë për një njeri të veçantë për ta realizuar. Cili do të jetë atëherë njeriu i nevojshëm që do të arrijë ta përfundojë këtë punë?”

Kan Çangu tha: “Kohë më parë zotëria im shkrinte metalet, por hekuri dhe ari nuk donin të shkriheshin”.

Atëherë ai dhe gruaja e tij u futën në furrë: mrekullia u bë në çast.

Në vazhdim, të gjithë shkrirësit e tjerë u ngjitën në male dhe përgatitën derdhjet me rrobë të parfumuar pëlhure të bardhë konopi, duke guxuar pastaj të hedhin arin në furrë. Tani unë po i bëj ato veprime, por ndryshimi nuk po ndodh.”

Mo Jehu iu përgjigj “Zotëria yt e dinte mirë nevojën e një trupi njerëzor, që të mund të mbaronte punë. Unë pa vështirësi mund të hyj në furrë për t’u vetësakrifikuar”.

Pas kësaj gruaja e Kan Çangut preu flokët dhe thonjtë dhe u hodh vet në furrë.

Urdhëroi 300 djem e 300 virgjëresha që ta frynin kacekun dhe atë çast hekuri dhe ari u shkrinë për të përfunduar shpatat.

Shpata mashkull u quajt Kan Çang dhe shpata – femër Mo Jeh…

Kan Çangu mbajti shpatën-mashkull për vete dhe duke e fshehur atë, ndërsa shpatën-femër ia dha Mbretit…

Kaluan thuajse njëqind vjet përpara se sekreti i Kan Çangut të bëhet i njohur nga të gjithë.


Mbreti Çuang i Çiut rrethoi kryeqytetin e Sungut në vitin 594 Krishtit. Ushtrisë së tij iu pakësuan rezervat.

Atëherë ai i tha Fa-nit, ministrit të tij të luftës: “Nëse na mbarojnë rezervat para se qyteti të dorëzohet, jemi të shtrënguar të tërhiqemi e të kthehemi në shtëpitë tona”. Urdhëroi atëherë Fa-nin që të hipte mbi një shkallë të hedhur mbi ledhet rrethues për të vëzhguar se çfarë bënin të rrethuarit.

Princi i Sungut dërgoi ministrin e tij Huan Juan mbi ledhin rrethues për ta mbikëqyrur atë.

Nga kjo lindi biseda e mëposhtme:

Fa-ni tha: “Si venë punët në shtetin tuaj?”

Hua Juani tha: “Jemi të sfilitur! Shkëmbejmë fëmijët dhe i hamë. U thyejmë kockat dhe i ziejmë.”.

Xu-Fa-ni tha: “Sa keq! Për të qarë hallin, vërtet! Megjithatë, desha të them se në shtetet e rrethuar përdoret dredhia, mashtrimi.

I venë frerin kuajve, u japin atyre tagji dhe i nxjerrin jashtë më të shëndoshët, për t’ia treguar armikut.

Si vallë, juve jeni kaq të për të qarë hallin, vërtet! Megjithatë, desha të them se në shtetet e rrethuar përdoret dredhia, mashtrimi.

I venë frerin kuajve, u japin atyre tagji dhe i nxjerrin jashtë më të shëndoshët, për t’ia treguar armikut.

Si vallë, juve jeni kaq të çiltër, more zotëri?”

Hua Juani tha: “Kam dëgjuar të thonë se një njeri i lartë, duke parë një tjetër në hall, ka dhembshuri për të, ndërsa një njeri meskin, duke parë një tjetër njeri në hall, kënaqet me këtë. Më është dukur se ju jeni një njeri i lartë.

Është kjo arsyeja që ne jemi kaq të padjallëzuar”.

Xu-Fa-ni tha: – “Tamam, kështu është! Prandaj ju mund të bëni ndonjë përpjekje. Ushtria jonë, për fat të keq, ka ushqim vetëm për shtatë ditë”.

Xu-Fa-ni u kthye te mbreti Çuang.

Mbreti Çuang tha: “E, si duken ata?

Xu-Fa-ni tha: – “Janë të sfilitur. Shkëmbejnë fëmijët dhe i hanë, u thyejnë kockat dhe i ziejnë”.

Mbreti Çuang tha: – “Sa keq! Për të qarë hallin, vërtet! Ajo që duhet të bëjmë ne është t’i mundim tashti dhe pastaj të shkojmë në shtëpitë tona”.

Xu-Fa-ni tha: – “Por nuk mund ta bëjmë këtë. Unë u thashë atyre se ushtria jonë ka ushqim vetëm për shtatë ditë”.

Mbreti Çuang u xhindos e tha: – “Të kisha dërguar për t’i vëzhguar. Përse ti fole me ta?”

Xu-Fa-ni tha: “Nëse një shtet kaq i vogël sa Sungu ka akoma edhe një nënshtetas të tij, Fa-ni, që nuk praktikon mashtrimin, a mund ta bëjë këtë Çiu që është një shtet i madh? Kjo është pra, arsyeja, që unë bisedova me ta”.

Mbreti Çuang tha: “prapëseprapë ne duhet tani të mendojmë vetëm t’i mundim ata e pastaj të kthehemi në shtëpi”.

Xu-Fa-ni tha: “Madhëria juaj, po të dëshironi mund të qëndroni këtu. Unë dëshiroj vetëm të kthehem në shtëpi, nëse do të kem mundësi”.

Mbreti Çuan tha: “Nëse ti kthehesh dhe më le, me kë do të rri unë këtu? Do të kthehem edhe unë, ashtu siç dëshiron ti”.

Pas kësaj u tërhoq me gjithë ushtrinë e tij.


Akrobacitë e kohërave janë dhe të njerëzve.

Dobishmëria është konkrete.

Nuk mbaron kurrë.

Ja, po thërres hijen e madhe të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Hero Kombëtar i shqiptarëve.

Shekulli XV është shekulli i Skënderbeut. Luftëtar i paepur, strateg dhe takticien i paimagjinueshëm.

Saga e tij luftarake duket gati surrealiste.

Për 25 vjet luftoi kundër Perandorisë më të tmerruar të kohës, asaj të otomanëve.

Fitoret i realizonte, pa harruar kurrë disfatën e fundme.

Njeri i ditur, intelektual i Rilindjes Europiane, mbrojtës dhe shpëtimtar i qytetërimit europian, forcë shpërthyese midis krishterimit dhe islamizmit.

Arti i tij i luftës është konsideruar i pashembullt, por nuk la asnjë traktat të shkruar për bëmat dhe idetë e tij.

Le të përfytyrojmë, që hija e tij ka rifituar zëshmërinë, aftësinë për të dialoguar.

Kastrioti i shekullit XV ballafaqohet mrekullisht me një strateg të jashtëzakonshëm ushtarak kinez Sun Xu, i shekullit IV para Krishtit.

Sun Xu është cilësuar pa mëdyshje Homeri kinez i letrave ushtarake.

Ai ka lënë të shkruar veprën “Arti i Luftës”, një traktat marramendës dhe absolutisht i qartë për shkencën e luftës.

Gjergj Kastriot Skënderbeu: – Ti hije përballë meje ke një shkëlqim të syve, që e kanë dijetarët e pafrikshëm. Kush je?

M.Z.: – Më lejo që të ta prezantoj o Kastriot. Është hija transparente dhe e amshuar e Sun Xu-së. Unë kam pasur fatin të lexoj jehonën botërore të mendimtarëve ushtarakë për të.

Ti nuk e ke njohur dot, pavarësisht se Sun Xu ka jetuar gati 19 shekuj para teje.

Akoma më e sigurt, për shkak të kontrastit kohor, është se Sun Xu të nuk ka patur mundësi të dëgjojë diçka për ty. Jam nëpërmjet jush për një kod mirëkuptimi, ndonëse nga pikëpamja kohore jam përtej jush, përfitoj nga fakti që jam ende gjallë, ndonëse një vdekatar i zakonshëm.

Biseda midis jush nuk ka nevojë për përkthyes, gjuha e Hadit është e vetmja që dihet pa u nxënë.

Sun Xu: – Ju përshëndes!

Unë jam thjesht një ushtarak, që kam ditur të mendoj. Më saktë më ka habitur praktika e luftimeve.

Si gjeneral më dhimbseshin njerëzit, por pasioni i luftës për mua qe më i rëndësishëm se sa kombinimet shahistike.

Kam krijuar kështu një kozmologji të luftës, kam analizuar substancën e saj të mjeteve dhe të ideve, kam qenë i sinqertë dhe pa alibi, më ka interesuar paqja por nuk mund të isha indiferent ndaj procesit të luftës si ndaj çdo procesi tjetër në natyrë dhe në shoqëri.

Gjergj Kastriot Skënderbeu: – Më shkoi gjithë jeta në luftë, besoj se shkenca e saj është tragjike, por e pashmangshme. Por motoja ime ka qenë “dua të jem mik i virtytit, por jo i fatit”.

M.Z.- Sikur ti, Skënderbe pas vdekjes, diku në bibliotekat e pafundme të Hadit (unë e përfytyroj Hadin si labirintin e një biblioteke të hatashme ku të vdekurit studiojnë pambarimisht njëri-tjetrin), të lexoje traktatin e Sun Xusë, do të kishe arsye të gjeje motive të përbashkëta, ngjashmëria do të të torturonte, shkathtësia e mendimeve do të të rigjallëronte.

Traktati i Sun Xu-së u njoh dhe u vlerësua shumë vonë në Perëndim.

I pari qe misionari jezuit, që ka jetuar në Kinë J.J.M.Amiot, i cili e përktheu nga kinezishtja në shqip, traktatin e Sun Xusë dhe e publikoi në Paris në 1772.

Ky traktat u ribotua në një antologji të vitit 1782.

Është lexuar nga Napoleoni, oficeri i ri i paracaktuar që të bëhej një perandor i ardhshëm.

Kështu nis natyralizimi europian i kuptimeve të shumëfishta të traktatit të Sun Xu-së.

Një vlerësim shumë të lartë Sun Xu ka patur nga akademitë moderne ushtarake të Amerikës, ku studiohet seriozisht mendimi ushtarak.

Njohës i shkëlqyer i Sun Xu-së ka qenë gjenerali anglez Samuel B. Grifit, i cili ka shërbyer për një kohë të gjatë në Kinë dhe ka studiuar me hollësi gjuhën, kulturën, historinë dhe mendimin ushtarak kinez.

Grifit u mbështet shumë tek kritiku i shekullit XVIII, Sun Hsing Jen, njohës i papërsëritshëm, gati substancial i Sun Xusë. Kurse studiuesi B. H. Lidëll Harti, vlerësimin për veprën e Sun Xu-së e quan aq të lartë, sa ç’quan fatkeqësi mosnjohjen e saj. Traktati me 13 kapituj “Arti i luftës” është i pashembullt për thellësinë dhe kthjelltësinë e mendimit, një koncentrat për shkencën e luftës.

Nga të gjithë teoricienët e luftës në planet vetëm Klauzeviçi mund të jetë i krahasueshëm me të. Megjithëqë ai duket më i kufizuar dhe disi më i vjetëruar, edhe pse vepra e tij vjen 2000 vjet më pas.

Sun Xu ka një vështrim më të qartë, intuitë më të thellë, një freski të përjetshme, të paperëndueshme dot.

Realizmi dhe maturia e Sun Xusë krijojnë një lloj kundërshtie në prirjen e Klauzeviçit për të nxjerrë në pah idealin “logjik dhe absolut”.

Nxënësit e Klauzeviçit e kanë theksuar këtë prirje, duke zhvilluar teorinë dhe praktikën e luftës tej çdo caku të arsyeshëm.

Më pas ky evolucion fatal i frymëzuar nga pohimi i bërë, po prej Klauzeviçit, futja e parimit të maturisë në filozofinë e luftës do të ishte diçka absurde, lufta është një veprim i dhunshëm i çuar në qarqe ekstreme.

Klauzeviçi mendonte se, duke ndjekur ekstremin e kufirit logjik do të arrihej në pikën ku do të përmbysnin çdo raport me qëllimin.

Kundërshtaret e Klauzeviçit i bëjnë shpesh një kritikë mjaft sipërfaqësore dhe të skajshme, pa i llogaritur klauzolat e tij të modifikuara.

Këtu është dhe faji i Klauzeviçit, që e artikuloi teorinë e tij në mënyrë tepër abstrakte dhe të modifikuar. Kështu argumentet e tipit bumerang ishin të shumta.

Ndonëse Klauzeviçi qe 2000 vjet pas Sun Xu-së qartësia dhe përparësia e Sun Xu-së qenë të flakta.

Zëri i kinezit të urtë më shpesh nuk u dëgjua, nuk u kuptua mendimi i tij njerëzor mbi luftën.

Një nga të çuditurit e mëdhenj ndaj Sun Xu-së qe gjenerali Xhon Dunkan i cili në vitin 1927 shkruan: “Sapo kam përfunduar së lexuari librin “Arti i luftës”, i krijuar në Kinë në shekullin V para Krishtit.

Më ka mbetur në mendje teoria e rrëkesë në rritje: një ushtri mund të krahasohet me ujin, uji nuk lag lartësitë ndaj kërkon luginat, një ushtri i largohet goditjes së pikave të forta dhe sulmon përkundrazi pikat e dobëta.

Fluksi i ujit rregullohet nga format e terrenit, fitorja arrihet duke u përshtatur me gjendjen e armikut.

Një parim tjetër i vënë në praktikë nga gjeneralët e vjetër kinezë është: arti i lartë i luftës qëndron në mposhtjen e armikut pa luftuar”.

Sun Xu dhe Klauzeviç mbahen si teoricienët më të mëdhenj dhe më gjenialë të luftës në botë.

Duke lexuar traktatin e Sun Xu-së habitesh me qartësinë dhe lakonizmin.

Ky sistem të menduari buron nga natyra.

Arti i luftës është natyror, por edhe mendor.

Çështja e moralit të luftës, e drejtësisë apo e padrejtësisë së saj janë shtjellime kryesore.

Në veprën e Sun Xusë kumbon filozofia konfuciane, kurse në kuptimin e natyrës filozofisë taoiste.

Sun Xu është kështu vërtet një filozof. Libri i tij gjenial është pjesë e qytetërimit botëror.

Me mijëra libra komentues janë shkruar gjatë shekujve për Sun Xu-në, por mua më intereson krijimi i pikave të takimit të mendimit ushtarak të Sun Xu-së me mendimin ushtarak të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Nuk e keni njohur njëri-tjetrin, keni jetuar në epoka dhe hapësira të ndryshme.

Megjithatë ngjani si dioskurë konceptualë.

Arti i luftës o Skënderbe është arti i logjikës së ndërthurjes së faktorëve.

Skënderbe ti bëre një luftë të drejtë dhe arrite mrekullira të çuditshme fitoresh me një ushtri të vogël shqiptarësh, duke respekuar natyrën si një taoist, por duke i dhënë rëndësi absolute moralit të luftës.

Gjesgj Kastriot Skënderbeu: – Luftërat fillimisht janë përbal|je e dy koncepteve të kundërta.

Beteja mendore përcakton betejën fizike.

Nëse Sun Xu do të ishte një gjeneralsi fjala vjen Moisiu i Dibrës në ushtrinë e shqiptarëve mund dhe të debatonim me njeri-tjetrin, por jo për thelbine gjërare.

Sun Xu e shkroi traktatin e tij, kurse unë jo.

Sun Xu: – Them se je tepër modest ne të shprehur, o Kastriot.

Nëse dï të kishe lindur njëúet shekuj më parë mund të ishe dhe ti një gjeneral në shtabin tim, ku shumica e gjeneralëve nuk më kanë kuptuar, por edhe unë mund të isha në shtabin tënd. Shumë ide të miat janë dhe të tuat.

Kjo do të thotë, se dukuritë historike nuk përcaktohen nga kronologjitë e as nga rasti.

Por ti je më i çuditshëm, se sa unë, je një gjeneral i madh i një ushtrie të vogël.

Këtu buron një admirim real dhe i vërtetë për ty.


Ky dialog është i përfytyruar, një rrafshin virtual.

Ne mund të njihemi pas vdekjes nëpërmjet të gjallëve, të gjallët nuk e lenë asnjëherë të qetë vdekjen e paraardhësve.

Kjo ndërthurje e jetës me vdekjen është një nga sekretet më madhështore të historisë.

Nuk mund as ta profanojmë, as ta zbukurojmë.

Historia është tekanjoze, e pamëshirshme, por gjithmonë e vërtetë dhe e gjallë.

Nuk ka histori të vdekur.

Ka histori kinse të vdekur.

Nuk ka histori vetëm të gjallë.

Ka histori kinse vetëm të gjallë.